NATO do të frikësojë Rusinë

16 Qershor 2016, 20:50Bota TEMA

NATO është duke zgjeruar më tej praninë e saj ushtarake në krahun lindor, sidomos në vendet baltike dhe Poloni. Ministrat e Mbrojtjes të Aleancës po reagojnë me këtë ndaj kërcënimit që vjen sipas mendimit të tyre prej Rusisë, pas aneksimit të Krimesë dhe manovrave të vazhdueshme të mëdha në kufirin ukrainas. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në takimin e ministrave në Bruksel se është fjala për “zgjerimin më të madh të mbrojtjes kolektive që prej Luftës së Ftohtë.”

Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë Juozas Olekas nuk e konsideron si të mundshëm një pushtim rus në vendet baltike, por thotë gjithashtu se “ne nuk mund ta përjashtojmë këtë.” Ushtria ruse është në në gjendje të zhvillojë në kufijtë e saj manovra masive ushtarake dhe të kalojë prej tyre brenda disa orësh në një mision të vërtetë luftarak. Për më tepër ministri lituanez i Mbrojtjes Olekas vëren me shqetësim se Rusia po armatos masivisht enksklavën ruse të Kaliningradit që kufizohet me Lituaninë dhe me Poloninë.

Më tepër prani në zonat periferike

Sidomos vendet e vogla baltike kërkojnë nga NATO-ja një prani të dukshme ushtarake në vendet e tyre. Tani aleanca do të paraqesë deri në fillim të korrikut një plan zyrtar për samitin e Varshavës.

Duket se në vendet baltike dhe Poloni do të dislokohen katër batalione shumëkombëshe të NATO-s. Çdo batalion do të ketë 800 deri në 1000 ushtarë, tha ambasadori amerikan në NATO Douglas Lute. Gjermania, SHBA-ja dhe Britania do të drejtojnë nga një batalion. “Gjermania është e gatshme për të marrë përgjegjësi,” tha ministrja federale e Mbrojtjes Ursula von der Leyen.
Po ashtu NATO do të forcojë edhe praninë në Detin e Zi, sidomos në Rumani. “Për juglindjen do të ketë oferta sipas nevojës,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg. Ai mendon kryesisht për shtimin e stërvitjeve të një brigade shumëkombëshe, por ende jo ende për stacionimin e trupave si në vendet baltike.

2 komente në “NATO do të frikësojë Rusinë”

  1. abc. says:

    Jane Perallat e NATO-s per ti bere presion Rusis per Krimen. Kuptojeni o Popull se NATO ka ne dore propaganden qe jua bene mendjet Tuaja te Pjerdhura, Sallat per 1 dite, NATO mund t’ju nderzej si Bageti Fanatike me perallat e saje per 1 dite.

    Si ka mundesi te hani te tilla Peralla, qe “Rusia mund te sulmoj” dhe pushtoj Polonin, Rumanin, vendet Balltike si Lithuani, Novergji…. si ka mundesi te jeni kaq “Bageti”.

  2. Edkari says:

    NATO
    duhet qe me syte dhe veshet kater
    te jene dhe ndaj qeverisjes mafioze socialiste
    se ishte kjo bande politike qe kundershtonte
    futjen e vendit tone ne NATO.
    Socialistet si pjesa e se majtes ne pushtet
    me shpirt jane me ruset dhe kinezet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje