Ku shkoni, o të mjerë, pse rendni me vrap drejt shkatërrimit tuaj tërësor?

17 Qershor 2016, 16:54Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

 

Erdhi momenti kur korrupsioni shtetëror që ka në dorë votat ne Parlamentin shqiptar të gjendet përballë pyetjes:

Do të votoni për Reformën antikorrupsion, për Amerikën dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, apo do te votoni për të penalizuar shqiptarët dhe për të shpëtuar vjedhësit e popullit?

Ja, kjo ka qenë historia jonë e trishtuar. Kështu i ndodhi shqiptarëve edhe në vitin 1961… kur reformimi sovjetik antistalinian i kërkoi Enver Hoxhës dhe elitës së tij që të iknin së kishin bërë krime njëlloj si Stalini.

Por Hoxha, për të mos pranuar reformën antistaliniane,e cila e penalizonte atë për krimet që kishte kryer ndaj popullit të tij, shkoi në Kinë për të mbajtur të gjallë krimin ala stalinin në Shqipëri.

Po sot?

Sot kemi një risi, sepse kryeministri shqiptar është për Reformën antikorrupsion, dhe sot do ta fusë draftin e saj në procedurat parlamentare.

Kurse krerët e korruptuar të Partisë Demokratike, të alarmuar, flasin për blerje votash.

Pse, vërtet ka nevojë Amerika të blejë vota në Tiranë kur në Shqipëri ajo ka më vete 97 përqind të shqiptarëve?

Kjo që po llomotit pa sens Saliu me hallexhinjtë e tij të kapur në korrupsion, është thjeshtë një dëshmi e vobektësie së tij mendorë.

Pse, vërtet mendoni ju se shqiptarët do ndahen nga Reforma demokratike amerikano-gjermane për antikorrupsionin në Shqipëri, se ajo shpronëson dhe penalizon Saliun dhe taborin e tij që mendohet se i ka përvetësuar shqiptarëve mbi 250 milionë dollarë dhe me mijëra hektarë, e lloj lloj pasurish të tjera të paligjshme?

Ku shkoni, o të mjerë, pse rendni me vrap drejt shkatërrimit tuaj tërësor?

Si mund të besojnë shqiptarët dhe opinioni perëndimor që politika amerikane dhe ajo gjermane paskan nevojë të blejnë vota në parlamentin shqiptar?

Po ç’i duhet Rames të merret në votat në Parlament, kur ato i kërkon USA dhe Bashkimi Europian?

Pse, vërtet mendon korrupsioni shqiptar se mund të mundë Perëndimin demokratik në Tiranë?

Në hall është edhe Meta. Ky është më interesanti…se mendon që ka mundësi lëvizjeje. Por nuk del vetë kundër politikës amerikane. Nxjerr kukullat. Vetëm një kukull deri tani.

Ky është vajtim, por koha nuk mund të përsëritet si me Enver Hoxhën… se këta hallexhinj nuk gjejnë dot një Kinë që t’i mbajë për t’i shpëtuar nga ndëshkimi për vjedhjet që kanë bërë.

Po çdo të ndodhë?

Saliu i pari…dhe me të gjithë aradha e të korruptuarëve deputetë, do shkojnë të votojnë për Amerikën. Se s’ka rrugë tjetër.

Por, a mund të bashkohen politikisht në parlament Meta me Berishën?… Kjo është komedia… Po ku do t’i gjejnë paratë? Nuk e dinë ata që qeveria Rama është në embargo perëndimore për Reformën? Dhe, nuk e dinë ata që pas një bashkimi golpist vjen kërcënimi amerikan kundër goditjes së tyre antishtet?

Asgjë nuk bëjnë dot. Shqiptarët e kanë fituar luftën me ta, me ndihmën e Aleancës perëndimore. Koha Berisha e ka ngrënë vetveten, dhe tani pritet që t’u dorëzojë shqiptarëve të gjithë plaçkitjen që ù ka bërë në tetë vjet grabitje, nëse mendon për të pasur pak kohë të thjeshte për të jetuar. Shqiptarët janë të fituar. Kjo është e sigurt. Se historikisht deri tani, për 500 vjet, kanë qenë të humbur dhe në zgrip për t’u privuar tërësisht nga historia e tyre. Në Parlamentin shqiptar këto ditë do të fitojnë shqiptarët.

26 komente në “Ku shkoni, o të mjerë, pse rendni me vrap drejt shkatërrimit tuaj tërësor?”

  1. Denisi says:

    Jepi , jepi usta Rexhepi…po a ka mbetur sy i hapur te te shikoje dhe vesh i pa zene te te degjoje ? Disa nuk degjojne nga hallet, te tjereve nuk ju intereson te degjojne …

    1. Rendesi ka o Avokat Ngjela qe me se fundi pas 25 vitesh SHBA dhe shtetet potente te BE kane tashme te qarte dhe kane boll material per treshen Berisha-Nano-Meta dhe “skuadrat” e tyre kriminale, perfshi dhe familjare e farefis te tyre. Shume shpejt brenda vjeshtes do kete zhvillime te jashtezakonshme sa askush nuk e mendon sot. “Treshja e kreut te Mafias shqiptare” do pergjigjet deri aty ku dhe Amerikanet (kryesisht) nuk ta bejne te gjate, duke kthyer gjithe sa i kane vjedhur ketij vendi e populli, por dhe do denohen maksimalisht per vrasjet e dhunen qe i kane prej 1991. Te gjitha tashme jane te dokumentuara e me personazhe qe do deponojne direkt nen mbrojtjen e SHBA e BE.

      1. NYC says:

        Llafi yt ne vesh te perendise.

        1. Edkari says:

          Edi Rama eshte stema e mafies shqiptare.
          Sot ky kryemafiozi eshte ne lulezimin e tij
          po kjo periudhe do kaloj shpejt dhe do jemi
          prezente kur te vehemi ne kerkim te Edi Rames
          dhe do ta gjejme ne ndonje vrime ashtu si
          gjeten Sadamin.
          Edi Rama do gjykohet per te gjithe krimet qe ka bere
          perfshi ketu dhe 21 janarin.
          Ju kokpalaret e rilindjes do qani e vajtoni per Edi Ramen
          si qajten si te budallepsur dhe kokpalaret e Enverit.

    2. Atdhetari says:

      Spartak Ngjala se keshtu duhet ta kete mbiemri kjo kurve, aspak nuk thote qe kete reforme e mbeshtet Sorrosi me lobin Cifuto Amerikan.Nuk thote qe kane fut degjenerimin e Shqiperise pa e pyet fare populli, qe i dha voten kesaj qeveria pederastesh,degjeneratash dhe b…q… Kroacia beri referendum dhe nuk e pranoi as te drejtat e pedeve, as nashkejtese dhe as martese.Perse ne na Ushtrohet ky presion? Per te na shfarrosur? Thuhet per spartakun qe eshte B..Q… Ne burga ka lene nam.PER CFARE SHKATERRIMI E KA FJALEN SPARTAK TRAPI ? Kete qeveri dhe keta polofikan qe kane qene dhe jane i ka mbajt Amerika ne PUSHTet.

  2. bert says:

    Bravo Spartak , shume mire e ke then e sterthene…Keta BQ mendojn se me mosmiratimin e reformes i bejn dem Rames por ne te vertet jan te vetdijshem qe po mbajn peng 3ml shqiptar… Tani ata sa me shume kohe humbin qe ta votojn reformen aq me shume binden njerezit kunder tyre …Ska me rruge tjeter per tradhtaret qe kan qeverisur 25 e vjet e gjoja keto 25 vjet paska patur gjykata edhe prokuror te ndershem edhe tani kerkon ti kapi Rama…O bastardat e PD edhe Lsi kujt do tja hidhni keto intriga more te pabes!!! Po mbani peng shqiperin o pushta edhe jo Edi Ramen o plera…

  3. racionali says:

    Bravo Avokat Ngjela. Berishave-bishave po ju vjen fundi.

  4. Rastesisht says:

    Ore shikojeni mire se mos e keni ngaterruar…se mos e ka shkruar Alban Dega kete shkrim se me duket si sajimi i tij.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Yeap…

  6. Bredhibut says:

    Kur degjoj me nderen PD te betohet per mos kapje te drejtesise;
    Kur degjoj hajduten LSI te betohet per ndershmeri;
    Me ngjajne me nje prostitute qe betohet per virgjeri.
    Mjera ti e mjera oj shqiptari, ne kyhetrat e mafjes me duart tuaja kie hy.

  7. Spartaku says:

    Sali Berisha eshte ne perpelitjet e fundit,dhe po lufton si qeni plagosur.Fytyra i eshte rreshkur,syte i kane dal si te maçokut,hunda po i zgjatet dhe po i zverdhet nga degradimi i pleqerise. Mire Berisha,po Basha çfare ka qe bertet sikur e ka zene tartakuti.I ngeli ne goje emri i Rames.Sa frike e paskan keta Ramen!?

  8. Edi says:

    Ah mer taku sa optimist fals qe je

  9. beni says:

    Spartaku, nje agjent i komunizmit, nje spiun profesionist qe ndoti PD me prezencen e tij si i persekutuar,
    per disa vite, gjersa tregoi fytyren e vertete prej agjenti te komunizmit qe u ngjall ne ’97 -n duke goditur rende demokracine e brishte shqiptare , nje i pabese & bukeshkale i djallezuar, i katandisur ne nje sahanlepires te regjimit te permbysur qe mbahet mbi krimin & korrupsionin., nje faqezi i pavlere qe leh ne sherbim te padroneve te tij ne prapaskene kunder PD dhe liderit historik te saj, Dr. Berishes !

  10. shqipe says:

    I vetmi shqiptare
    eshte Spartak Ngjela
    qe na mbolli shpresen
    Vec te verteta…

    Si askush tjter
    Ngjela ka fol’ prere.
    Profeci e tij,
    Ka hyre der’ me dere…

    Sallhanet e shqupit
    Hajdutet me fame…
    Keta, qe Shqipris
    Nje projekt s’i dhane!

    Mbeten duke share…
    Gllam,gllam… pas Rames
    Tash t’i bejne dhe bustin
    ne mes te Tianes!…

    Hallall Edi Rama,
    hallall per durimin!
    (Sa dy derra bashk)
    Por ja pe fitimin…

  11. Populli do ligjin says:

    Bravo Avokat! Je mese I sakte .
    Dikur ne keshillin bashkiak te Vlores jepte llogari per shpenzimet ne buxhet pergjegjesi I finances. Pyetje e antareve te KB kishin te benin me dis a shkelje flagrante te ligjit. Pergjegjesi I finances u ngriti dhe I justifikoii nje nga nje te gjithe shkeljet duke thene kot se ne baze te ligjit aq dhe pika aq mbeshteste veprime financials. Natyrisht qe ja fuste kot sepse ato ligje as qe ekzistonin. Keshilltaret degjonin si mumje dhe nuk kundershtonin. Asnjeri skishte ardhur I pregatitur ne mbledhje. Kjo histori mu kujtua kur degjoja Bashen per nenin 88 te rekomandimeve te Venecias.

  12. Populli do ligjin says:

    Bravo Avokat! Je I sakte .
    Dikur ne keshillin bashkiak te Vlores jepte llogari per shpenzimet ne buxhet pergjegjesi I finances. Pyetje e antareve te KB kishin te benin me dis a shkelje flagrante te ligjit. Pergjegjesi I finances u ngriti dhe I justifikoii nje nga nje te gjithe shkeljet duke thene kot se ne baze te ligjit aq dhe pika aq mbeshteste veprime financials. Natyrisht qe ja fuste kot sepse ato ligje as qe ekzistonin. Keshilltaret degjonin si mumje dhe nuk kundershtonin. Asnjeri skishte ardhur I pregatitur ne mbledhje. Kjo histori mu kujtua kur degjoja Bashen per nenin 88 te rekomandimeve te Venecias.

  13. Ml says:

    Ti hani hajdarin Berishes. Kur Ju intereson I beni gojore edhe Tak injorantit. Reforma do fuse ne burg tahirin dhe banden e rames.

  14. salkari says:

    MI …kur e di qe do futen ne burg Tahiri, Rama etj ..perse nuk do maloku qe ta votoje?

    1. Ml says:

      Sepse jeni legena te shpuar

  15. SB says:

    O MI ja paske henger donjhere Sahlihit hajdarin qe po e permend kaq shume hahahahaaaa, o kopil i kopilit, debil i debilit o hajdut, o qen e bir qeni….etj etj etj etj ….

    1. une says:

      Jam duke lexuar nje liber per historine e Europes nga viti 1100 dhe sot.Jane prere koka,a thua ne menyre periodike,deri sa sot eshte ajo Europe
      qe eshte.Po hitoria e Shqiperise?Shqiperia s’ka qene dhe nuk eshte akoma nje shoqeri,jo me te merret me prerje kokash,Shqiperia eshte akoma
      nje grumbull njerzish qe vetem flasin shqip,por nuk degjojne shqip.Greket,Serbet dhe Turqit qe na njohin flasin pa ze per te marre ndonje kocke
      si hienat,Amerika dhe Europa flasin dhe ulerasin me shprese se nje dite dhe ne do te na hollohet timpani i veshit.Nje mik i imi qe lexon Darvinin me thote se ky problem eshte evolutiv d.m.th.i bie shtyu pa piqemi.

  16. funerali says:

    zoti ngjela, per 250 miljon dollaret gabon rende,dhe nuk te falet. cjane 250 milon dollare,… hic gje.
    jane plot 4 miljard dollare.
    prandaj mburet ai e thote: mos me detyroni te ndermar masa ekstreme.
    te kujtohen 1 miljard dollaret qe ofroj nje kompani me baze ne Singapore, se cfare do blinte ne 2012, por u terhoq se nuk I dilnin mire hesapet.

  17. laveri says:

    pershandetje miq une do kisha propozuar nje referendum per miratimin e ligjit anti korrupsion sepse populli e di mir kush jane te korruptuarit

  18. gen says:

    Po skandalet e qeverise Rama qe Jane me dhjetra….dhe lidhjet e tahirit me shullazin kush do I hetoje….asnjeri nuk e do reformen

  19. SSS says:

    AS ME SHUME E AS ME PAK PO THAU ATO QE I THOTYE POPULLI PERDITE QE KETU E 25 VJET………………………………..???????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  20. XHIM XHIBOKSI says:

    Vazhdo Spatak se ju ke nxjerr bojen ketyre te pangopureve qe na kane vene shkelmin ne fyt zinxhiret ne duar dhe na i kane bere pantallonat pa xhepa se nuk duhet te mbajme leke ne ato se i duan per vete sepse jane te pangopur, ata mendojne se ne nuk dim dhe dine ata qe te vjedhin e te mashtrojne e te na denojne ne te varferveve se nuk japim leke. Gjuha jote eshte therse per ata qe do votojne por eshte shume e embel per ne 95% e popullit.Te pafshim PROKUROR TE PERGJITHSHEM O TAKU DHE TE ÇOSH DREJTESINE ATJE TEK I VARFERI TE MOS TOLEROSHE ASNJE NGA KETA TE KORRUPTURET KOSHDOQOFTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje