Një kompani e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë po merr pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha të NATO-s në vitet e fundit, e cila po zhvillohet në Drawsko Pomorskie, Poloni. Në këtë stërvitje Kompania e II-të e Batalionit të II-të të Këmbësorisë (K2B2K) merr pjesë me personelin e saj të plotë prej 127 ushtarakësh.
Në kuadër të stërvitjes tepër të madhe dhe të rëndësishme, u realizua edhe një DVD, mbi mënyrën e zhvillimit të kësaj stërvitjeje. Gjatë zhvillimit të DVD-së “Anakonda-16”, në Poloni, morën pjesë zv/ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralbrigade Nazmi Cahani. Skenari i stërvitjes është i fokusuar në operacionet mbrojtëse.
Në takimin e zhvilluar me komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura Polake, ai shprehu konsideratat më të larta për profesionalizmin e treguar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë duke i quajtur ata luftëtarë, të aftë të kryejnë me sukses çdo detyrë.
Në skenarin e përgatitur me rastin e DVD-së, një pjesë e trupave tona ishin caktuar të kryenin detyra në kuadër të batalionit shumëkombësh, në vijën e parë të mbrojtjes.
Në ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes i Polonisë, z. Antoni Macierewicz, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA Polake, gjeneral Mieczysław Gocuł, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura polake, generallejtnant Mirosław Różański. Në DVD mori pjesë edhe komandanti i Komandës Amerikane në Europë, gjenerallejtnant Ben Hodges, i cili gjithashtu vlerësoi profesionalizmin e trupave tanë.
“Anakonda – 16” është një stërvitje shumëkombëshe, në të cilën marrin pjesë 31 mijë ushtarakë nga 24 vende aleate dhe partnere. Kjo stërvitje është më e madhja dhe më e rëndësishmja e këtyre 25 viteve për Poloninë.
Stërvitja ka filluar me datë 7 qershor. Rreth 3 mijë automjete të tipeve të ndryshme janë në dispozicion të ushatarakëve, duke përfshirë këtu edhe Leopard 2A4 dhe 5 tanke, rreth 105 avionë dhe 12 anije detare të 10 viteve të fundit.
Ushtrimi “Anakonda”, që nga fillimi i saj, e cila është organizuar në një periudhë çdo dy vite (që nga viti 2006), është përgatitur dhe kryer nga Komanda Operative e Forcave të Armatosura polake. Në stërvitjet e mëparshme: 2006, 2008, 2010, 2012 dhe 2014 kanë qenë rreth 50.000 ushtarë në total.
Po sikir Rusia nuk eshte me “komuniste”,cne gjithe ky Theatro kunder saj?
Po mos te qe Rusi akoma Erdogsni dhe ISIS do shkaterronin edhe Parthenonin,simbolin absolut te civilizimit Evropiane dhe boterore.
Kush do denohet per krimet ne Libi,Irak,Siri,Qipro,Maqefonine Greke dhe jo Sllave?