Të ndjekësh ekipin ekipin e preferuar teksa luan në fushë, është vërtet emocionuese për çdo tifoz në shkallët e stadiumit. Megjithatë, teknologjia duket se do të bëjë të mundur që këto emocione dhe përjetime të shtohen edhe më tepër. Bëhet fjalë për një fanelë të re, e cila do të shfrytëzojë lëkurën si ndërfaqe dhe do t’iu lejojë të përjetoni çdo faull, karton të kuq, penallti dhe gol.
Fanela është e lidhur me një aplikacion në telefonin tuaj, ku mund të zgjidhni ekipin e preferuar dhe, duke mbledhur në kohë reale të dhëna nga loja, ajo d’iu lejojë të përjetoni ndjesitë që ekipi është duke kaluar gjatë gjithë kohës që gjendet në fushë.