Ambasadorja Vlahutin pret magjistratët që paditën Nishanin dhe KLD-në

24 Qershor 2016, 12:17Politika TEMA

Magjistratët që u penalizuan nga shorti i KLD nuk e kanë lënë vetëm me padinë për abuzim kundër institucionit më të lartë gjyqësor në vend që kryesohet nga presidenti Bujar Nishani, por e kanë dërguar dhe tek ndërkombëtarët që këmbëngulin për miratimin e reformës në drejtësi.
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri ka pritur në një takim magjistratët të cilët paditën Këshillin e Larte te Drejtësisë, për procedurën e shortit për propozimin e tyre.
Brënda tre ditëve skandali i emërimeve mori vëmëndjen e ndërkombëtarëve. Në pragun e ditëve kur Presidenti i Republikës, pritet te shpallë dekretet, ky takim sjell vëmëndje mbi çeshtjen reflektimit mbi këtë vendim.
Ambasadorja e Bashkimit Europian në vëndin tonë, Romana Vlahutin ka kërkuar takim me magjistratët për shkak se situata ka precipituar dhe ka marrë përmasa te paparashikuara.
Ndërkohë që pasmesdites, pritet një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, ku e vetmja pikë e rendit të ditës është, masat që priten të meren ndaj KLD për jëtë çështje.
Pritet që Shkolla e Magjistraturës të bëjë publike qëndrimin e saj.
E ndërsa ditën e hënë, në orën 11:57, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, do të mbahet seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së magjistratëve për sigurimin e padisë, të cilët kanë kërkuar pezullimin e procedurës së emërimitvtë tyre nga Presidenti i Republikës, deri në marjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata.

1 komente në “Ambasadorja Vlahutin pret magjistratët që paditën Nishanin dhe KLD-në”

  1. Mira says:

    Po kjo cfare pune ka qe fut hundet ne punet e magjistratures? Nuk vuri mend kjo se eshte bere gazi i botes. Te ishte dikush tjeter me pak integritet do kishte dhene doreheqjen dhe nuk do dukej me. Por kjo nuk do tja dije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje