Konçesioni i Bulqizës, qeveria zgjat deri në 2041 kontratën me privatin

27 Qershor 2016, 16:00Ekonomia TEMA

Qeveria ka miratuar një projektligj, i cili zgjat edhe me 10 vjet të tjera afatin e konçesionit të minierës së kromit në Bulqizë.

Drafti, i cili zotërohet nga Top Channel amendon marrëveshjen ekzistuese të konçesionit duke i dhënë të drejtën kompanisë private që ta shfrytëzojë minierën deri në vitin 2041.

Burime nga qeveria thonë se zgjatja e afatit është e lidhur me investimet shtesë që do të kryejë konçesionari në minierë.

Sipas tyre, në marrëveshjen e re parashikohet që kompania private të investojë edhe 24 milionë euro të tjera shtesë në zëra të paracaktuara nga Ministria e Energjitikës, të cilat do të ndikojnë në rritjen e jetëgjatësisë së minierës.

Në dokumentat që shoqërojnë marrëveshjen e re, qeveria thotë se këto para do të investohen në hapjen e pusit numër 9, si dhe tranverbankun e Klosit. Gjithashtu, sipas dokmentave, këto investime do të bëjnë të mundur që të nxirren edhe rreth 700 mijë tonë rezerva të tjera kromi.

Sipas qeverisë, në bazë të përllogaritjeve të bëra nga plani i biznesit, konçesionari privat ka kërkuar një shtyrje me afat më të gjatë kohor sesa 10 vjet. Por pavarësisht këtij propozimi, qeveria thotë se është gjykuar dhe negociuar që afati të shtyhet me 10 vjet.

Ndërkohë, veç konçesionit të Bulqizës, qeveria ka shtyrë me 10 vjet edhe afatin e konçesionit për Uzinën e Ferrokromit në Elbasan dhe për minierat e kromit të Prrenjasit e Pojskës, të cilat zotërohen po nga i njëjti konçesionar.

Marrëveshja e konçesionit të Bulqizës është nënshkruar në vitin 2001 me afat fillestar 30 vjet. Por me ndryshimet e reja ky afat zgjatet në 40 vjet dhe përfundon në vitin 2041.

8 komente në “Konçesioni i Bulqizës, qeveria zgjat deri në 2041 kontratën me privatin”

  1. Tarrasi says:

    A ka ndonjeri te dhena per :

    1. Cili eshte Koncesionari?
    2 Sa ka perfituar Buxhetii Shtetit nga ky koncesion prej vitit 2001?
    3. Sa pritet te perfitoje Buxheti prej shtyrjes me 10 vjet te Koncesionit?

  2. Toni montana says:

    Sido qe te jete , ne nje kohe kaq te madhe krizash te jastezakonshme, kur investimet ne vend jane pothuaj ne minimumin e tyre hsitorik nje lajm i tille eshte mesa i mirepritur.
    Ky koncesion do te krijoje edhe me shume vende pune, edhe me shume investime dhe do fuse ne buxhetin e shtetit me teper para qe do te perktheheshin ne fonde per rruge, per shkolla, ujesjellesa etj.

  3. Iliri says:

    Ora kompania qe ka marre koncesionarin eshte e re sepse me sa di une kjo ky koncesionar ka qene marre nga nje kompani e huaj qe e degradoi pothuaj fare minieren. Tashme ke standart, ka nivel dhe ka nje numer shume te madh punonjesish qe jane punsesuar. Vemendja e drejtuesve gjithashtu eshte shume e madhe. Une kam nje mikun tim qe punon atje dhe ai ka nje rroge shume te mire, veshje profesionale per te ruajtur nga cdo rrezik, marrin shishe qumeshti si ne kohen e xhaxhit.

  4. ale says:

    @Tarrasi: Eshte e thjeshte per tju pergj pyetjeve te tua – koncesioni i bulqizes ka persona te perfshire me LSI ne rangjet me te larta,,,per kete arsye, pyetje 2 dhe 3 ne te cilen pyet per perfitimet e Shtetit ka si pergjigje: SHteti fitim ZERO – sepse jo vetem qe dhe taksat manipulohen, por edhe kontrollet, regjistrimet e nxjerrjes se materialeve, etj etj,,,kuptohet eshte LSI-ja ?

  5. Arjola says:

    banoret e Bulqizes do te perfitojne shume nga kjo gje, bravo qe menduat per te ardhmen e ketij vendi e te ketyre njerezve te mire.

  6. Donaldi says:

    Ore po ju qe flisni keshtu e ashtu e a keni pare minieren? a i keni pare investimet qe jane bere aty dhe pastaj filloni i krahasoni me te gjitha minierat e tjera te vendit.
    Shifni pak edhe kush eshte kompania qe e ka marre dhe sa te fuqishem jane ata ne te gjitha investimet perfshi dhe ato ne miniere.
    Pas perfundimit te investimeve aktuale, kjo miniere do te jete nje ngta minierat me moderne jo vetem ne shqiperi por dhe ne rrajon e me gjere.

  7. Graniti says:

    Investimet ne fushen e minierave dhe industrise kane munguar. Lajm mjaft i mire eshte qe kjo marreveshje koncesioni eshte e shoqeruar me shume investime ne vlera te cilat do ta kthejne bulqizen por dhe industrine minerare ne qendren e vemendjes. Njekohesisht, ky investim do te ndihmoje per te rritur dhe fuqine perpunueses te minierave ne vend duke rritur edhe vete vleren e mineraleve shqiptare

  8. E VERTETA says:

    24 milion Eouro te tjera shtese per 700 000 ton krom?! dhe ne thellesi nga minus 50m nen nivelin e detit ne mbi 200m nen nivelin e detit.
    Me te panjohura per rezervat e pritshme, me rritje gaz metani, ujrash e te tjera rreziqe ne nje rruge kalimi (pus).
    Jo vetem menaxheret e kesaj minjere nuk dine te bejne llogari (apo mendojne vetem per veten dhe fitime personale), por fatkeqsisht dhe Ministria perkatese dhe qeverria ka rene ne keto pozita.
    Totalisht autarqi dhe pune me sy te lidhur e mendje te bllokuar ne industrine e kromit.
    Rruga e Kombit per 700 000m ton krom do behet?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje