Perjashtimi i mundshëm i deputetit Spahiu vetëm pse paralajmëroi votën? Po sikur të kthejë mendje?

27 Qershor 2016, 19:19Politika TEMA
Perjashtimi i mundshëm i deputetit Spahiu vetëm pse paralajmëroi

Nje deputet u perjashtua nga grupi parlamentare. Votoi kunder? Jo, por paralajmeroi voten kunder. Ai u terhoq me pas, por “partia” nuk e fali. Rasti i pare kur dikush ndershkohet pa e bere ende fajin, madje duke u betuar se mbetet besnik i shefit!

A eshte vertete arsye parimore? Natyrisht qe jo. Asgje nuk eshte parimore, gjithcka eshte politike! Tregues force, mesazh rival/partnerit, paralajmerim, terheqje veshi nga jashte, apo te gjitha bashke? Fati i reformes ne drejtesi nuk varet nga nje vote dhe as nga partia e trete, ndaj pak rendesi ka perjashtimi/motivet e nje deputeti. Ajo qe ka rendesi eshte se a mundet politika shqiptare te prodhoje standarde e parime, nje sistem vlerash dhe logjike institucionale (mbeshtetur ne status dhe ligjin e partive)? Jo dhe jo. Per ta ilustruar stafi i ISP (www.isp.com.al) ka permbledhur tabelen e perjashtimeve te medha parlamentare prej 1991 (jo doreheqjeve, por perjashtimeve). 

Lista me rastet e vendimeve politike për përjashtimin e deputetëve nga grupi parlamentar, tregon për marrëdhëniet e vështira midis shefave të partive dhe deputetëve të (për)zgjedhur prej tyre. Interesant është edhe fakti se vetë të përjashtuarit, kur kanë krijuar parti të reja, janë kthyer në përjashtues për të tjerë. Gjithashtu, ka raste kur të njëjtit persona, përjashtohen dhe rikthehen më vonë, çfarë do të thotë se përjashtimet nuk janë bazuar në kritere të qarta dhe nuk ka standarde të njëjta, dhe se përcaktues kanë qenë e mbeten raportet e shefave të partive me individët kritikë brenda partisë. Nuk janë pak, por janë të përmbledhura në periudha krizash brenda partive, si dhe ka raste, kur i njëjti deputet përjashtohet më shumë se një herë nga partia e tij ose nga dy parti të ndryshme ose kur të përjashtuarit kanë kaluar në partinë kryesore kundërshtare.

Interesant eshte fakti se partite, ne dokumentet e tyre statusore, nuk ia njohin te drejten kryetareve dhe as grupit parlamentar per te perjashtuar kolege deputete, dhe se cdo i perjashtuar ka te drejte statusore per tu ankuar dhe per nje proces te rregullt ligjor brenda partise. Ne asnje nga rastet e mesiperme nuk eshte zbatuar ky rregull dhe standard statusor, dhe perjashtimi, eshte bere fakt i kryer me deklarim publik dhe kryesisht, permes deklarimit publik te liderit te partise.

1 komente në “Perjashtimi i mundshëm i deputetit Spahiu vetëm pse paralajmëroi votën? Po sikur të kthejë mendje?”

  1. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Si mund ta perjashtosh Perparim jevgun e zgjut nga Grupi i te besumve te Monikes!!!
    Perparimi kushrini i Ylli Manjanit po lun lojen e tij tinzare ashtu me djallzinj siç din ta lujn vetem spahinjte sherbetore te atyre qe i lan te pasurohen.
    Perparimi lef prej kohesh,si ato zagaret e gjuetis,se e din mire se mbrapa ka Liken me Moniken qi e mbrojn me çifte ne dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje