Ishte bllokuar nga Berisha, inaugurohet linja 400 kV e interkonjeksionit Shqipëri–Kosovë

28 Qershor 2016, 10:04Ekonomia TEMA

Linja e re e interkonjeksionit të ri 400 kV mes dy vendeve, Shqipëri – Kosovë, do të inaugurohet sot.

Pavarësisht se ishte bllokuar nga Berisha gjatë tetë viteve të qeverisjes për t’ua dhënë serbëve nën menaxhim, interkoneksjoni është arritur në qeverisjen pasardhëse.

Në ceremoninë e inaugurimit, e cila do të zhvillohet në orën 11:00 në Kashar të Tiranës, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, raporton Koha.net.

Ndërkohë që pritet të jetë prezent dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Shtatorin e kaluar, derisa ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci, po inspektonte punimet në këtë projekt në pjesën e Kosovës, pati deklaruar se kjo linjë është ndër projektet më të rëndësishme për vendin.

“Linja e interkonjeksionit 400 kV Kosovë-Shqipëri është një ndër projektet më të rëndësishme të fushës së energjisë pasi përfitimet e këtij projekti i tejkalojnë kufijtë e Kosovës”, pati deklaruar Stavileci.

“E dimë që procesi i Berlinit është i konceptuar në dy shtylla: në atë të infrastrukturës dhe energjisë, ku Kosova merr pjesë me dy projekte. Njëri prej tyre është kjo linjë e transmisionit Kosovë – Shqipëri, e cila i sjell shumë përfitime jo vetëm dy shteteve tona, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal”, tha Stavileci.

Ndërsa ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets pati thënë se studimet e fundit kanë treguar se energjia paraqet një nga pengesat kryesore për investime direkte të huaja në Kosovë.

Ndaj, sipas saj, Gjermania që nga fillimi i bashkëpunimit me Kosovën është fokusuar në sektorin e energjisë dhe deri tani ka mbështetur këtë sektor me 150 milionë euro.

Ingrid Hengster, anëtare e Bordit të KfË pati thënë se interkonjeksioni është investimi më i madh i bërë në Kosovë deri më tani, të cilin Gjermania e ka mbështetur me hua përmes KfË dhe me të drejtë quhet edhe autostrada energjetike Kosovë – Shqipëri.

Sipas saj, ky projekt do të nxisë integrimin e sistemit energjetik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe kjo do të çojë në rrjetin energjetik të Evropës Juglindore dhe pastaj në rrjetin më të madh evropian.

Aktualisht, Shqipëria ka dy linja interkonjeksioni 220kv me Malin e Zi dhe Kosovën dhe një 400kv me Greqinë.

Rritja e blerjes së energjisë elektrike në tregun e jashtëm bëri që qeveria e Shqipërisë të shihte në planet e saj ndërtimin e dy linjave të tjera 400kV me Kosovën dhe Malin e Zi, projekt i cili me Kosovën do të inaugurohet sot.

4 komente në “Ishte bllokuar nga Berisha, inaugurohet linja 400 kV e interkonjeksionit Shqipëri–Kosovë”

  1. koli says:

    nje mrena per sali serbin.

  2. Bobi says:

    Me mire leket te shkojne ne Kosove se sa ne vendet e tjera perreth.

  3. ? says:

    (Linja e Ndërlidhjes) – shqip
    (Linja e interkonjeksionit) – bastardçe

  4. Lymi says:

    HA MUT sali berisha ti me gjithe serbet e tu …bajga .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje