Vijojnë të mbeten të paqarta rrethanat e rrëmbimit të anijes me dy marinarët shqiptarë nga shtetasi egjiptian Muhamed Salam. Edhe pse çdo ditë publikohen të dhëna të reja, ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga autoritetet egjiptiane.
Në një intervistë telefonike për TemA TV Kapiteni i Përgjithshëm i Porteve, Paulin Ndreu deklaron se është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën dhe institucione të tjera në Egjipt, por prej tyre nga ka asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e saktë të anijes dhe gjendjen shëndetësore të marinarëve shqiptarë.