Përfundon projekti “Linja e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë”. Projekti është financuar nga banka Gjermane KFW. Për pjesën e Shqipërisë ka patur vlerën 29 milionë euro dhe është implementuar nga kompania kontraktore Energoinvest.
Për pjesën e Shqipërisë punimet për ndërtimin e linjës në terren kanë nisur në prill 2014 dhe përfunduan në qershor 2016. Linja e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri – Kosovë ka një gjatësi totale 241.1 km, nga të cilat 151.1 km shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 km shtrihen në territorin e Kosovës.
Segmenti i parë i linjës nga Tirana në Vaun e Dejës me gjatësi 80 km përfshin shtrirjen e qarkut të dytë në linjën ekzistuese Tiranë-Podgoricë dhe Segmenti i dytë i linjës konsiston në ndërtimin e një linje të re me një qark Vau i Dejës-Morinë me gjatësi 71 km.
Linja e Interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë ka dy përcjellës për fazë të tipit ACSR 490/65 mm 2. Përcjellësi i mbrojtjes nga goditjet atmosferike do të jetë i pajisur në brendësi me fibra optike, për qëllime të telekomunikacionit dhe shkëmbimit të të dhënave.
“Është një ngjarje e shënuar në rrugën e integrimit të hapësirës sonë përmes një integrimi të gjithanshëm, duke filluar nga energjia e duke vazhduar në të gjithë sektorët. Kemi bërë shumë së bashku për të përafruar në çdo sektor qasjen tonë ligjore dhe administrative”, deklaroi kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se “po krijojmë premisën themelore për një treg të përbashkët të energjisë”.
Ndërsa kryeministri kosovar Isa Mustafa u shpreh: “Ky projekt ka shumë rëndësi, është ekuivalent me “Rrugën e Kombit”. Përmbush zotimet tona për të krijuar një sistem të qëndrueshëm energjetik”.
Ndërsa ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, deklaroi se “vitin e ardhshëm do të fillojë linja e interkonjeksionit me Maqedoninë”.
“Sektori energjetik po jep shenja që po kalon nga ringjallja në konsolidim”, tha Gjiknuri.
Linja e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri – Kosovë ka një gjatësi totale 241.1 km, nga të cilat 151.1 km shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 km shtrihen në territorin e Kosovës. Segmenti i parë i parë i linjës nga Tirana në Vaun e Dejës me gjatësi 80 km përfshin shtrirjen e qarkut të dytë në linjën ekzistuese Tiranë-Podgoricë dhe Segmenti i dytë i linjës konsiston në ndërtimin e një linjeje të re me një qark Vau i Dejës-Morinë me gjatësi 71 km.
Linja e Interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë ka dy përcjellës për fazë të tipit ACSR 490/65 mm 2. Përcjellësi i mbrojtjes nga goditjet atmosferike do të jetë i pajisur në brendësi me fibra optike, për qëllime të telekomunikacionit dhe shkëmbimit të të dhënave.
Krijimi i bursës shqiptare të energjisë
Një fakt i ri i zbuluar nga kryeministri Edi Rama është edhe krijimi i bursës shqiptare të energjisë, ku Kosova dhe Shqipëria do të dalin së bashku në këtë bursë. Rama tha se Kosova është e para në rajon për pasurinë e linjitit, ndërsa Shqipëria për pasuritë hidro, çka bashkërendimi i projekteve do të sillte më shumë mirëqenie për qytetarët.
“Falënderoj parafolësin elegant që përfaqëson kompaninë e anës tjetër të kufirit për nënvizimin e objektivit tonë të krijimit të bursës shqiptare të energjisë elektrike. Ne e kemi filluar këtë proces.
Nuk është i lehtë, por vlen të nënvizohet se krijimi i kësaj burse shqiptare të energjisë elektrike do të na japë mundësinë që të operojmë në mënyrë të përbashkët burimet dhe rrjetin e energjisë. Kosova ka rezervat më të mëdha të linjitit në rajon, ndërsa Shqipëria ka rezervat më të mëdha të potencialit hidroenergjetik. Ajo që na ka dhënë Zoti ose natyra është e jashtëzakonshme në këtë aspekt.
Një pasuri që ne duhet të kemi vizionin e duhur për të sjellë një transformim epokal në funksion të rritjes ekonomike, duke e kthyer gjithë këtë pasuri në një pasuri që jo vetëm nuk shkon dëm, por përkundrazi prodhon mirëqenie.
Me këtë linjë ne krijojmë kushtet që jo vetëm të kemi mundësinë e një politike të përbashkët, por së bashku ne jemi shumë më të fuqishëm dhe të integruar në tregun evropian të energjisë.
Ne jemi pjesë e procesit të Berlinit dhe në samitin e Parisit është shumë e rëndësishme të prezantohemi me suksesin e këtij projekti dhe të ecim përpara për të çuar më tutje procesin ambicion për të krijuar tregun rajonal energjetik. Qeveria e Shqipërisë ka gjetur veshët e duhur”, tha Rama.
E vonoi sa mundi spiuni i Serbise shpellari gospodin Berishoviç por me ne fund u arrit te realizohej ky projekt kombetar shqiptar. Faleminderit Gjermani.
saliu eshte bere me dhimbje koke besoj, sepse sa ishte ne pushtet beri gjithçka qe kjo linje te mos behej,
ne radhe te pare ….falenderimin duhet tia dergojme qeverise SHQIPTARE !
Bravo i qofte qeverise qe me kete veper perfiton dyfish .
Edhe ekonomine ne tregun energjitik edhe pamvaresine e vellezerve tane nga kriminelet serbe !
Qe kur erdhi ky shejtan sali serbi ne 1992 e dinja qe mut esht!!! Sa deme i ka sjellur popullit shqiptar ky i perdalt shkavell sdi a ka ber serbia per kto 100 vjet!!!