Nëse bota nuk bën më shumë për t’i dhënë fund pabarazisë, 69 milionë fëmijë do të vdesin kryesisht prej shkaqeve të parandalueshme deri në vitin 2030, 167 milionë do të jetojnë në varfëri dhe 759 milionë martesa fëmijësh do të mbahen, paralajmëron raporti më i fundit i UNICEF.
Nga Rosamond Hutt
Viti 2030 është data e përcaktuar për Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB – një grup prej 17 synimesh të miratuar vitin e shkuar për të luftuar varfërinë dhe pabarazinë dhe për të mbrojtur planetin.
Por Gjendja e Fëmijëve në Botë, raporti i përvitshëm i UNICEF paraqet një tablo të zymtë për atë që kërcënon fëmijët më të varfër të botës deri në atë vit, nëse qeveritë, donatorët, bizneset dhe organizatat ndërkombëtare nuk bëjnë përpjekje për të zgjidhur pabarazinë dhe varfërinë.
Fëmijët më në disavantazh kanë dyfish gjasa të vdesin krahasuar me fëmijët më të pasur përpara ditëlindjes së tyre të pestë dhe të kequshqehen vazhdimisht.
Në Azinë Jugore dhe në Afrikën Nën-Sahariane, fëmijët e lindur nga nënat e paarsimuara kanë trefish më tepër gjasa të vdesin përpara se të mbushin pesë vjeç sesa ata që janë lindur nga nënat me arsim 9-vjeçar.
Ndërkohë, martesat e fëmijëve nuk kanë rënë në dekada – vajzat nga familjet më të varfra janë dy ose tre herë më të ekspozuara të bëhen nuse në fëmijëri sesa ata që kanë prejardhje më të afër.
Ndërsa ka pasur progres substancial në disa zona – për përgjysmimin e normave të vdekshmërisë globale për fëmijët nën moshën 5-vjeçare, duke e përgjysmuar numrin e fëmijëve që jetojnë në varfëri ekstreme që nga viti 1990 dhe duke arritur barazi gjinore në arsimin fillor në 129 vende – raporti thekson se zhvillimet nuk kanë qenë as të barabarta dhe as të drejta.
Gjendja për fëmijët është veçanërisht e zymtë për fëmijët në Afrikën Nën-Sahariane, ku të paktën 247 milionë fëmijë –ose dy në tre fëmijë – deprimohen nga mjetet e nevojshme për të mbijetuar apo për t’u zhvilluar dhe rreth 60 për qind e 20-24 vjeçarëve nga popullata e pestë më e varfër në botë arsimohen katër vite ose më pak.
Raporti parashikon me trendet aktuale se deri në vitin 2030 në Afrikën Nën-Sahariane:
Nivelimi i kushteve
Arsimi mund të luajë një rol të rëndësishëm në pakësimin e pabarazisë, që nuk është “as i paevitueshëm dhe as i pakapërcyeshëm”, argumenton raporti. Mesatarisht çdo vit shtesë në arsimin e një fëmije rrit fitimet e tyre në moshë të madhe me 10 për qind.
Dhe për çdo vit shtesë në shkollim nga të rinjtë, norma e varfërisë së një vendi bie mesatarisht me 9 për qind.
Megjithatë, rreth 124 milionë fëmijë nuk shkojnë në shkollë fillore ose 9-vjeçare, një numër që është rritur me rreth 2 milionë që nga viti 2011, thotë raporti. Rreth dy në pesë fëmijë që mbarojnë shkollën fillore nuk kanë mësuar të lexojnë, të shkruajnë apo të bëjnë mbledhjet e thjeshta matematikore.
Raporti argumenton se investimi te fëmijët më të prekur mund të sjellë përfitime të menjëhershme dhe afatgjata. Transferimi i parave, për shembull, ka treguar se ndihmon që fëmijët të qëndrojnë në shkollë më gjatë dhe të përparojnë në nivele më të larta të arsimit.
Duhen të dhëna më të mira për shumicën e fëmijëve vulnerabil, zgjidhje të integruara për sfidat me të cilat fëmijët përballen, mënyra inovative për të zgjidhur problemet e vjetra, investim më të barabartë dhe shtim të përfshirjes së komuniteteve.
“Duke i mohuar qindra miliona fëmijëvve një shans të drejtë në jetë kjo jo vetëm që kërcënon të ardhmen e tyre – duke nxitur cikle disavantazhi te brezat, por rrezikon edhe të ardhmen e shoqërive të tyre,” tha drejtori i përgjithshëm i UNICEF, Anthony Lake.
“Ne kemi një zgjidhje: të investojmë te këta fëmijë tani ose ta lejojmë botën tonë të bëhet më e pabarabartë dhe më e përçarë”.
C’jane keta femije qe kane ardhur ne jete ne mjedise qe nuk I ushqejne dote, pale-me per trajtim njerezor e per tu bere elemente te denje te shoqerise. Femija duhet te kete prinder ne gjendje qe te behen prinder dhete jene pergjegjes per rritjen e tyre dhe t’i bejne te afte per pune. Duhet te ket ligj qe ndalon pjelljen e femijeve nga femera qe s’kane pune apo mbeshtetje analoge per te rritur dhe edukuar pjellat e tyre. Ne kete epoke tonen, te kamikazeve, nuk ka kuptim humanizmi dhe dhembshuria pe njerzit, kur ajo esthete shtrire edhe per kafshet manare e me tej. Koj ngatrese ka nxitur subkoshiencen per tu shfaqur ne menyren me absurde, shfaqjen e pasigurise globale nepermjet njerzeve-bombe qe mund te futen edhe atje ku s’ta prete mendja dhe te shperthejene. Perse, vetem per te krijuar frike qe njerezit te hutohen dhe, duke pare se nga qeverit e tyre nuk mund te mbrohen ne keto raste, po ashtu duke pare qe keto akte I paska lejuar edhe perendia e atuyre qe e quajne ALLAH, ti drejtohen Djallit per mrojtje. Atehere une qe s’besoj as politikanet, kleriket po e po, as Djallin se po te besoja djallin do trembesha prej tij dhe do te kerkoja ndihemen e Perendise nepermjet klerikeve. Keto s’i bje dot. KOnkluzioni: Femije pa prinder te afte e te ndergjegjshem s’duhet te lindin. Po ashtu manare katerkembesh neper apartamente nuk duhet te mbahen, ndryshe ulet niveli I personalitetit te njeriut nen nivelin e zogjve qe, parashikojne pjelljen e femijeve te tyre, u ndertojen vend-strehimin, perkujdesejen, ushqimin, edukimin dhe I bejne te afte per te perballuar kushtet e jeteses dhe te riciklojne jeten. Kaq!
Derisa te ekzistoje UNICEF e Organizma te tjera te OKB qe marrin rroga te majme ne emer te varferise kurre nuk do te zhduket pabarazia. Vetem OKB nuk duhet te na bej moral. I njoh mire keto organizma se kam patur pune me ta qe nga Kosova e deri ne Afrike. Jetojn ne parajsat e tyre me shtepia e lluks qe ne vendet e tyre te origjines as nuk mund ti perballojn por normal me rroga nga 5-6-7 e deri ne 20.ooo dollar ne muaj ku mos te besh qejf kur popullata qe i rrethon jeton me 1 dollar diten. Si kur te benin punen e tyre edhe mund ti meritonin rrogat por keto as nuk punojn dhe as nuk ja kan iden se ku po punojn. Nje shembull i thjesht pas shkuar larg, ne Kosove ne marsin e vitit 2004 ne mos gaboj pati nje vale dhune per vrasjen e dy femijeve (mbytjen ne Lumin Iber) nga ana e serbeve. Dhe shume shpia serbesh per hakmarrje u dogjen dhe pati viktima, me kujtohet shume mire qe Kosovaret nuk e paten vetem me serbet por edhe me institucionet e UN (OKB) te cilat benin sehir e thurnin raporte nga Selaniku se te shkretet te premten e kishin gjys dite se pastaj ishte Autobusi qe i conte ne Greqi nga Maqedonia. Pra keta qe cdo vit kerkojne nga vendet antare fonde per cfar? per xhepat e tyre e jo per ato qe me vertet vuaj per buken e gojes. Te vetmet OJQ qe mund te bejn ne pune ne terren jane ne shumicen e rasteve OJQ te krijuara nga iniciativat e shoqerise civile te cilat njohin mire problematikat, e bejn punen per principe te drejta e jo vetem per rroge te majme, i gjen gjithmon ne terren per te njohur me mire situatat, e jo menaxhera qe shkruajn projekte pa qene kurre ne terren ku paguhen mijra dollare per cfare per te shkruar nga zyrat e tyre ne Gjenev e New York me nje got vere perpara. Ky eshte turp.
U coni fjale atyre ne afrike te pjellin sa me shume e te ngrohen ne diell se femijet jau rrisim e ushqejme ne ketej