Sa lehtë qeveriset shqiptari i nëpërkëmbur sot!

2 Korrik 2016, 11:49Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Ju kam thënë o miq, por ju nuk doni të dëgjoni.

Kjo shoqëri e politike prej vitesh e shkatërroi individin e fortë dhe e la robin e humbur të Allahut përballë Leviathanit.

Qytetarit i hoqi sindikatat dhe la OJF-të për të marrë fonde.

Nënpunës bëri militantin, dajën, xhajën dhe gjyshin e kunatit.

I heqin dhe i vënë në çdo rrotacion. Punë rrotash.

Ekspertë vendosin ata që dinë të lëçisin në sytë e shefit dëshirat e fshehta. Me një fjalë ata e nuk kane turp të thonë budallallëqe në publik.

Studentin e shkëlqyer e lënë pa punë dhe promovojnë çunat e mamit me kollare sa kohë që rrine urtë ose çunat e gocat e militantëve.

Gazetarin e kanë kthyer në altoparlant. Mësoju ti çfarë është investigimi. U thonë: “lëre investigimin, shih investimin”.

Shqiptarin e dërguan rrugëve të Evropit: “Ik thyej qafën idiot! Na lër rehat!

Dhe mos harro na dërgo pare!”

Deputetin e vendosin në listë që të serviloset te partia, jo të thotë: “Përfaqësoj popullin këtu!”

Profesorin e kanë lënë pa asnjë rol, zhytur në turma amorfe, punimet ja vjedhin, e izolojnë nga bota, e trajtojnë si mitingash dhe e paguajnë si mjeran: “Ik shit diploma që nuk i duhen as dreqit!”

Avokatit i thonë: “Bëju sekser!”

I sëmuri shkon në spital me shishe uji me vete.

Njeriu nuk gjen as pronën e gjyshit, as të drejtën.Ta puthësh të drejtën kanunore. “Prisni sa të vije ligji nga Venecia”, thonë sovranistët e çartur.

Shqiptarit 40 përqind i papunë i thonë: “Papunësia jote është strukturore”, pra nga ajo e llojit të fisëm.

Shqiptarja veshur me tuta dhe shqiptari me atlete që vijnë erë ke Gabi kënaqen nga kjo lloj strukture që punëson kozmonauta dhe shoferë raketash nënujore.

Ama, po bëjmë bulevard të ri gjigand, ku do zvarritemi ne, krimbat me duar në xhepa bosh dhe rrëshqasin veturat e tyre që kushtojnë sa njëzet apartamente bosh.

Dinjteti i qytetarit në gjiriz. Aman, ishim në Kampionatin Europian! Çfarë ke mor Xhan?

Lëmsh para porte.

Kemi fan zone ku mund të hash salçiçe në skarë e me erë qoftesh të shohesh në ekran ndeshje ulur në stola dërrase, e më tej luajnë futboll në rërë, hedhur mbi kalldrëm naçut.

Më kujtohet gjyshja kur nuk na donte nëpër këmbë në shtëpi e thoshte: “Ikni luani në rrugë me shokët!”

Sa lehtë qeveriset shqiptari i nëpërkëmbur sot!

9 komente në “Sa lehtë qeveriset shqiptari i nëpërkëmbur sot!”

  1. hajdar qafir qirash kokekuq qafzi qifaliu says:

    shqiptar mer!
    vrkrt si kollare arixhiu!
    o shqiptar
    edhe lakuriq je me kollar
    ,qe ta kan var
    ne qaf
    mos e hiq.,
    se esht nji cop k..r!
    o shqiptar
    qe han cdo k..r
    dhe i lidh n qaf
    porsi kollar!
    kollar me k..r!

  2. shqup says:

    Klubit te ‘anal’-isteve homoseksual social-politik
    Urime! Nje anetar i denje i “Klubit te ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”,
    akadem-ikut qe çalon, jo vetem nga kembet, Artan Fuga, vazhdon ndyje ambientin.

    Urimet i drejtohen se pari:
    Kryetarit te Klubit: Arkitektit popullor, te shpifurit – Fatos Lubonja,
    Nen Kryetarit: Ironikut lolo-president i republikes – Artan Hoxha,
    Sekretares: Bukuroshes se fjetur te TV AGON – Sonila Meço,
    si dhe Anetareve te asociuar:
    -Pinjollit te klanit Kapo(Berisha) – Andi Bushati,
    -Orangotangut – Armand Shkullaku,
    -Injorantit noterik Çlirim(Qim) Peka,
    -Akadem-ikut qe çalon, jo vetem nga kembet- Artan Fuga,
    -Sindromes “Bari Falliu”, Star Rakise-Ylli Rakipi,
    -Te Dhirtes – Desada Metaj,
    – Pinjollit te padenje te faniljes Zheji – Artur Zheji, dhe
    -“Haleja alla turka” – Frrok Çupi.

    Nje urim te veçante edhe nga ideatori i
    “Klubit te ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”,
    Mareshallit “Qeni qe te ha tines”.

  3. naku says:

    Te githa,cfare shkruan jane te verteta. Shkrimet ti kam lexuar gjithemone. Kam dal ne perfundimin se edhe ju jeni pjese 26 vjecare e kesaj rrumpalle te krijuar ne kete vend. Sa elozhe ju keni thurur ,pikerishte ju ,horrave kriminel e hajdute!? Flet per nje shoqeri ne pikiade.Sigurishte qe po. Intelegjenca ku beni pjese edhe ju eshte ajo qe per dy dekada e gjysme ,me gishtat larte ose me kojen ulur ka kontribuar ne shkaterrimin e ketij brezi,ne veasjet e njerzeve te pfajshem,ne grabutjen e tyre deri ne cperfytyrim te kombit. Ka njerze e politikan konkret qe bene kete hata por,ju nuk guxoni ti permendni. Profesore pa kueajo,pa b…pa shpirt por servila,puthadores kan mbushur universitete dhe prodhojnr vec priduktin qe mban ere bajge qe embrion. Ata qe e bene kete vend te tille,profesor,duhet te japin llogari. Cohuni e mos zvarritni me dy gishtat larte duke i nxjerre syt njeri tjetrit.

  4. Shqiptar says:

    Eshte modeli i Enver Hoxhes i cili vazhdon edhe sot i pa ndryshuar.Model i cili ty te beri Profesor Akademik kurse babin tim e degdisi ne koperative pavaresisht mesatares 10.Nuk meritonte sepse kishte pat babin Ballist.Por kush eshte me e bukura??Babai im eshte anti Berishist kurse ti je Berishist.Babai im e dashuron Kombin Shqiptar,kurse ti e percmon Kombin Shqiptar.A je Shqiptar z.Fuga??

    1. Lir Hoxha says:

      ce do je shqiptar por je fshatar kooperativist ,o fshatar o zemer gur qytetar nuk behesh kurre dhe te ndrrosh 7 lekure.pranej o dhje shqypnia se je ti perfaqsues i shqiptareve.

  5. kashi says:

    po aq e lehte te jesh gjithmon kritik

    1. mirel says:

      e vertete. S’e ka provuar te jete qytetar qe e shtyp shteti si mizen.
      Megjithate sikur i godet pak sot cekani drejt.
      S’e ka fajin ai po shqiptari qe e do drejt e ne koke, me vare se cekani thyhet.
      Futjan ndonje disko dhe aq iken halli i sotem me qef.
      Kjo eshte rinia jone

  6. Rinald says:

    po cfare eshte shqiptari ne te vertet, eshte teresia e veseve qe jane listuar ketu me siper, qe jane pjese e shtypur e karakterit njerezor, ku per 2 faktore se pari emancipimin shoqeror shekullor dhe se dyti aftesite shtetformuese te krijuara ne nivel bashkesie prej qindra vitesh, pra pikerisht keto dy faktore (te cilet bota i ka te konsoliduara prej te pakten qe prej revolucioni borgjez francez) races sone shqiptare i mungojne, dhe pikerisht keta dy faktore vijojne edhe mungojne edhe ne ditet tona, kjo mjafton qe gjithe llurba e eger e tipareve qe e bejne racen tone jo edhe aq te preferuar ne kohet moderne vijon te dominoje mendjen dhe te kaploje zemren e shqiptarit,ata qe nuk perkufizohen ne kete bashkesi te egjrish, jane pjesa me e mire e shoqerise sone por qe fatkeqsisht jane nje minorance , dhe akoma me fatkeqsisht nuk kane akses ne klasen pushtetmbajtese

  7. Akilis says:

    Allahu thote ky?
    A ka ekuacion te zgjidhe problemin 1500 vjecare qe Allahu te jete ne nje tavoline me Krishtin qe u “ngjall”dhe pret qe ta takojne shpirterat e kasaj bote injorante, idiote, e pa dinjitet.
    Neperkembur Shqipetaret?
    Po pse kur kane patur shtet qe te jene ne koke?
    Kane qene, jane dhe do jene kembe se ashtu I duan “miqte”qe e krijuan kete shtet rrumpalle pa histori, pa dinjitet, pa respekt.
    Po cfaj kemi ne qe udhehiqemi akoma nga Talibane si puna e Enver turkut, Ahmet Arabit, Sali Islamistit.
    Ne qe luftojme dhe ruajme akoma besimin Orthodoks te Jeorgios Kastriotit qe luftoi jo per Allah, as per Romen shkaterrimtere te Albanistanit qe dikur kishte identitet Helen.Mire apo keq ne Orthodokset luftuam me Greket kunder juve veglave turke, kunder Turqise,kunder juve te Dum Babes mbeshtetur nga “miqte tane”, kunder Sllaveve.
    Nuk e kuptoj se cfare mendje kini.Miqte tane qe do e mbushim kete vend me buste, se keta “miq”nuk I ze gjumi per ne.
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje