Mesazhet e fuqishme që vijnë nga Parisi

5 Korrik 2016, 10:45Rajoni TEMA

Vendet e Ballkanit kanë një perspektivë evropiane, përkundër Brexitit. Krerët e BE, Gjermanisë dhe Francës dërguan nga Parisi sinjale të qarta.

Më në fund një mesazh i mirë për Ballkanin Perëndimor: pas Brexit-it nuk janë përkeqësuar shansat e Ballkanit Perëndimor që një ditë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, bën të dikur kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës François Hollande, pas samitit në Paris. Ballkani vazhdon të ketë perspektivë të hapur për anëtarësim, edhe pas “jo-së” britanike, tha Merkel në Pallatin Elysée. “Pas vendimit të Britanisë së Madhe nuk ka ndryshuar asgjë.”

Në Paris u takuan të hënën në darkë kryeministrat dhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, si dhe Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës, Italisë, Sllovenisë dhe Kroacisë. Ishte kjo konferenca e tretë e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, ku u bisedua për projektet zhvillimore në Ballkan por edhe çështjet globale, si lufta kundër terrorizmit, refugjatët dhe gjendja pas Brexit-it.

Konsolidimi para zgjerimit?

Në konferencën me pjesëmarrje të politikanëve më të lartë u dërgua një sinjal i fuqishëm. Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane. Po, BE-ja është e interesuar për afrimin e këtyre gjashtë vendeve të këtij rajoni. Por: si do të shkojë kjo punë? Shoku pas referendumit britanik është ende shumë i thellë.

Pas Brexit-it ka rënë disponimi për zgjerimin e BE. Vet komisioneri i BE Jean-Claude Juncker mendon se në një kohë të caktuar nuk do të pranohet asnjë vend tjetër në BE. Kosolidimi para zgjerimit, thuhet në Bruksel. Merkel tha se vendet kandidate duhet të plotësojnë kushtet për anëtarësim. “Secili vend ka arritur një nivel të caktuar.” E ngarkuara e BE por Politikë të Jashtme Federica Mogherini nënvizoi: “Ne jemi të vendosur që të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE.”

Dhe vërtetë gjërat po lëvizin. Në samit u bë e ditur se me Serbinë do të hapen kapitujt 23 dhe 24 në negociatat për anëtarësim. Kryeministri Aleksander Vuçiq ishte dukshëm i kënaqur. “BE është vendi ku ardhmëria e popujve tanë është më e mira.” Por deri në anëtarësim do të kërkohet shumë punë dhe mund. Kroacia e ka ngritur bllokadën e saj për negociatat me Serbinë. Kryeministri kroat Tihomir Oreshkoviq tha se “është shumë mirë që gjërat janë sqaruar, e ardhmja do të dëshmojë.”

Problemet e rajonit

Ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në gjendje të rëndë prej vitesh. Numri i të papunëve është tepër i lartë dhe sipas mediave është rritur për 1,6 milionë. Për shkak të mungesës së perspektivës, shumë të rinj të kualifikuar kanë ikur nga vendet e tyre. Tendosjet politike mes vendeve të rajonit janë shumë të larta. Mediat e pavarura po shtypen. Kriza e refugjatëve ka tendosur edhe më shumë gjendjen në disa vende, si Serbi dhe Kroaci.

Një politikë e përbashkët për shërimin e plagëve të luftës në rajon, nuk duket në horizont. “Disa vende të BE janë lodhur ndoshta me gjithë procesin e integrimeve, por jo edhe ne“, tha ministri serb i financave Dushan Vujoviq.

Rrjeti i të rinjëve

Në këtë samit është nënshkruar edhe Marrëveshja për krijimin e Qendrës për Bashkëpunim mes të Rinjëve, me seli në Tiranë. Por ajo do të ketë përfaqësinë në të gjitha vendet tjera. Qëllimi i saj është që të afrojë të rinjtë nga këto vende, të ndihmojë tejkalimin e problemeve si dhe të thellojë komunikimin dhe shkëmbimin mes tyre. Merkel e quajti këtë qendër një sukses të madh, sepse ajo do të ndihmojë afrimin e vendeve të cilat deri para disa vitesh kanë qenë në luftë mes vete.

3 komente në “Mesazhet e fuqishme që vijnë nga Parisi”

  1. qinan karriqi says:

    normal!
    te rinjt jan ata qe lidhen me shpejt me njeri tjetrin,por duhet me u bo kujdes qe numri I femrave dhe meshkujve te jet tamam 50 me 50 perqind. sepse procesi I pallimit esht ai process qe do sjell edhe europjanizimin e ballkanit.
    pallimi or burr.
    pallimi alaupçe me kembet perpjet!
    esht rruga me e mir me shku n europ si europjan.
    palloni o rini palloni se Europa po ju pret,me kembet perpjet!
    procesi I pallim europimit do vazhdoj..

  2. skeptiku says:

    Bashkimi Europian ka marre te tatepjeten. Do e shikojme ne krye te 10 vjeteve sesi do katandiset. Ndersa kjo zyra rajonale, qenka alamet preteksti per te vjedhur copa te majme nen petkun e “bashkepunimit rajonal”. Mund t’ja hidhni axhamijve dhe buzequmeshtve, por ne brezi i ’70 i pame shume mire “bashkepunimet rajonale” ne vitet ’90. 3 luftra per 9 vjet! Ooooops se tani eshte turp te flasim per luftrat ne ish-Jugosllavi se serbet jane miq te Europes. Nje palo shtet qe s’ka kerkuar as falje publike per te gjithe genoncidet dhe krimet qe ka kryer. E keta ne Versaje me flasin per vllazeri dhe paqe!

  3. Leone-53 says:

    BE-ja eshte ne “zbritje” kur dikush flet per “hapje” !…
    Prisni 2 tetorin kur BE-ja do shikoj 2 renie te tjera:
    1-Rizgjedhjet presidenciale te Austrise (qe patjeter fitohen nga e djathta),
    2-Fjala e hungarezve (ose shuplaka hungareze) kunder BE-se per gjobat 250000 Euro qe kerkon per klandestinet qe nuk pranohen nga keta te fundit.
    Kujton BE-ja se Austria e Hungaria jane si ky shtet qe quhet Itali (ku jetoj une dhe) qe ska respekt per qytetaret e saj por po ushqen klandestinet e Afrikes.
    Kur ta kuptoj shqiptari i thjeshte aty ne Shqiperi se kush eshte BE-ja do te jet teper vone (edhe pse e kuptoj situaten qe ka krijuar politika e qelbur aty duke prure varferine cdo dite) sepse BE-ja do e perdor Shqiperine per te “sheruar” ndonje plage te saj sic beri SH.B.A-ja qe solli gjithe irakenet e strehuar ne bazat e saj ne Irak (210 Saliu ne 2012 e tani 2000 e ca 2 etroshi i PS-se sipas urdhrave te Kerrit te pertejoqeanit.
    Ciao!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje