Deputetja socialiste Mira Shehu, “rrihet” labçe nga socialistët race

12 Korrik 2016, 20:32Politika TEMA

Deputetja e Partise Socialiste ne Vlore Mira Shehu, ka gjetur kohe te jape mendime mbi politiken si “deputete mbi palet”.

Mesa duket, “deliri Kokedhima” eshte kthyer ne semundje ngjitese ne Partine e socialisteve.

Mira Shehu nuk ka zhgenjyer kerkend, perseri ajo nuk ka folur kund, per me teper ne Kuvend-institucionin ku punon dhe ku e folura e saj nuk i kalon me shume se tre here gjate mandatit.

Ajo ka shkruar ne facebook, ne profilin e saj.

Deputetja qe ditet e fundit eshte pare e varur nga ish deputeti dhe guru-ja i saj Koco Kokedhima, ne perpjekjet e tij per te shantazhuar PS deri ne rrezimin e qeverise se saj, ka bere veten menjane nga gjykimi-sipas saj popullor, negativ mbi politikanet.

Nuk eshte mjaftuar me kaq, por ka kaluar ne vleresime lidhur me ate qe ajo dhe Kokedhima e quajne “reforme” ne PS-ne e rajonit Vlore-Gjirokaster.

“Nisëm një punë të shkëlqyer ne rajonin Vlorë – Gjirokastër për reformimin e partisë socialiste të drejtuar nga Deputeti Kokëdhima. Me qindra djem dhe vajza të shkolluar u bënë pjesë aktive duke e përmirësuar dukshëm cilësinë e drejtimit në parti. Një përpjekje që dha rezultat deri në trefishim të anëtarësisë. Ndryshimi apo risia në politikën tradicionale natyrisht që has pengesa apo pranohet me vështiresi por kthim prapa nuk ka dhe nuk mund të ketë për sa kohe ndryshimin e kërkon koha dhe njerzit”- ka shkruar deputetja.

Por nje furi me socialiste race kane mesyre ne profilin e saj duke e “rrahur” labce.

Sipas tyre, deputjetja jo vetem qe genjen, por se bashku me udheheqesin e ketij rajoni, paskan ndjekur nje politike perjashtuese, ndarjeje e percarje ne bastionin e socialisteve.

Ja statusi i plote i saj:

“A ka ardhur momenti pas një çerek shekulli të analizojmë përse populli ka pakënaqësi të vazhdueshme nga politikanë dhe nga drejtues të lartë shtetërorë të të gjitha forcave politike?

Flasim për rëndësinë e dekriminalizimit në sektorin publik. Po a ka ardhur koha të kthejmë vëmendjen drejt reformimit të partive politike, permiresimit cilesor të drejtimit në strukturat drejtuese të partive politike të çdo niveli? Përmirësimi i dukshëm në cilësi i përfaqësimit të partive politike padyshim do sjellë përmirësimin cilësor të qeverisjes do prodhojë drejtues me integritet të lartë, duke shërbyer me vetëdije dhe duke lënë mbrapa kultura të shitjes së pozicioneve të punës apo shërbimeve të shtetit dhe më keq akoma të pushtimit të vendeve të punës me të paaftë.

A do populli që elita politike të përfaqësohet nga elita intelektuale? Që studentët e shkëlqyer në ekonomi ti shohim nesër në drejtim te financës së vendit, studentët e shkëlqyer te drejtësisë të marrin drejtimin e sektorit te drejtësisë së vendit, që më të suksesshmit të jenë nesër kandidatët për kryetarë bashkie, partie apo për deputetë?

Mos vallë është kjo më pak e rëndësishme se ligji i dekriminalizimit?

Nisëm një punë të shkëlqyer ne rajonin Vlorë – Gjirokastër për reformimin e partisë socialiste të drejtuar nga Deputeti Kokëdhima. Me qindra djem dhe vajza të shkolluar u bënë pjesë aktive duke e përmirësuar dukshëm cilësinë e drejtimit në parti. Një përpjekje që dha rezultat deri në trefishim të anëtarësisë. Ndryshimi apo risia në politikën tradicionale natyrisht që has pengesa apo pranohet me vështiresi por kthim prapa nuk ka dhe nuk mund të ketë për sa kohe ndryshimin e kërkon koha dhe njerzit.

Këtë mesazh mendova të ndaj në këtë 25 vjetor të partisë socialiste. Gëzuar!”

Nderkohe, kryetari i Forumit Rinor Socialist në Vlorë (FRESSH), Klajdi Myzaferaj i është përgjigjur komenteve të deputetes Mira Shehu. Myzaferaj i kujton Shehut se PS në Vlorë ka qenë gjithmonë fituese. Sipas tij, lidershipi socialist,  Edi Rama, ka ditur gjithmonë ta drejtojë PS-në drejt sukseseve elektorale.

Letra e plotë e Kreut të FRESSH Vlorë, Klajdi Myzaferaj:

“Si përgjigje ndaj deputetes Shehu, po e bej këtë status.

Ecuria e Partise Socialiste ne Qarkun e Vlores pergjate 25 vite te aktivitetit te saj, ka treguar vetem rezultate te shkelqyera dhe gjithmone ka qene fituese ne kete qark.

Ky eshte nje tregues i qarte, se lidershipi i Partise Socialiste gjithmone ka ditur ta drejtoj dhe ka qene ne pararoje te reformormit te vazhdueshem, per te cilat edhe rezultatet e ketij qarku kane qene ne favor te PS.

Natyrisht, qe reformimi eshte gjithmone i nevojshem, per sa kohe qe shoqeria dhe gjithe aktoret e tjere shoqerore, duke perfshire ketu dhe partite politike, kane nevojë për reforma. Kjo, gjithmonë do të funksionojë kur reformat ndërtohen mbi parime dhe standarde gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese, ashtu si u ndërtua kjo reformë që ju e quani “madhështore”.

Në emër të kësaj reforme u përdor parimi “një person, një funksion”, kur në realitet nuk funksionoi ashtu, por u promovuan njerëz pa identitet, duke u dhënë njëherësh nga 2, 3 apo 5 funksione në parti.

Ndërkohë, që u nëpërkëmbën e u përjashtuan shumë të rinj, por jo vetëm, që kanë treguar vlera morale, kulturore e sociale dhe madje kanë sakrifikuar në vitet e vështira të opozitarizmit. Në vend të tyre ju preferuat njerëz anonime, që e njohën PS vetem ne pushtet. Dmth vetem per ti vjele frytet. Dhe ky është TURP !!!

Ndaj, gjej rastin qe ne kete 25 vjetor te Partise Socialiste, t’ju uroj gjithe socialisteve gezuar festen dhe ashtu si deri me sot, te mbeshtesin fuqishem kryetarin dhe kryeministrin Rama ne te gjitha reformat qe po ndermerr ne interes te zhvillimit te vendit dhe integrimit europian te tij”./ Skandal.,al

6 komente në “Deputetja socialiste Mira Shehu, “rrihet” labçe nga socialistët race”

  1. gero says:

    PS,PD,LSI te shpallen jashte ligjit.

  2. mirel says:

    Team Kokedhima me Team Rami. Njeri me i mire nga tjetri. Hidh zaret dhe kush te dale njelloj eshte. ??
    PSja e vertete, populli i Vlores, ska fituar asgje, pervecse eshte perdorur per te marre pushtetin zuzare te tille si Nano, Rama, e Kokedhima.
    Keta horra vete i zgjedhin dhe i imponojne kandidatet e PS ne Vlore.
    Ndaj dhe kjo bucja e Kocos, dhe ky lamashi i Edit ta mbyllin gojen dhe te mos e zene ne goje Vloren dhe Vlonjatet.
    Dhe ma spjegoni kete fjalen “race” se nuk po e gjej ne fjaloret e vjeter te Shqipes. Sene fjaloret e rinj qe miratohen me tendera dhe koncesione nuk i perdor.

  3. Antropologu says:

    U pordh qe ne mandatin e pare Ripjellja…

  4. rilindja jote says:

    O z. Klajdi,po ti si kryetar FRESH-i cfare ke bere per sistemimin e te rinjeve me kontribut,pse ke heshtur dhe nuk ja ke bere prezent z. Rama ,apo ke pare vetem byrthen tende ne karrike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje