Gjergj Cukali, ose siç njihet ndryshe edhe si i forti i rrugës “Myslym Shyri”, është vënë në pranga nga forcat “Shqiponja” për llogari të antidrogës.
Policia e Tiranës ka finalizuar mbrëmë në mesnatë një operacion të gjerë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së drogave të forta, që çoi në pranga edhe bashkëpunëtorët e Cukalit.
Detajet i dha në një konferencë për mediat drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj:
“Në pranga në kohë të ndryshme janë vënë 16 anëtarë të një grupi kriminal, që shiste kokainë në disa zonë të kryeqytetit.
Të arrestuarit e operacionit të koduar “Tangent” janë shtetas nga disa qytete të Shqipërisë, por edhe nga Kosova. Ndër ta ka edhe të dënuar më herët për vepra të rënda penale.
Në pranga mbrëmë, në kuadër të këtij procedimi penal janë vënë 7 shtetas:
1.Gjergji Cukali, 37 vjeç, nga Tirana, i dënuar më parë për “Pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje”;
2.Artur Tarja, 36 vjeç, nga Tirana, i dënuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;
3.Muharrem Kallushi,32 vjeç ,nga Tirana
4.Vjollca Gjoka, 46 vjeçe, nga Tirana;
5.Gentian Balliu, 30 vjeç, lindur në Kurbin e banues në Tiranë;
6.Armand Gjoka, 50 vjeç, nga Tirana;
7.Krisald Kundraxhi, 29 vjeç, nga Tirana, i dënuar më parë për veprën penale të prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike
Në kohë të ndryshme më herët, në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar edhe 9 shtetas:
1.J. K., 26 vjeç, nga Tirana;
2.A. M., 37 vjeç, nga Prishtina;
3.J. B., 33 vjeçe, nga Prishtina;
4.4. H. T., 45 vjeç, nga Kavaja;
5.A. T., 27 vjeç, nga Kavaja;
6.J. H., 26 vjeç, nga Durrësi;
7.A. S., 26 vjeç, nga Korça;
8.G. Ç., 25 vjeç, nga Korça;
9.M. J., 33 vjeç, nga Tirana.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e “Porcelanit” dhe në rrugën e “Elbasanit”.
Përmes veprimeve proceduariale duke përdorur edhe medota speciale, Policia e Tiranës ka dokumentuar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike për këtë grup kriminal. Hetimet kanë provuar se shtetasit e arrestuar e siguronin lëndën narkotike përmes Gjergji Cukalit dhe më pas e shpërndanin, sipas porosive të marra nga klientët.
Provat materiale te sekuestruara:
282.1 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë;
25 telefona celularë;
5 automjete të markave te ndryshme;
15 çelsa automjetesh, të cilat dyshohen se jane mjete të lëna si garanci për dhënien e shumave të ndryshme të parave.
Të ardhurat mujore nga shitja e kokainës llogariten rreth 50 mijë euro në muaj.
Sektori për Krimin e Organizuar po heton edhe pasuritë e vëna nga aktiviteti kriminal i anëtarëve të grupit.
Për shtetasin Gjergji Cukali, është ngritur edhe akuza e “Falsifikimit të dokumentave”, pasi iu gjet dhe sekuestruan një kartë ID, Patentë dhe Pasaportë biometrike të falsifikuara”.
Kush është Gjergj Cuakali dhe problemet me ligjin
Përballjet e Gjergj Cukalit me forcat e rendit datojnë hershëm, madje edhe atëherë kur ai supozohej të ishte në burg.
Më 19 qershor të vitit 2008, kur Cukali kishte marrë leje nga burgu, pasi vuante dënimin për pengmarrjen e vitit 2004 të Fatjon Demirlikës, u kap duke lëvizur me një mjet luksoz, që rezultonte i trafikuar.
Policia e Tiranës tha se oficerët e Antitrafikëve sekuestruan automjetin “Porsche Cayenne”, me targa 5482-KS-675. Ky automjeti u bllokua në rrugën “Myslym Shyri”, në Tiranë sepse rezultonte i vjedhur jashtë Shqipërisë.
Në momentin e bllokimit mjeti drejtohej nga shtetasi Gjergj Cukali, i dënuar me 10 vjet heqje lirie. Ky incident i parapri edhe disa ngjarjeve të tjera, për të cilat Cukali u bë protagonist pas përfundimit të dënimit.
Në 2011 u ndalua për një tentativë vrasje, por u la i lirë pasi ngjarjen e mori përsipër shoku i tij. Ndërsa po gjatë këtij viti, ai u ndalua për dy ngjarje të tjera, fillimisht për kanosjen e një polici privat e më pas për armëmbajtje pa leje.
Pengmarrja e Demirlikës Gjergj Cukali mori “statusin” i forti i “Myslum Shyrit” pas pengmarrjes së Fatjon Demirlikës, 11 vjet më parë, në bashkëpunim me 5 persona të tjerë, duke kërkuar 100 mijë euro për lirimin e tij.
Ngjarja për të cilën Cukali u akuzua si drejtuesi i grupit dhe ideatori i pengmarrjes, duke u dënuar më vonë me 10 vjet burg, daton më 17 korrik të vitit 2004, kur pengu Fatjon Demirlika kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Gjermania, ku edhe ishte njohur me Cukalin dhe miqtë e tij.
Vetëm 300 metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Cukali me shokë morën peng duke i kërkuar të atit 100 mijë euro në këmbim të jetës së tij. Grupi që më vonë do të njihej me emrin “Cukali”, përbëhej nga 6 persona dhe drejtohej nga Gjergj Cukali.
Të dënuarit për ngjarjen ishin, Gjergj Cukali, me 10 vjet burg, Durim Gurzi, 16 vjet e 8 muaj, Florian Metalla, 9 vjet, Ledio Lito, 8 vjet, Eduart Kuka, 8 vjet dhe Ilir Kodumi, po me 8 vjet burg.
Si shpjegohet qe “te fortet” te cilet bejne krime ne Shqiperi jane ne shumice absolute myslimane. Te jete rastesi?
Ta shpjegoj un. Feja myslymane eshte feja mbizotetuese ne shqiperi me 80% te popullsise. Ja ta shpjegova.
Si spjegohet qe 90 %te krimeve terroriste i bejne myslimanet ne bote?
Ariu e dim qe je i njejti me ate lart . Ske pse nderron emer. Sepse terroristet jan myslyman . Ja ta shpjegova dhe kte. Tani ne nuk do mbrojme terroristet.
Pyet Janullen se ta shpjegon ai me mire
“The Arrnaut Conection” duhet te quhet ky grup, tash u perzi leshi edhe me kosovar!
Keta jane autoktone, rraca ariane, ahahahaahahahaaha
Qepe hale e halese je i ardhur ketu sillu sic eshte per tu sjellur se perndryshe te tredhim koqet arixhi i Janulles more vesh mora thuaj zgjebs brekshurre
merr fryme dhe qetesohu, shqiptar barbar
@pederi alias enteri, kurse ti shet droge te legalizuar, si psh. Ouzo te peshurret qe qelbet perendimin me kete shurre dhije!
kryetari i grupit te pengmarrjes Cukali dhe denohet me 10 vjet,personi tjeter qe eshte i dyti apo me poshte 16 vjet ,kjo eshte drejtesia shqiptare