Festa e 25-vjetorit/ Rama: PS do të mbetet forca e parë dhe udhëheqëse në këtë vend

12 Korrik 2016, 20:25Politika TEMA

Partia Socialiste po feston 25 vjetorin e themelimit të saj. Në ceremoni janë të ftuar 1500 persona, themelues, drejtues të strukturave, deputetë dhe ish-deputetë

Një ftesë iu dërgua edhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, por opozita përfaqësohet nga ish-deputeti Tritan Shehu, i cili theksoi se Partia Socialiste është një partië e rëndësishme në spektrin politik shqiptar.

Si një nga më të hershmit në parti, Pandeli Majko vlerësoi kontributin e ish-liderit historik Fatos Nano.

Majko: Vlerësoj Nanon për atë që bëri gjatë viteve të burgut, e ktheu PS në institucion të demokracisë.

Duke e cilësuar si një shkollë jete, kryeministri Edi Rama iu drejtua me një fjalë të pranishmëve me një fjalë me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

Rama: Faleminderit gjithë të ftuarve tanë, të gjithë drejtuesve të partive aleate, të partive në tundimin për t’u bërë aleate apo partive që as që i duam për aleate. E kam fjalën për Tritan Shehun.

Tritan, mirë se ke ardhur, por as që duam të bëhemi Aleat. Faleminderit themeluesve jo të kësaj partie, por të kësaj shkolle të madhe jete, të pranishëm ose jo, për ata që e kanë themeluar Partinë Socialiste, sepse kjo shkollë jete dhe politike është në dispozion të gjithnjë e më shumë njerëzve.

Rama tha se qeveria ka bërë gabimet e saj, pasi nuk është e përsosur.

Rama: 25 vjet janë shumë pak për një parti historike evropiane, por janë shumë për të kuptuar se si do të jetë e ardhmja jonë. Të mësojmë sa duhet dhe si duhet nga vitet qysh kur kjo parti është krijuar. Unë nuk e di sa kam mësuar, por di që kam mësuar shumë dhe nëse më pyesni mua për të ardhmen, ju them; është e gjitha në dorën tonë. Mjafton që të jemi jo thjesht qartë, por plotësisht të sigurt të bëjmë detyrat që na beson e ardhmja. Janë arsye që ne do të mbetemi forca e parë dhe forca udhëheqëse në këtë vend.

1 komente në “Festa e 25-vjetorit/ Rama: PS do të mbetet forca e parë dhe udhëheqëse në këtë vend”

  1. albatross says:

    Nese do mbetesh foca e pare dhe udheheqese nuk varet nga ty dhe qeveria jote por nga ne dhe vota jone…Po afron dita kur vota jone do te marri vleren qe i takon dhe do ti jepet atij qe e meriton…Te kemi zgjedhur qe te punosh per popullin dhe nese nuk e ben nuk e kemi te veshtire te votojme dike tjeter..Kete ka te mire demokracia e vertete qe te kuptosh ti dhe Berisha se pushtetin nuk e keni trashegimi nga te paret por ka dhe te tjere bij nenash me te zote se ju ..25 vjetori juaj eshte qe ju te kuptoni jo se c”keni bere per Shqiperine Europiane por per POPULLIN SHQIPETAR dhe dinjitetin e tij per te hyre ne Europe..Shikojini fshatrat , fshataret qe jetojne akoma si ne mesjete..Shikoni pensionet e tyre 70..80..90..mije lekeshe ku vetem ilacet e tyre kushtojne me shume se ato..Jetojne akoma me bagetite perkrah dhe ju nuk bete asgje…Ndertoni stadiume e shpenzoni miliona per futbolliste qe sjane shqipetare , por per leke , behen atdhetare te flakte..Ai populli i thjeshte te ka sjelle ne pushtet ,,,mos e harro!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje