Harito: Na kritikoni, por me fakte, me emra... Ministrja replikon në FB me kritikët

12 Korrik 2016, 12:34Politika TEMA

Na kritikoni, por për gjëra konkrete, shkruan në një postim në Facebook, ministria e Inovacionit, Milena Harito. Ministrja ka ftuar të gjithë skeptikët dhe ata që, sipas saj, ofendojnë e shajnë në media elektronike dhe Facebook, që të bëhen edhe më kritikë ndaj punës së përditshme të qeverisë dhe ministrisë që ajo drejton. Ministrja Harito u ka lënë një “derë të hapur” që të paraqesin edhe propozimet apo sugjerimet e tyre për të përmirësuar shërbimin e qeverisë ndaj qytetarit.

Postimi i plotë i Ministres së Inovacionit, Milena Harito:

“Në këtë faqe kam raportuar dita-ditës punën herkuliane që kemi bërë me stafet. Duke vënë në dukje gjithë çfarë kemi çuar përpara, pa ju përgjigjur komenteve negative.

Por mendoj se nuk duhet të hesht kur lexoj lloj-lloj shkrimesh që akuzojnë PA EMRA ministrat, pra kolegët e mi, mua, për paaftësi, luks të shfrenuar, arrogancë e 1001 të zeza.

Na është bërë sport kombëtar vetëdenigrimi.

E pra JO !

Së pari çdo akuzë duhet të shprehet me emra e fakte. Është shumë e lehtë të shash në grup, pa argument, pa fakt, thjesht për të shprehur pakënaqësinë e paevitueshme nga jeta.

Së dyti i kam parë koleget e kolegët e mi të punojnë ditë e natë pa u kursyer, duke sakrifikuar kohën, familjet, miqtë, shëndetin… Për të çuar përpara punën e përbashkët. Me 1000 vështirësi, pa u stepur, duke mos treguar lodhjen, duke duruar shumë akuza të padrejta.

Së fundmi do ti lutesha çdo shkruesi, komentatori dhe spektatori, jo të mos shajë, por vetëm të shoqërojë çdo sharje me një propozim.

VETEM KAQ : 1 sharje/akuzë/kritikë të shoqërohet me 1 propozim : si bëhen gjërat ndryshe / më mirë”.

13 komente në “Harito: Na kritikoni, por me fakte, me emra… Ministrja replikon në FB me kritikët”

  1. Prudentino says:

    Budallaqe ! Pse po distancohesh ? Duket dhe ti ke verejt qe ka ministra qe vjedhin por ti nuk do qe te identifikohesh me grupin e tyre.
    Qe ishe budallaqe kete e dija, por qe ta shkruje vete kete nuk e prisja.

  2. Anetar i PS says:

    A keni dashnore dhe dashnore te tjere per te rregulluar. Po hajdute e kriminele te kalibrit tuaj a keni me.
    Ti “herkulja” e informatkes” , “kusherira e devotshme” i ke testuar ministrat “Punetore”, “Te ndershem”, si Shukriu dhe me keq sepse i mbyllet me leke vidiot e ministrave te tjere.
    Eshte turpi me i madh qe PS eshte katandisur ne nivele te tilla: kurveri, nepotizem, parlament i kriminalizuar, popullsi te papune ne nivelet ekstreme, nje popull qe kerkon te abandonoje trojet e tija, ku 95%-97% e PPB zoterohet nga 3-4% e popullsise.
    Turp, turp dhe vetem turp. Mos u drejtoni me per vota ne popull ju hajdute, mashtrues, qe po e ndani Shqiperine ne jug e veri (diskriminim total i veriut te Shqiperise).

  3. vrojtuesi says:

    Zj Harito. Me duket se DAP qe ju edhe K/ Ministri e ka ngritur ne qiell per menyren se si po fuinksionon. Me se di eshte ne ministrine tuaj por nga pervoja ime dhe shume kolegeve te mi ky insitucion vetem ka ndryshuar formen e korrupsionit, do thoni ju por si… po ja nqs. konkuron me te njejtin nivel pozicioni si specialist, pergjegjes …etj del perseri para komisioni testim me goje , nuk e di por per çfare eshte ky lloj testimi mund te jene ne testim 2ose tre persona dhe po kaq edhe vendet bosh …komisioni te kthen me em-eil se nuk je fitues. Kur ky/kjo person ka fituar pozicionim qe me perpara dhe ka vite qe punon por kerkon konkurim ne nje digaster tjeter komisioni e nxjer te pa pershtateshm dhe çudia nuk mer asnje. Si ka mundesi zj.Mministre, per keto Wudira te tilla. Vendet mbahen per njerzit e tyre, nqs nuk ka ardhur per konkurim mbahen rezerve zj.Ministre. Edhe ju e dini kete por heshtni se ju vjen per shtat. Nuk e mer konkurimin nqs nuk ke futur mik ministrat ,deputetet , qote dhe ju e nderuar. Po keshtu edhe ne Bashkine e Tiranes e nderuar ministre, po flas per vendet me n/punes civile njejta skeme qarkullon. Ne te gjitha insitucionet dhe DAP-i kun nuk i intereson konkurenti i kthen dokumentat per gjera bajate …ta ka kaluar 2 dite raporit mjekesor.. apo vleresimi nuk eshte i muajit te fundit etj.,….etj ju faleminderit.

  4. E Verteta says:

    Po mire thote o Prudentino(se me paske edhe emrin e mafiozit).Jemi mesuar te shajme ne grup.Ajo thote me shkruani me emer e mbiemer kush jane keto persona dhe me fakte.Ti ke nje avantazh se perdor nje emer cfaredo keshtu qe je i mbrojtur. Nese ajo me pas nuk ben gje ateher ke te drejte te vazhdosh luften tende ne FB dhe ta diskretitosh me liber shtepie.Cfare ka ketu per te quajtur kete grua budallaqe????? Apo se ashtu te teket ty se mbase ke fjetur shtrember.Vetem vrer nxirrni nga goja dhe ashtu do ju shkoj jeta duke vjellur vrer.

    1. Prudentino says:

      Po qe eshte budallaqe nuk nuk varet nga çfare shkruajme ne te dy.
      Zonja te na thote sa para paguan ne vit shteti per pushimet e pamotivuara ligjerisht, pra nga puna qe ben ajo ne qeveri.
      Do ta shikosh qe demi i kesaj Milenes ben 40 milione euro ne vit.
      Sa duhet te beje qe te quhet budallaqe?

  5. E vertata says:

    Antari i PS ke te drejte per shume gjera por ama nje gje nuk ke te drejte.Kur i ofrohet nje pune ndonje te riu refuzon pasi thote: pse mer jahu ket pune do bej une e” dhe ka aq para sa te rri pa pune dhe te verdalloset kafeneve.Kur po ky i ri shkon jashte shtetit fillon te beje cfaredo lloj pune. Si e shpjegon kete te lutem? Perse ndosh kjo? A ka njeri te me jape ndonje shpjegim?

    1. Anetar i PS says:

      i/e nderuar “e verteteta” nuk te paragjykoj per sa shkruan, pasi ndodhin dhe te tilla raste. Por kjo nuk eshte e pergjitheshmja. Po flasim per mizerjen ku e ka katandisur vendin politika, per me keq “Rilindja”, ku ne kishim shume besim. Kjo “Rilindje” e ka katandisur vendin si mos me keq. Kur vendi drejtohet nga Kriminelet e panumert ne parlament, “Hajdute me çizme” te tipit Beqja, Haxhinasto, Gjiknuri, Ahmetaj, etj., Drejtore e drejtoresha te emeruar per “vlera te veçanta” pa asnje dite ne praktike por direkt nga shkolla ne dikastere qendrore te tipit Briseida Shehu, Spiropali, etj. qe nuk dine cfare flasin e bejne, si ajo ne emer te gjenerates qe flene ne darke te njeri e shkon ne mengjez te tjetri, etj. Na del dhe kjo e “e zgjuara” kusherire, informaticiene e madhe dhe na i mbron, kur i gjithe populli i shikon dite e nate se cfare bejne keta ministra, ku i bejne plazhet, si marrin pjese ne eventet nderkombetare me te kushtueshme, si i shtojne perdite asetet, pa u hyre gjemb ne kembe, si vidhen perdite bankat , portet e aeroportet, pa u cenuar kerkush, si po jepet ne koncesion cdo gje shqiptare:nentoka, pyjet, energjia, rruget, tani se fundi edhe mbledhja e TVSH, etj. Çfare i ka mbetur me te beje kesaj qeverije dhe ketij palo kryeministri?. Po te tregoje barcaleta. Ah harrova i ka mbetur edhe miratimi te fuse ne Shqiperi dhe plehrat e botes, edhe kete pune ditesh. Ju lutem me kuptoni drejt, jam socialist, kam pritur shume, por kjo qe po ndodh me Qeverine e Edi Rames nuk ka vend ku te rrin. Nuk i ka fajin as Saliu, as Blushi, as socialistet e ndershem qe e kritikojne, por “pipi çarapeverdhi” qe tregon barcaletat e kripura te duçes

  6. Den says:

    Po ti çfare beje kur bridhje me opoziten
    Ti ishe kryeshpifarakja me e shemtuar

  7. Ela says:

    Po te jap pergjigje une:dikush thote qe pagesat jashte jane me te nedha ( edhe une nuk jam dakord me keta sepse jashte te ngelet shume pak nga roga nese punon me ndershmeri ne fund te muajit),kurse brenda Shqiperise duan pune me pc sepse e sheh komshia e dashura kusheriri, pra jemi thjesht budallenj duam te tregohemi ato qe sjemi, pa marre parasysh se cdo pune eshte dinjitet

  8. capi says:

    O Milena,
    Ne FB, dhe asgjekundi tjeter nuk behet debat me kritiken, me masen, me popullin. Po ata degjohen, mbahen shenim vrejtjet konstruktive etj., etj. Dhe ne momente te caktuara, publikisht, vleresohen dhe levdohen kritikat, tregohet konkretisht se cfare masa jane mare per korigjimin e vrejtjeve, etj., dhe me lezet u terhiqet vemendja atyre qe … . Dhe ka sa te duash nga ata qe e shperdorojne frymen e kritikes, per 100 aresye. Po karroca nuk mund te vihet para kalit – sic ndozot Ti ben me postimin tend, po ta lexosh ate mes rreshtash.
    Sa per punen Herkuliane, i bie qe te jesh Ti Herkuli qe ke lene papune Herkulet e vertete te administrates te Bashkise te Edi Rames, qe e paguan me papunesi ndershmerine e tyre tamam Herkuliane. Dhe kjo nuk eshte nje pune e vogel, tendja. Gjithesesi – ministrat dhe nepunesit e tjere nuk nenkuptojne PS, sepse PS eshte nje ideal i madh sa gjithe Shqiperia.

  9. foti says:

    Mos u fryni shume burive Z.Ministre per punen e qeverise se te meta dhe mos mbajtje premtimi ka shume .Jubertitet qe provimi matures shteterore ne gjuhen angleze doli mbi 98% dhe me note mezatare 7.Dua t’upyes sa % e atyre maturanteve komunikojne lirshem ne gjuhen agleze?Kam mendimin se jane shifra shume te fryra dhe jo reale.Lereni propaganden.

  10. DIA says:

    E para meqe doni me emer jeni ju Z ministre se drejtoni nje ministri qe eshte bere enkas per ju kusheriren, ky digaster mund te ish fare mire drejtori , e dyta ka pasur nje proces hetimi per raportin mjekoligjor te vajzes 15 vjecare qe vdiq ne Sarande para nje viti e ca eshte e implikuar familja jote ne raport, mund te na thoni kush ja vuri pllaken etimeve dhe e lane nje vajze 15 vjecare te vdese pa dhene llogari njeri, e treta kryeministri vetem vleren e gravatave qe nderron nuk arsyeton dote me rrogen e tij e ke vene re apo i ble tek gabi , po mjani me me demagogji kaluan 3 vjet dhe ju vetem keni vjedhur dhe kur u pyesim na tregoni se hajdutet para jush vidhnin me shume, mot zonje mbaron kronometri per ju te votohet ne 21 korrik dhe refarma dhe mbas pushimeve verore te filloni te konkuroni me partite e tjera kush do kete suitat me te mira ne burg.

  11. ILIRIA says:

    Qe jeni te gjithe te korruptuar si te majte dhe te djathte si ne qeverine qendrore edhe ne qeverine lokale si gjykates dhe prokurore kjo ska nevoje per fakte dhe prova por boll tju shikosh shendetin si ishit ne opozite dhe si jeni tani ne qeveri ose tju shikosh mireqenien me shtepi dhe pasuri dhe tju krahasojme me nje te pa pune ose me nje te punesuar me 22 apo 30 mij lek ne muaj rroge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje