Për shpërfillësit e ligjit dhe frikacakët nga reforma (një përgjigje Bujar Nishanit për skandalin presidencial)

16 Korrik 2016, 18:30Politika TEMA

Nga Ditmir Bushati

Habitem se si një President që ka mesatarisht 2-3 këshilltarë për çdo çështje (përfshirë ato protokollare), nuk sqaron opinionin publik për veprimin e tij të paprecedent në shkelje të ceremonialit të shtetit dhe praktikës së konsoliduar diplomatike shumëvjeçare, por preferon të keqpërdor tellallët e vend strehimeve politike.

Ceremoniali i shtetit, si pika e vetme e referimit për protokollin e shtetit që siguron mirëkuptimin e bashkëpunimin midis institucioneve, është fare i qartë. Ai aplikohet njësoj për Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, Ministrin e Punëve të Jashtme. Ceremoniali nuk lë shteg për interpretime partiake, e as për trajtim privat të institucioneve shtetërore.

Koha e trajtimit të trupit diplomatik mbi bazën e “vendeve të rezervuara” ka perënduar që kur shqiptarët me votën e tyre të lirë e nxorën në opozitë partinë e zotit President. Trupi diplomatik nuk është “mërgata e qyqeve” dhe as e “qokatarëve”, por një trupë e një shërbim që punon për interesat e vendit e qytetarëve.

Keqardhje për Presidentin në kërkim të konflikteve të vockla, që hesht dhe pranon çimentimin e kulturës së korporatës në drejtësi. Është mendësia e korporatës, në shpërfillje të plotë të rendit demokratik, që tregojnë me gisht mbi 93% e shqiptarëve sot. Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët nuk kanë investuar pak në këtë proces jetik për vendin.

Keqardhje për “amnezinë presidenciale” ndaj paranojës së partisë së zotit President për reformën në drejtësi, që po e çon këtë të fundit gjithnjë e më shumë drejt instikteve e metodave izolacioniste të Doktorrit, i cili, për hir të interesave të pushtetit dhe familjes së tij, u konfrontua me popullin dhe botën atlantike.

Zoti President, çlirojeni veten nga përdorimi i funksionit publik si pronë private dhe partinë tuaj nga paranoja e “rrezikut euro-amerikan”, çlirojeni veten dhe partinë tuaj nga sindroma e qarramanit, sepse për Shqipërinë çështja më madhore mbetet miratimi i reformës në drejtësi.

16 komente në “Për shpërfillësit e ligjit dhe frikacakët nga reforma (një përgjigje Bujar Nishanit për skandalin presidencial)”

  1. Fatmir says:

    ky esht ai ministri qe u xhiru ne argjentine ?

    1. X says:

      Ishte me motren tende. .

  2. Shelgura says:

    Meru me nje koz

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Ku shkon pa ftuar e gjen Pa shtruar

  4. Labi says:

    Te lufte z. Minister,president si ky mos na mbifte me ne dere .punoni me ndershmeri,se edhe per ju populli ka objeksione,Jo personalisht por per qeverine me Teresi,reflektoni me dashamiresi per popullin.pershendetje

  5. Korçari says:

    President leshi, një ulok i diot i Sali Kriminelit.

  6. Niki says:

    Nikiniki: Kush jep leksione protokollare, ceremoniale, ky BUTAK qe se ka idene e protokollit bashku me banden e tij qe i financojne udhetimet per te pare champions hyn me force ne nje aktivitet ku nuk ishte i ftuar!
    Turp per ata qe e kane kete minister

  7. kafe e hidhur says:

    nje leter idiote qe nje dipllomat nuk do e shkruante pavarsisht se do e mendonte.ministri jashtem dipllomati kryesor i vendit,nuk mund te flasi me te njejten gjuhe te kapterrit president.cfare fitove,rregullove mardheniet instituzionale,..jo.thjesht po nxjerr dufin tend.lerini ligjeratat e kota e tregoni qe jeni burra shteti e jo militant injorant.ato qe ke shkruar mund te jene te drejta e te verteta po qe ti i hedh benzine nje zjarri i bie qe je toc per vete.na kane mbyt alldauket ne kete vend.ste takon ty te besh komente per reformen,ke partine ke vet kryeminstrin zedhendes deputet.ti ne do te sqarosh nje episod ku mund te akuzohet dikasteri yt,jep versionin zyrtar mbi fakte pa i hyr komenteve emozionale me zhargon popullor si “doktorrri”..mbyllu dhe ti ne dhome me ramen e bashen e gjithe politikanet e atij vendi e mos dilni me

  8. Pablo eskobari deklaronte me mir nje varrit ne kolumbi sesa burg ne amerik ket gje mesa duket po e praktikon dhe Saliu me kartelin e tij te djatht

  9. Beni says:

    Bravo minister,Po ai nuk perfaqson dot ad partine e tij e jo me shtetin.

  10. Bushi says:

    Me matuf president si ky Nishanlliu,nuk e gjen ne bote.Eshte trap fare.Dhe ai keshtu do ngelet gjithnje,koqe kandari,se udhehiqet nga ideologjia e kryekriminelit Sali Mut Berisha.

  11. beni says:

    Zoti Bushati,
    Po lexoja edhe brockullat e Mal Berishes, dhe duke e konsideruar nje berishian te vertet ate njeri, jo se e ka gje Berishen, pasi ai eshte nga Mamurrasi megjithese shfrytezoi emrin e tij, por eshte berishian ne filozofi. Dhe justifikimi i tij ishte se ftesa e presidentit ishte vetem per ambasadoret, dhe vetem per ta, per te diskutuar ceshtjen e BREXIT. Kush do ta diskutonte dhe me ke, po ku merr vesh Bujar kapteri nga Brexit dhe implikimet e ketij procesi. Listen e ambasadoreve qe ishin ftuar per konsultime dhe udhezime ne Tirane nuk e harton Presidenti, por presidences i shkon nga protokolli i shtetit dhe nga ministria e jashtme. Si shpjegohet qe Nishani merr guxhimin dhe ben diferenca dhe dallime ne kete liste duke pranuar disa dhe duke mos thirrur disa te tjere. Si shjegohet qe Nishani do te diskutonte kete ceshtje me ambasador dhe diplomate perfaqesues dhe nuk pranonte kryediplomatin ne kete takim. Si shpejgohet qe do ta diskutonte kete ceshtje me Mal Berishen dhe Leonard Demin, (qe cdo regjim qe ka ardhur ne Shqiperi qe nga 1920, enveri i burgosi dhe i internoi, berisha i degdisi te dy keta, por eshte historia e dashurise& urrejtjes, te dy kelyshte e Berishes, dhe nuk do ta pranonte qytetatin, shkrimtarin, inelektualin dhe njeriun Visar Zhitin apo ambasadoret e emeruar nga qeveria aktuale. Dihet tashme se presidenca ka ngelur e vetmja fole e PD-se me cakej si Nishani, Pirro Ahmetaj, Mal Berisha, e ndo nje tjeter. kjo cete bandidtesh dhe injorantesh qe shkaterroi shtetin deri ne qelizen e fundit, perpiqet qe edhe me dhembin e fundit, presidencen te vazhdoje shkelmimin e shtetit dhe pegimin e progresit kombetar. Nuk dine ndryshe, singurimsa, kelyshe te komunizimit, pseudodemokrat, hajdute kriminele. Fajin e ka vetem nje njeri apo grup individesh, dhe keta jane Edi Rama me qeverine e tij qe ne tre vite nuk arriti te shporre nga zyrat, Nishanet, Ajazet, Llalla &co. Nishani duhet te shkonte tek lokali dhe ti kthehej kamarierit, pasi per ate ka lindur dhe nuk ka kapacitete tjeter. Berisha dhe berishianet e fundit qe po mbajne peng PD duhet te japin llogari per kete gjendje 25 vjecare dhe vjedhjet e krimet e bera.
    Zoti Bushati, pastro diplomacine pasi kjo eshte detyra juaj dhe nje gje e mundshme, pastrimi i plotikes eshte proces dhe do te behet, sigurisht qe asgje nuk arrihet ne nje dite, por ate qe ke ne dore beje. Sa veta ke ne diplomaci, edhe ambasadore, njerez te Berishes, por servile tuaj aktual, qe po presin nga do anoje tani e deri ne fund te mandatit. Kane filluar te te kritikojne pasi mendojne se jeni afer fundit te mandatit. Keshtu e kane zakon, por veproni pasi do te beni nje detyre kombetare e patriotike

  12. y says:

    Ky s eshte minister i jashtem, eshte Rama, ky thjesht paguhet.

  13. inf says:

    ky president
    njeri legen hajn i perkushtuar dhe i lepire mas boleve sali
    njeri hajdut qe perveç se pronave qe gllaberoi nuk beri gje tjeter
    po i vjen fundi sakatit pisit qorramanit siç tha Ministri
    nji minister clas me kulture qytetare nji njeri i perkushtuar per
    Shqiprine me nji president rrugaç qe çfare i thote kasapi salih
    ben ky
    ptyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy rrace e flliqt o paranoje e gjalle je ti

  14. joel shkodra says:

    I ke rene anes e anes, o z. Bushati. Nuk i ke dhene pergjigje asaj qe ndodhi e pse ndodhi, por je marre me drejtesine. I quan “te vockla” keto konflikte qe, nga ana protokollare, jane te medha. Meso te jesh me konkret ne pergjigjet qe jep, ose me mire mos i jep fare.

  15. joel shkodra says:

    Pse nuk e botoni komentin tim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje