Rama i shkruan sërish Bashës: Gati të takohemi ose debat televiziv

17 Korrik 2016, 13:14Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama paraditen e së dielës i ka shkruar një tjetër letër kryetarit të opozitës. Pasi ka marrë përgjigje negative për letrën e parë, Rama ka ftuar Bashën në një debat publik në një televizion për të rrahur mendimet rreth Reformës në Drejtësi.Rama e fton Bashën që të mos mbrojë një grup të korruptuarish që kanë frikë nga bërja e Reformës.

Nga Edi Rama

“Zoti Rama, Lëri letrat e hapura dhe shfaqjet publike. Reforma në drejtësi kërkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike. Propozimi ynë bazohet 100% tek rekomandimet e Venecias, të cilat PD dhe PS i kanë pranuar si udhërrëfyesin e vetëm. Autorizo negociatoret e PS ti rikthehen negociatave për zgjidhje. Negociatorët e PD janë, sic e dini, të gatshem që sot.”

Zoti kryetar i PD,

e lexova me keqardhje dje këtë reagim destruktiv Tuajin ndaj letrës sime publike dhe lejomëni t’Ju rikujtoj publikisht se propozimi “i bazuar 100% tek rekomandimet e Venecias” jo vetëm nuk njihet si i tillë nga SHBA/BE, po është refuzuar kategorikisht dhe publikisht prej tyre.

Si mund ta pranojë qeveria e këtij vendi një “zgjidhje” të papranueshme për SHBA/BE, e cila hedh në erë themelet e Reformës në Drejtësi dhe hap një hendek të pakapërcyeshëm në rrugën e Shqipërisë drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian?!

Si dhe çfarë mund të negociojnë negociatorët sipas Jush, për sa kohë PD nuk lëviz nga ky propozim, që ka si kusht përjashtimin de facto të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e pastrimit të sistemit nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar?!

Si ka mundësi që pasi ka shterruar gjithë uji i Venecias, Ju të bëni shurdhin kryeneç ndërkohë që kambanat e alarmit për Shqipërinë bien nga të katër anët, e të përsërisni nga bunkeri ku jeni kyçur bashkë me Partinë Demokratike, të njëjtën kërkesë të papranueshme për të gjithë?!

I dashur Lulëzim,

thirrini mendjes, çlirohuni nga frika prej Reformës në Drejtësi dhe mos viktimizoni, për llogari të një grushti të korruptuarish, një popull të tërë që ka sot të drejtën e tij sovrane për të marrë mbrapsht, hakun e ngrënë 25 vjet me radhë nga të inkriminuarit që mbajnë peng drejtësinë në Shqipëri!

Ju kam propozuar të na paraqisni çdo ndryshim të dëshiruar që mund të gjejë dakordësinë e SHBA/BE dhe do ta pranojmë e do ta votojmë pa lëvizur asnjë presje. Ky propozim është shumë serioz dhe mbetet në fuqi deri në oren 10.00 të datës 21 korrik, kur ne do të hyjmë në sallën e Kuvendit për të votuar reformën.

Unë jam gati të takohem me Ju që nesër për të diskutuar ballë për ballë në kërkim të zgjidhjes së këtij ngërçi absurd. Madje jam gati, që nesër, të debatojmë edhe përpara shqiptarëve, në çdo format televiziv të pranueshëm për Ju, mbi pikën që ndan jo thjesht qëndrimet tona, po qëndrimet Tuaja, të Partisë Demokratike, me qëndrimin e unifikuar të shumicës sonë qeverisëse, të Shteteve të Bashkuara e të Bashkimit Europian.

Koha vrapon, sfida është historike!

Edi Rama

6 komente në “Rama i shkruan sërish Bashës: Gati të takohemi ose debat televiziv”

  1. bie shi says:

    ..Basha mund te kalkuloje bukur ..,por nuk eshte produktiv..s’kemi shume besim te gadishmeria politike

  2. Gimi says:

    Ore rrumpalle mos e humb momentin kaloje vendin ne zgjedhje te parakoshme dhe nxirr jashte loje berishovicet dhe meten. Behu burre dhe mos vazhdo te jeah frikacak deri ne legen per ate mut karrike te kryeministrit. Jepi te drejten popullit te votebesoje si kryeminister ose te largoje, ketu dallohen burrat e shtetit nga legenat dhe maskarenjte. Eshte momenti te provosh veten dhe mos ju lut me saliut se po behesh i neveritshem

  3. daniel says:

    Si the the te dale live ne tv ,Basha. Mos o Zot, po a e di Ti Zoti Rama se daljet e Bashes ne tv jane vetem video te pergatitura ?! Do te sugjeroja te ftosh plakun Mere me mire.

    1. Tiku says:

      Coje vendin ne zgjedhje dhe te gjithe shqipetaret e ndershem te majte dhe te djathte do te votojne. Reformen ta besh pa ju lutur askujt dhe do te ngelesh ne histori si kryeministri qe sfidoi mafjen dhe korrupsionin. Perndryshe je dhe ti si ata flet kot.

  4. Trl says:

    ZOTI RAMA ! NUK DEL DHJAM NGA PLESHTI. REFORMA DUHET TE MIRATOHET PA, PD DHE LSI, QE I TREMBEN KESAJ REFOFME . POPULLI ESHTE NE PRITJE TE MIRATIMIT TE SAJ .

  5. andromeda says:

    Rama, je në rrugë të mbarë, vetëm mos u dorëzo dhe qëndroi fort vetingut ndërkombëtar. Në këtë farë derexheje që e ka sjellë politika Shqipërinë vetëm ndërhyrja e paanshme e ndërkombëtarëve mund të vendosë shtet demokratik të së drejtës. Sot, edhe këlyshi malok i Skraparit të tradhëtoi haptaz. Ndaj të duhet të luftosh me të dy kampet e malokërisë shqiptare. Ti s’ke ç’humbet, vetëm në mos qofsh dhe ti si dy malokët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje