Ata janë fisi Himba dhe janë ndër fiset më të vjetra në Namibinë Veriore.
Janë të vendosur në Kaokoland dhe kanë një popullsi prej 50 mijë vetësh.
Megjithëse në Namibi ka një rritje të theksuar të turizimit dhe janë të hapur ndaj botës perëndimore, ky fis nuk do t’ia dijë.
Ata jetojnë ende bazuar në traditat e vjetra.
Flokët i lyejnë me baltë nga dheu i kuq dhe femrat nuk e mbulojnë gjoksin.
Jetojnë kryesisht me bujqësi dhe gjueti.