8 gjëra që duhet të dini për Tim Kaine, krahun e djathtë të Hillary Clinton

24 Korrik 2016, 12:28Bota TEMA

Tim Kaine u zyrtarizua si kandidati për zv/president i Amerikës, krah kandidates demokrate Hillary Clinton. Thuhet se përzgjedhja e tij u bë nga Bill Clinton, duke shtuar dyshimet se është Bill ai që drejton fushatën e zonjës Clinton. Por kush është Tim Kaine? Ja 8 fakte për ta njohur sadopak atë:

1.Para se të hynte në politikë, ai ishte një misionar në Honduras. Kaine e nisi karrierën pas-Harvardit duke shkuar në një mision Jezuitësh në Honduras. Ai e përshkruan atë kohë si gur themeli për formimin e tij dhe perceptimin e fesë.

2.Ai e nisi karrierën duke luftuar diskriminimin me bazë etnike,racore apo gjinie. Pasi u diplomua në Harvard, Kaine kaloi 17 vjet si një avokat për njerëzit në nevojë apo invalidët dhe të pastrehët. Ai drejtoi  takimin e parë të Koalicionit të Virxhinias për të ndihmuar të pastrehët.

3.Kaine përkrahu edukimin e hershëm duke ndihmuar në financimin e shkollave publike dhe cikleve parashkollorë, Ai punoi fuqimisht për zgjerimin e rrjetit të çerdheve dhe kopshteve.

4.Si Guvernator, Kaine luftoi fuqimisht për të ndihmuar parandalimin e dhunës me armë në Virxhinia. Pas masakrës së prillit 2007 në virxghinia, Tim firmosi një urdhër për të kufizuar përdorimin e armëve ndaj personave që gjykoheshin të papërshtatshëm. Ai gjithashtu firmosi një ligj që ndalonte rreptësisht mbajtjen e armëve të zjarrit në lokale ku shërbehej alkool.

5.Në qeverisjen e Kaine, Virxhinia u zgjodh si shteti me klimën më të mirë të biznesit dhe rritjes së fëmijëve.

6.Kaine është një përkrahës i të drejtave të grave dhe të drejtave të tyre për t’u riprodhuar, si dhe aksesit në sistemin shëndetësor. Ai luftoi fuqimisht për të mbrojtur të drejtat e femrave në punë dhe mbulimin shëndetësor të femrave shtatzënë.

7.Kaine është një avokat i LGBT dhe barazisë gjinore. Prej vitesh ai mbron të drejtat e komunitetit LGBT dhe është pjesë e fushatës për Të Drejtat e Njeriut. Si senator, ai prezantoi projektligjin sipas të cilit edhe martesat LGBT do të trajtohet njësoj përpara ligjit të taksave.

8.Kaine ka punuar shumë për të mbrotjur të drejtat e votës për gjithë amerikanët. Ai përdori autoritetin e tij si Guvernator për të mbrojtur të drejtën e votës për mijëra të burgosur./ TemA

1 komente në “8 gjëra që duhet të dini për Tim Kaine, krahun e djathtë të Hillary Clinton”

  1. ha ha ha nga pervoja u paska bere Guvernator direkt pasi shiste fiq ne rruge ne Honduras dhe pasi u mor me levizjen gay ne disa shtete, dmth qenka kokrra e Bthq…. tamam si kryetari i Bashkise se Tiranes, mashtruesi me i madh ne historine e administrates shteterore shqiptare. Forca cuna eshte koha juaj te na sillni ketu poshte ylberin ku keni kohe qe e keni hipur ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje