Lideri rus, Vladimir Putini mund të jetë në prag të shpalljes së luftës në shkallë të gjerë me NATO-n. Kërcënimi tronditës vjen pasi NATO dhe forcat ruse po grumbullojnë forcat në shtetet baltike, aktivitete këto që mund të shkëmbin stabilitetin botëror. Aleanca perëndimore ka angazhuar trupa dhe ka dërguar armatime në rajon, derisa Rusia po shton forcat në kufi, përfshirë edhe raketat bërthamore.
Paralajmërimi për këtë rrezik jepet në një raport të shkruar nga gjenerali britanik Richard Shirreff dhe ish-këshilltari i ministrit të Jashtëm të Polonisë, Maciej Olex-Szczytowski, transmeton Telegrafi. Ata thonë se “Perëndimi keqkupton Rusinë, duke supozuar se ajo do t’ju bindet atyre”.
Dokumenti thotë se Rusia mund të deklarojë luftë “brenda natës” dhe se NATO-ja nuk mund të jetë në gjendje ta ndalojë atë përmes mbrojtjes në Baltik – në shtetet si Lituania dhe Letonia.
Një mobilizim i shpejtë rus do të kishte “pasoja shkatërruese për Poloninë lindore dhe pasoja fatale për Aleancën”.
Rusia veç ka kryer stërvitje të shumta ushtarake dhe mobilizim masiv. Ndaj, dyshohet për lëvizje të trupave të gatshme për konflikt, që do t’i mundësonte Rusisë të bëhej gati për luftë shumë më shpejtë se NATO-s.
Raporti thotë: “Duke i kthyer këto ushtrime në një operacion kundër një ose disa shteteve baltike, kjo i jep pak ose fare kohë NATO-s”
Raporti me titullin “Armatosje për pengimin”, i bën thirrje Polonisë të shtojë mbrojtjen e saj për të përballur agresionin rus.
“Edhe nëse Moska nuk ka asnjë qëllim të menjëhershme për të sfiduar direkt NATO-n, kjo mund të ndryshojë papritur brenda natës dhe mund të zbatohet me shpejtësi të madhe, duke ndjekur planet tashmë të përgatitura”, thuhet aty. “Forcat e Rusisë në qarkun ushtarak perëndimor mund të forcojnë shpejtë njësitë dhe formacionet me pjesët tjera, nën mbulesën e stërvitjeve ushtarake – të planifikuara ose të parakohshme”.
Vladimir Putin ka lëshuar tashmë një kërcënim, kur mobilizoi Ushtrinë e tij për të ballafaquar forcat amerikane e britanike në Baltik, transmeton Telegrafi. Disa raporte thonë se Rusia është duke u përgatitur për luftë, ndërsa ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbachev veç ka thënë se NATO-ja është në rrezik “sepse praktikisht i ka shpallur luftë Rusisë.”
Momentalisht, Lindja e Mesme është duke shërbyer si pikë e nxehtë për konfliktet midis Rusisë dhe Perëndimit, pasi Kremlini po rrit fuqinë ushtarake në rajon për të luftuar gjoja ISIS-in, por kohë më parë ka bombarduar edhe një bazë amerikane e britanike me ushtarë të forcave speciale.
Anijet e marinës ruse gjithashtu janë përleshur dy herë me anijet amerikane dhe aeroplanët e tyre luftarakë kanë kryer sulme të simuluara në luftanijet e Pentagonit.
Ky eshte acarim i kote.Te dy palet te merren vesh per te cfarosur ISIS,se e pame mire cfare ishte “pranvera arabe”
Flitet se erdogani
Mbasi vrau pilotin turk per ti bere qejfin putin.
Pritet te shkoje ne moske me gjithe femrat e shtepise e fisit.
Nese putin do ngelet I kenaqur flitet se turqia do shpetojne nga epoka e gurit po ka te sigurt epoken e bronxit.
Pra fati I turqise varet nga cilesia dhe aftesia e gjinise femerore te erdoganit
Flitet qe erdogani mbasi I ofroi rusise bazen e saj ne kufi me sirine I ka ofruar putin dhe veten po nuk eshte pranuar.
Me kete menyre si po shkojne gjerat deri ne 2017 ka lufte dhe lufte qe do djege shume. Rusia ka nje lider qe eshte njelloj si paradhesit e vet. Pra do sulmoje ne menyre te rryfeshme si blickering-u duke i dhene shah mat NATOS. Aleanca eshte e rrezikuar nga demokracite super liberale qe ka dhe shume shtete jane super te dobeta si nga ana ushtarake ashtu edhe nga ana politike duke perfshire Shqiperine te paren.
Nuk ka nevoje Rusia qe te shpalle lufte. Ajo do te shpalle lufte vetem po u sulmua, ashtu si ka bere gjate gjithe historise. Atyre qe ju kruhet perseri suma dhe kane harruar historine, nuk eshte ndonje surprize e madhe qe ta provojne perseri.