Sot në Zululand ishte i ftuar Luçjan Bedeni, drejtori i muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi”. Folën për muzeun që, sipas Nanos që e kish parë në fundjavë, të emociononte. Është ndërtuar në një ndërtesë të vjetër, të cilën pronarët ia kanë shitur shtetit me një çmim shumë më të ulët se i tregut me kushtin që kjo ndërtesë të shndërrohej në muzeun “Marubi”. Dhe ashtu është bërë. “Ky është muzeu më i mirë e më modern që ekziston aktualisht në Shqipëri”, ranë dakord dy bashkëbiseduesit.
Më tej, Bedeni, një njohës i mirë i historisë së Shqipërisë, e në veçanti i historisë së fotografisë në vendin tonë, u përqëndrua tek Pjetër Marubi, tek jeta e tij, si përfundoi në Shkodër, dhe lidhjet e tij me këtë qytet. Nano e mbajti bisedën këtu për të folur edhe për të huaj të tjerë që kanë kontribuar për historinë e Shqipërsë, ndonëse nuk janë vlerësuar aq sa e kanë merituar prej nesh. Bedeni përmendi edhe italianë të tjerë. Njëri është ai që krijoi bandën e parë muzikore që, sipas Bedenit, ka interpretuar edhe në Lidhjen e Prizrenit. Një tjetër është ai që krijoi spitalin e parë shqiptar.
Lidhur me muzeun, Bedeni tha se vizitorët janë pothuaj të gjithë të huaj, turistë. Madje, edhe shkodranët e kanë vizituar në momentin që u përurua, por më pas jo.
Shtypi shqiptare gati as je finale nuk e la thane per muséum! Eshte sa per vlerat e fotografive aty, nuk binden shqiptare se shtypi shqiptare IU la futur Turpin ne tru per cdo gje shqiptare:ma mire majmum se shqiptar me tradita e me veshje tipik,jo ‘evropiane’ keshtu mendojne sot ‘albanistanezet’….
Pra mos prit ni que ‘albanistanezet’ te vleresojne rrenjet e tyre:nuk Kane e nuk duan rrenj e dignité,duan bashke me shtypin shqiptare,servilizmin e majmunllekun si volera kombtare,prandaj as albanistanezi nuk viziton kete muze,as shtypi shqiptare nuk bene reportazh per te!
Aty mungon kultura e spjegimit të fotove. Pra nuk spjegohen se kujt krahinet i përkasin llojet e veshjeve. Shkruen se asht dugagjinas apo zadrimor, por Veriu asht një dekor i madh i pasun veshjesh sipas dhjetra krahinash.
Muzeu shpreh pak histori, përzgjedhja e fotove le për te dëshiruar a thua se veshjet dhe kostumet janë gjithëshka qe fotografi i shquar ka fiksuar ne foto. Ka shume momente te historisë, te fotografuara te cilat duhet te gjenin vend aty. Dakord me sipër folësin shpjegimi i fotove i dobët, vizitorit nuk i shpjegohet asgjë për përmbajtjen e tyre, me e pakta kur nuk e gjen përmbajtjen te shkruar aty …….
Çmimi i biletës tamam për te huajt, i kripur per shqiptaret s’kanë buke me ngrënë………….
Fototeka “Marubi” ne Shkoder eshte thesar i fikesuar ne foto per historine, kulturen e popullit dhe kombit shqiptar. Por meqenese po ngrihet si problem se nuk shikohet nga vendasit si qytetaret e Shkodres dhe mbare shteti dhe kombi shqiptar, problemi qendron tek bileta e hyrjes kushton 7000 leke te vjetra. Kjo eshte e gjitha. Ne nje kohe qe te ardhurat mujore te nje individi, te nje familjeje dhe ne vecanerisht te nje pensionisti jane qesharake keto 26-te vjet te ashtuqujtures demokraci te “ndertuar” nga maskarenj, demagog, gangstera me politikan mafioza te tipit SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA eshte duke filluar nga 100 dollar amerikan.
Ku 5(pese) perqind e popullsise qe jane hajdutet me pushtet te politikes shqiptare qe shfrytezojne 95-se perqind te popullsise. Prej ketyre 15-te perqind eshte shtresa e mesme qe eshte shtresa kryesore qe mban ekonomine dhe finacat ne kembe si taksapaguese e rregull, e cila po shfrytezohet deri ne maksimumin e mundeshem nga palo politikanet dhe pushtetaret pervers dhe pisa me taksa, tatime dhe gjoba. Kurse pjesa tjeter prej 80-te perqind eshte shtresa e varfer dhe super e mjeruar.
Pra, si perfundim, me keto te ardhura financiare mizerabel si vendi, shteti dhe populli me i varfer ne Evrope dhe ne
Ballkan nuk ka si te shkojne te shikojne kete fototeke kaq me vlera mbare kombetare me cmime astronomike per shoqerine dhe taksapaguesin shqiptar.
Fototeka “Marubi” ne Shkoder duhet te krijoje nje gazete javore ku te botoje fotografina te ndryeshme duke i bere edhe pershkrimin e duhur si per personat dhe ngjarjet qe i ka te fikesuara.