“Vettingu”, Braçe: Basha s’ka turp, me dy standarde. Po humbin pushtetin mbi drejtësinë

27 Korrik 2016, 19:05Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe menjëherë pas deklaratës së kreut të PD Lulzim Basha se opozita po e diskuton “Vetingun” pasi s’ka pasur kohë dhe duhen respektuar procedurat,  akuzon se lideri demokrat vepron pa turp me dy standarde.

Pasi dekriminalizimin e votoi një minutë pas ndryshimeve në Kushtetutë. Për të tani që humbi pushtetin mbi gjyqtarët dhe prokurorët bën nazë.

Po citojmë të plotë statusin e tij në rrjetin social:

Lylzim Basha nuk ka turp!! Po fare fare.

Ate ligjin e “dekriminalizimit” e kemi votuar vetem nje minute pasi votuam ndryshimet ne Kushtetute.

Atehere nuk beri naze!

Ai ligj nuk ndeshkonte asnje krim te politikes dhe politikaneve.

Ky ligj qe i hap rruge procesit te hetimit te gjykatesve e prokuroreve, duhet te vonohet, sa me shume te mundet.

E kuptoni, po humbin pushtetin real qe kane.

Ate qe i ben te pabarabarte me qytetaret para ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje