Ambasadori amerikan kërkoi t’i ulë tonet e konfliktit mes partive politike që pas 21 korrikut, shpallën fitoren nga negociatat për reformën në drejtësi. Gjatë fjalës që mbajti në pritjen e organizuar nga Fatmir Xhafaj për miratimin e draftit kushtetues të reformës në drejtësi, Donald Lu u shpreh: “Pati një rezistencë të fortë, por reforma u votua se e donte populli”.
Donald Lu kujtoi qindra njerëz që e kanë ndalur në rrugë për t’i kërkuar kalimin e reformës në drejtësi. Ambasadori kujtoi edhe presionin që kishin deputetët nga elektorati dhe njerëzit që i rrethonin. “Kam folur me deputetë. Secili më tha të njëjtën histori: Tentoni ta votoni patjetër! Se kishin frikë të ktheheshin nga parlamenti, kur të gjithë prisnin që ata të votonin reformën në drejtësi” u shpreh ambasadori, që e mbylli fjalimin me një urim: Urime popullit shqiptar, ky është suksesi juaj!
NORMALE OR MIK,
TI E MORRE PENG PARLAMENTIN ME PISTOLETE NE DORE,
KUSH NUK VOTON EKZEKUTOHET.
PSEDOREFORMA, U MIRATUA ME NJE GRUSHT SHTETI.
AS QE NUK KA SHANCIN ME TE VOGEL TE BJERE DREJTESI PER SHQIPETARET.
GJITHSESI KETU DO TE JEMI E DO SHOHIM.
te falenderon ky popull
Arben jam dakord me komentin tend sepse eshte realitet, kur ra sistemi komunist ateher kam ken 16 vjeç dhe mbaj mend qe thoshim ishalla na merr dhe na drejton ndonje SHTET i superfuqishem se sa per ne Shqiptaret kemi mbetur pa SHTET dhe nuk do mundemi te krijojm SHTET kurr, dhe sot mbas 25 vitesh ky eshte realiteti ne marrim vesht vetem me diktatur,ndoshta ky eshte problemi jon se e dim fatin ton por nuk arrijm ta ndryshojm,ndoshta sepse jemi teper te zgjuar.
Ju zoti Lu mendoni se vertet keta jane deputet. Keta jane nje grup legenash qe te vjene per te vjelle kur i sheh dhe i degjon me ne krye Ilir Meten e Eduart Ramen.