Vlahutin: Disa gjyqtarë janë ndër njerëzit më të pasur në vend dhe pse kanë pagë 800 euro në muaj

3 Gusht 2016, 10:54Politika TEMA

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, për radion gjermane, Deutschlandfunk, deklaroi se reforma në drejtësi do të hetojë lidhjet e gjyqtarëve me krimin e organizuar.

“Tingëllon e çuditshme, por në fillim të viteve 1990, të gjithë gjyqtarët ishin të kohës së komunizmit. Më pas nisi një kurs gjashtëmujor për të formuar gjyqtarët e rinj.

E gjitha kjo bëri që korrupsioni të jetë një problem i madh i drejtësisë. Me reformën në drejtësi, gjyqtarët do kalojnë në të ardhmen në një proces hetimi, për të zbuluar lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe për të mësuar për të ardhurat e tyre.

Nuk është sekret, që disa gjyqtarë këtu janë ndër njerëzit më të pasur në vend- edhe pse marrin 800 euro në muaj”, tha Vlahutin.

Vetë Vlahutin është vendosur në qendër të debatit në Shqipëri për shkak të një raportimi se ajo është hetuar për fshehje pasurie në vendin e saj, në Kroaci.

“Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, është proceduar në vendin e saj, Kroaci, për mosdeklarim të të dhënave të sakta mbi pasurinë, duke shkelur ligjin për parandalimin e konfliktit e interesit, një instrument i rëndësishëm për parandalimin e korrupsionit,”thuhej në kronikën e transmetuar nga TV Klan.

“Komisioni për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit hapi një procedurë kundër saj, pasi Vlahutin nuk përmbushi detyrimin ligjor për të deklaruar në kohë, me saktësi dhe në mënyrë të plotë pasurinë e saj,” shtoi televizioni.

Akuzat ndaj Vlahutin kanë tërhequr dhe vëmendjen e kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili në një konferencë për shtyp të hënën sugjeroi që kjo ishte një çështje që duhet të sqarohej nga Bashkimi Europian.

Megjithatë, një kopje e dokumentit të cilit i referohet televizioni Klan e siguruar nga BIRN, tregon që procedimi në fjalë nuk shkonte përtej një kontrolli administrativ, në përfundim të së cilit ndaj Vlahutin nuk janë ndërmarrë sanksione.

Ndërkohë që delegacioni i BE-së në Tiranë nëpërmjet një njoftimi për shtyp sqaroi se ambasadorja i kishte bërë të gjithë deklarimet e duhura sipas ligjit.

9 komente në “Vlahutin: Disa gjyqtarë janë ndër njerëzit më të pasur në vend dhe pse kanë pagë 800 euro në muaj”

  1. dak ulqini says:

    Ke te drejte moj zemer, por kujt ti thush ketij populli qe akoma i beson prrallave me mbret?????????? Meremi me boten jo me veten se punet i kemi rregullu kalojm kohem me ju te BE e USA per defrim.

  2. Leone-53 says:

    Fjalet ngelen fjale n.q.s. ju (si perfaqsues te B.E-se) nuk e keni “kopsitur” ashtu si duhet DOSJEN e ligjeve te drejjtesise te 21 korrikut.
    Ne si qytetar shqiptar ketej jashte dhe aty ne Shqiperi po i ndjekin gjithçka qe po ndodh dhe thuhet dhe do jete e “lehte” per ne per te kuptuar se eshte “lozur” (sikurse deri tani) apo ka nisur gjithçka seriozisht.
    Shpresa eshte e fundit qe vdes!…

  3. Der Meister says:

    Jashte teme: E tepruat me gjithe keto reklama qe beni ne gazete, sidomos keto te fundit qe jane kaq intruzive. Nuk e di te tjeret po mua me bezdisin jashte mase edhe po vazhdoi keshtu nuk e hap me kete gazete.

    1. Real says:

      Nqs nuk e hap ti ,mos u bej tekanjoz,ta hap ajo ose une. T e jesh kaq te trashe sa te mos kuptosh qe reklamat mbajne ne kembe mediat ,ndersa ti lexon falas. Shko bleje gazeten dhe do japesh dore qe ajo te dale edhe neser.Der(r) Meister!

  4. Plaku Xhuxhumaku says:

    Kjo zonja Vllahutin paska nje problem me logjiken qe perdor, ose eshte perkthyer gabim. Cfare ka te cuditshme nese te gjithe gjyqtaret ne fillim te viteve 90 ishin te kohes se komunizmit???? Pse cfare duhet te ishin, gjyqtare nga Kroacia, apo me universitete amerikane. Pastaj pas kursit 6 mujor plasi korrupsioni dmth nuk kuptohet a u be mire apo keq qe u hoqen gjyqtaret e komunizmit, apo korrupsioni u krijua nga kursi 6 mujor, apo cfare. Po kjo zonja e di qe ata gjyqtaret e komunizmit, ne mos te gjithe po shume prej tyre sot gjallojne neper partite e dhjera politike shqiptare bija te PPSHse? A e di kjo qe ai Fatmir Xhafa gjyqtar komunizmi nuk ka qene po ka qene nje derro hetuesi qe tall menderen tashti e shet pordhe me kile te dera e Kuvendit. Ik oj Romana shiko punet e tua me mire e rregullo ndonje vile andej nga Dalmacia, se kur na qine amerikanet hajde de eshte gjysma e te keqes, po tani qe keni filluar edhe juve kroatet te na jepni mend, hajt me hajer.

    1. Grigor says:

      Thone se kur plakesh, t’i merr zoti mendtë. Ai thote: “Boll I mbajte, bjeri ketu tani se po ja jap ndonje tjetri qe I duhen me shume.”

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Te fala babit, Grigor. Ketij qe ke gjalle, jo atij qe ka vdekur. Dhe e dyta, kete punen e mendve ti nuk ke per ta marre vesh ndonje here, se e ke koken bosh qysh tani qe kujton se je i ri.

      2. Plaku Xhuxhumaku says:

        E di ti kë ke baba mo, Edin apo Kristaqin?

  5. john says:

    Nuk na duhen hetimet ne Kroaci, na duhen hetimet e gjygjtareve e politikaneve ne Shqiperi o legene te Klanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje