O Zot, për ku po nxitojnë?

5 Gusht 2016, 09:21Blog TEMA

Nga Ilir Hoxholli

“Nuk lidhet burri”, më tha një miku im, kur hipa pasagjer në makinën e tij. Një shprehje e njerëzve të “forte”, të cilët sfidojnë policinë.

Nuk e kam vënë rripin e sigurimit as nga frika e policisë, as nga frika e vdekjes, por si një detyrim përgjegjësie jetësore para familjes dhe Zotit.

Për ku po nxitojmë?

Nuk shquhemi si shoqëri punëtore dhe që për ne koha vlen aq shumë. Aq më tepër që aksidentet na ndodhin gjatë pushimeve të verës, të mos flasim për moshën e re të aksidentuarve.

Si prind zemra më coptohet për ato nëna e baballarë që ju kanë rritur me mundime e ju kanë si gjënë e vetme në këtë botë. Të paktën për hir të tyre mos vdisni.

Një nënë është harruar, dy fëmijë mbetën jetimë, ajo që mbeti ishte prova se deri ku shkon dashuria e nënës për fëmijën.

Prindërit tuaj do të dëshironin, të ishin ata në vendin tuaj në momentin e përplasjes, vetëm në atë moment, për t’jua lënë ju pjesët e tjera të argëtimit dhe qejfeve, ndaj mos i vrisni prindërit duke i lënë gjallë në këtë botë.

Unë nuk kam shumë në dorë, vetëm se t’ju dedikoj një status në fb, një lutje për ju e për lotët e prindërve tuaj.

Por, “burri lidhet” me rrip sigurimi, burri i jep makinës ngadalë, se është amanet i Zotit dhe prindërve në këtë tokë.

Nxitimi juaj për në botën tjetër nuk justifikohet me zotësinë tuaj si shofer, as me lavdërimet e shoqërisë për shpejtësinë.

Unë e di që masat shtrënguese respektohen, vetëm kur i kemi policët përballë, por mos harroni shikimin e Zotit dhe dashurinë e prindërve.

Mos harroni se do të pyeteni. Përse nxitoje o rob i im?

Dhe të pergjigjesh se vdiqa për të shkuar 5 minuta më shpejt në plazh, për të bërë një garë, duke vrarë pasagjerët e tu, duke shtypur këmbësorë, do të thotë që nuk i ke dashur prindërit dhe as nuk ke kuptuar përse ke ardhur në këtë botë.

Zot fali se janë të rinj.

6 komente në “O Zot, për ku po nxitojnë?”

  1. dak ulqini says:

    Koment me vend.
    Por kujt tja tregosh akoma nje shoqerie qe te fortin e ben me makina, me shpejtesi, dhe kush arrin i pari.
    Po te shohim ndervite aksidentet me shume ndodhin tani me rruget e mira se sa me pare. Pra sic thot populli me mire vone se kurre. Nese do te ishim me pak arrogante dhe me tolerante dhe te civilizuar ndoshta do te evitonim tragjedi te tilla.

  2. Toni says:

    Shkrim shume I goditur. Une them se gjithkush ka ne mendje ” nuk me gjen gje mua “. Eshte mentalitet tipik mesdhetar !!

  3. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    per ne PARAJSE me 17 virgjeresha……………….lerini sunitet te ”shkojne” te qete,lidhur apo pa lidhur pak rendesi ka,ritmet jane te kenaqshme,kjo fare ka lindur per tu zhdukur ca me thika,ca me kalaznikove,disa me birra,te tjere burgjeve…………allah uakbar!

  4. vjola says:

    shkrim me vend , Dhe ti komentues kafshe qe kenaqesh me te vdekurit sic urofsh e pesofsh,

  5. Survivor says:

    Hipa ne nje furgon, shoferi rreth 20 vjec, ngiste makinen si i cmendur dhe njekohesisht i rregullonte zilen e tel. Nje pasagjeri plak, parakalonte ne kthese, fliste vazhdimisht, shyqyr qe nuk ishte dhe i pire.
    I fola, ma mori per ters.
    Nga nje i mbijetuar i transportit publik.

  6. Survivor says:

    Hipa ne nje furgon, shoferi rreth 20 vjec, ngiste makinen si i cmendur dhe njekohesisht i rregullonte zilen e tel. Nje pasagjeri plak, parakalonte ne kthese, fliste vazhdimisht, shyqyr qe nuk ishte dhe i pire. Kishte te drejte, ishte ne gare per te marre sa me shume pasagjere.
    I fola, ma mori per ters.
    Nga nje i mbijetuar i transportit publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje