Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinoveshme (AREA) e konsideron skandaloze prishjen e kontratës me KESH sh.a. dhe zëvendësimin e saj nga një kontratë e re për shitjen e energjisë së prodhuar nga HEC –et e vegjël, të hartuar në mënyrë të njëanshme nga Enti rregullator i Energjise mbas nje VKM të marrë nga Qeveria shqiptare.
Kjo VKM i detyron investitorët vendas e të huaj në fushën e energjisë së rinovueshme që të prishin kontratat e lidhura me KESH sh.a duke rrezikuar të drejtat e fituara nga kontrata e tyre koncesionare, mbi të cilën kanë kryer edhe investimet prej miliona eurosh.
Por ajo që është më skandaloze në këtë kontratë, është fakti se Qeveria u kërkon investitorëve shqiptarë e të huaj të nënshkruajnë një kontratë në të cilën përcaktohet se ata janë dakord me një ligj, i cili është në proces draftimi dhe deri me tani askush nuk ka pasqyruar interesat e grupit të tyre të interesit në këtë draft – ligj.
“Qeveria e Shqipërisë do të ofrojë skemat mbështetëse, në përputhje me aquis përkatëse të Komunitetit Energjisë, në formën e kontratave për direfencë (CFDs) për prodhuesit e pavarur të energjisë elektrike dhe furnizuesit e energjisë së rinovueshme, për të zëvendësuar marrëveshjen e tyre aktuale për blerje të energjisë, duke i lejuara ata të bëhen Palë Përgjegjëse Balancuese (PPB), sipas modelit të tregut. Çdo ndryshim në skemën mbështetëse do të paracaktohet në ligjin për burimet e rinovueshme”.
Kjo është ajo çfarë thuhet në kontratën e njëanshme të Qeverisë, për t’i bërë invesitorët që të pranojnë një skemë që do të përcaktohet në ligjin për burimet e rinovueshme, i cili nuk është miratuar ende.
Kjo kontratë e paprecedent është refuzuar nga AREA që përfaqëson investorët shqiptare dhe të huaj në prodhimin e energjisë së rinovueshme.
AREA e konsideron këtë kontratë një shkelje të të drejtave të investitorëve të fituara më parë në kontratat koncesionare dhe të mbështetura në ligjet shqiptare të miratuara.
Qeveria, me anë të një VKM (Vendim i Këshillit të Ministrave) ka udhëruar ERE (Entin Rregullator të Energjisë) për ta miratuar këtë kontratë ku blerësi i energjisë së prodhuar nuk do të jetë më KESH sh.a, por OSHEE.
Kjo kontratë e miratuar nga ERE në mënyrë të njëanshme dhe që është hartuar pa asnjë konsensus nga ana e investitorëve, rrezikon pozitën fillestare të kryerjes së investimeve.
Investitorët kanë hyrë në garën koncesionare për të garantuar prodhimin e energjisë dhe dorëzimin e saj shtetit shqiptar, por jo për ta tregtuar atë. Investitorët, sipas kontratave ekzistuese, kanë rolin e prodhuesit të energjisë, për ta hedhur atë në sistemin e shpërndarjes, me blerje të garantuar nga KESH sh.a për të plotësuar nevojat e popullsisë me energji elektrike. Kontrata e miratuar nga ERE në mënyrë të njënashme ua heq atyre këto të drejta dhe u jep rolin e tregtarëve të energjisë.
Kjo kontratë e re me OSHEE i bën ata jo vetëm që të pranojnë trajtimin në kushte të reja të investimeve të tyre, por edhe nënshtrimin ndaj një modeli tregu të aprovuar së fundi me një VKM, ku prodhuesit nuk trajtohen më si të tillë, por vetëm si tregtarë.
Kontrata e re hap rrugën për nënshtrimin para ligjit të ri për energjinë e rinovueshme, përmbajtja e të cilit nuk dihet se cila do të jetë.
Kontratat mund të ndryshohen vetëm me konsensus, por parimi juridik është që të drejtat që mund të humben nga rishikimi i tyre, zëvendësohen me të tjera. Kjo gjë nuk ka ndodhur në këtë rast.
AREA refuzon firmosjen e kësaj kontrate të imponuar nga ERE me VKM dhe ky fakt ka sjellë një situatë absurde në këtë sektor. Duke nisur nga ky muaj, OSHEE nuk pranon të faturojë energjinë e prodhur, duke shkelur hapur ligjin, megjithëse energjinë e prodhuar nga HEC –et e vegjël OSHEE e ka shitur tek konsumatori final.
Nën këtë presion për të pranuar disa eksperimente të Ministrisë së Energjitikës, nën maskimin e sugjerimeve të ekspertëve të huaj për të liberalizuar tregun, po del në pah qartësisht se e vetmja gjë që kerkohet nga Ministria është ikja e detyrimeve kontraktuale që ajo ka me investitorët shqiptarë e të huaj në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme.
Nga kjo lojë që po bëhet me investimet e kryera prej qindra miliona eurosh, tashmë të vëna në rrezik nga Qeveria, konsumatori final nuk përfiton asgjë, asnje ulje të çmimit te energjisë apo rritje cilësi të shërbimit.
AREA konsideron se mos respektimi i kontratave koncensionare do jetë një kosto për ekonominë shqiptare, pasi investitorët e huaj dhe shqiptarë u janë drejtuar rrugëve ligjore për zgjidhjen e situatës absurde të krijuar, që u shkel atyre të drejtat e fituara më parë me ligj.
AREA sjell në vëmendje se investimet e HEC –eve të vegjël vlerësohen në rreth 350 milionë euro.
E cfare ka ketu per skandal? Kane mare koncesion pee te shfrytezuar burime hidrike . Para se ta marin kane bere llogarite dhe kane pas interes prandaj kane investuae. Cmimin e vendos tregu! Por me cmim te fiksuar ne kuriz te konsumatorit quhet vjellje dhe korupsion
Nuk esht ne kurriz te konsumatorit cmimi. Esht shum me i ulet se ai qe paguan ti per dritat te shpia. Taksat paguhen ne vendin qe jeton ti qe te kesh ti arsim, rend, shendetsi etj, packa se kta qe duan te na vjedhin ne te cilet ne kte rast ti i mbeshtet te vjedhin dhe ty se ne skemi ci duam as arsimin as shendetsine falas. Per tu ndërtuar futen ne pune te njohur e kushërinjtë e tu mbase dhe ti vet dhe ekomomise i sjell rritje qe te knaqesh ti. Sa rri ktu vjell vrer kot kundra vetes sic e shef dil e merr dhe ti ndonje iniciative se ne te tjeret sna i ka dhen leket as sala as edi
Nuk esht ne kurriz te konsumatorit cmimi. Esht shum me i ulet se ai qe paguan ti per dritat te shpia. Taksat paguhen ne vendin qe jeton ti qe te kesh ti arsim, rend, shendetsi etj, packa se kta qe duan te na vjedhin ne te cilet ne kte rast ti i mbeshtet te vjedhin dhe ty se ne skemi ci duam as arsimin as shendetsine falas. Per tu ndërtuar futen ne pune te njohur e kushërinjtë e tu mbase dhe ti vet dhe ekomomise i sjell rritje qe te knaqesh ti. Sa rri ktu vjell vrer kot kundra vetes sic e shef dil e merr dhe ti ndonje iniciative se ne te tjeret sna i ka dhen leket as sala as edi
Lapanjoze. U zhdepen ne koncesione nga Berisha dhe duan te rrjepin shtetin e te mbushin xhepat sa me te sigurte. Mos na quani tregtare energjie thone po ca dreqin jeni ju qe prodhoni dhe shisni energji?? Keto pallavrat tuaja si ha me njeri se nuk e keni per here te pare.