Rikualifikimi urban por zhvillohet edhe në Njësinë Administrative Nr,. 2 në Tiranë. Bashkia e kryeqytetit po kryen transformimin e plotë të zonës përgjatë rrugës “Fadil Rada”. Nga investimi do të përfitojnë 8 mijë banorët e kësaj zone.
Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj që vizitoi nga afër punimet, tha se do të ketë ndryshim rrënjëzon për të gjithë zonën.
Veliaj: Ky hyn në një nga ato investime i cili bëhet pa tender, pa prokurime, pa shpenzuar për investime, vetëm me forcat e Bashkisë, pra me atë fuqi punëtore që Bashkia gjithsesi e ka të punësuar. Më vjen mirë sepse kemi treguar se ku ka vullnet, me pak duk gjërat e mira mund të bëhen dhe në këtë bashki ka vullnet.
Ai shtoi se ndërhyrja në këtë lagje nuk ka të bëj vetëm me përmirësimin e infrastrukturës, por edhe me lirimin e hapësirave publike dhe krijimin e ambienteve shlodhëse për banorët.
Gjithashtu, Veliaj bëri të ditur se edhe në këtë zonë falë këtij investimi përfitimi i qytetarëve do jetë i shumëfishtë, kjo pasi nga njëra anë do ti gëzohen përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve dhe nga ana tjetër do kenë një pronë me një vlerë më të madhe.
Veliaj: Lajmi i mirë sot nga Banka e Shqipërisë është se vlera e pronës në tre muajt e parë të këtij viti në Tiranë ishte rritur me 11%; në tre muajt e dytë të këtij viti me 5.2%. Do të thotë që vetëm në 6 muaj, vlera e pronës është rritur në Tiranë me 16%.
Çfarë do të thotë kjo? Nëse ne vazhdojmë të bëjmë investime, vazhdojmë të vëmë asfalt, ndriçim, bëjmë parqe për të moshuarit, kënde lojërash për fëmijët dhe gjithë infrastruktura moderne, rezultati duket menjëherë tek vlera e pronës që rritet.
Pra, dikush thjesht sepse ka pasur një bashki në krye të punëve, ka sot një pronë që i vlen shumë më shumë se ç’ i vlente një vit më parë. Por që kjo të mbetet e tillë, duhet t’i ruajmë investimet”, bëri të ditur kryetari iBashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gjithashtu është parashikuar sistemimi i rrjetit të ujërave të shiut si dhe ndërhyrja për ndërtimin dhe riparimin e rrugëve dhe trotuareve.
Një nga elementët më të rëndësishëm të këtij projekti është padyshim hapja dhe krijimi i hapësirave publike, si dhe shtimi i gjelbërimit në zonë. Në funksion të kësaj janë parashikuar të krijohen dy lulishte.
ore po bejuni nje derman atyre kabllove se ta peshtirosin cdo gje qe sheh rreth e rrotull, duket sikur ka kaluar spidermeni