Ish kreu i PD-së së Dibrës Rahim Kaleci i quan shpifje dhe mohon akuzat publike se ai është bërë pjesë e një afere korruptive për të mbështetur kandidatin e majtë për bashkinë e Dibrës në zgjedhjet e 11 shtatorit.
Në një intervistë për telefonike për Ora News Rahim Kaleci thotë:
“ Dua të sqaroj të gjithë opinionin publik se hedh poshtë me neveri këto shpifje. Unë do të ndjek rrugën “institucionale për të bërë kallëzim penal dhe padi në Gjykatën e Tiranës për dëmin moral të shkaktuar”
Kaleci thotë se nuk do të angazhohet në fushatën e PD në mbështetje të Sherefedin Shehut por do ta votojë atë si qytetar i lirë.
Ish-kreu i PD-së së Dibrës u akuzua një ditë më parë nga një portal i financuar nga Shkëlzen Berisha, se ka marrë 200 mijë euro për të punuar kundër Sherefedin shehut.