Konservatori i Madh Tchaikovsky pret me entuziasëm 5 sonata premierë botërore të Aleksandër Peçi

16 Gusht 2016, 18:03Kulturë TEMA
Konservatori i Madh Tchaikovsky pret me entuziasëm 5 sonata premierë

Ky është një vit tepër i rëndësishëm për konservatorin Tchaikovsky dhe për mbarë botën muzikore Botërore. Në kuadër të festimeve të 150 vjetorit të themelimit zhvillohet nga 4 deri 29 gusht Edizioni i 10 i Festivalit Ndërkombëtar “ Te Bashkuar Miqtë”.Një mbrëmje surprizë e vetmja që ky konservator me reputacion të jashtëzakonshëm në Botë i dedikoi krijimtarisë së një autori, ishte mbrëmja koncertale e 8 gusht ku u luajtën 5 sonata të Aleksandër Peçi nga të cilat 3 sonata premierë botërore dhe 2 premierë ruse.

Konservatori Tchaikovsky është një kryeqëndër, një Metropol i Artit Botëror. Emra artistesh rusë nga më të mëdhenjtë që njeh historia e muzikës kanë dhënë experiencën e vyer ruse në të gjitha kontinentet:

Tchaikovsky, Rahmaninov,Horowitz,Haifetz në Amerikë e gjith botën, Stravinsky, Prokofjev, Skriabin, Rostropovich në Francë e gjith botën, Schostakovich një nga kompozitorët më të egzekutuar ndërkombëtarisht e të tjerë të përmasave të mëdha si Glinka,Mussorgsky, Korsakov, Borodin, Khachaturian,Schnittke,pianistët Neuhaus, Richter, Merzhanov, Guilels,Kissin,Trifonov,Lugansky, Buniatishvili ikona botërore këto të pianismit rus, Oistrakh, Kogan,Spivakov, Vengerov, Repin ikonat botërore të violines ruse, Dirizhori dhe pianisti i famshëm Ashkenazy në Australi, violonçelisti Mischa Maisky ikonë e violinçelistikës botërore, dirizhorët Kondrashin,Mravinsky,Rozhdesvensky,Gergiev, këngëtaret e përmasave botërore Chaliapin,Netrebko, balerinët e koreografët Balanchine, Nureyev në France Europë,Amerikë,pa dashur të zgjatemi për të përmendur një listë të gjatë shkrimtarësh, poetësh piktorësh sepse nuk është ky objekti i shkrimit tonë. Por dhe veçanërisht këtë vit 150 Vjetori i Konservatorit Çajkovsky përkon me 55 vjetorin e konservatorit shtetëror të Tiranës i cili ashtu si dhe TKOB u ngritën nga studentët e Çajkovsky : Paparisto, Zadaja, Daija, Stringa,Lara,Çefa,Vako, Kaçaj,Shestani, Mula, Mula, Xhemali, Çako,Tukiqi,Gaci etj.

Ishte për të katërtën herë që Peçi vizitonte Moskën për të asistuar e ndjerë nga afër emocionet e publikut rus për muzikën e tij.2003 – 2004 me 12 vepra pianistike “ 12 Cartesius cantus” me performancën në piano të Mikhail Doubov prof Piano në Konservatorin Tchaikovsky.2011 me “OISOSFONIA” egz. nga Russian Philharmonik e Dir Sergei Tararin,në të famshmin Unionin e kompozitorëve russë ku Zhdanovi ideologu i Stalinit hidhte baltë konservatorizmi në 48 dhe 53 ndaj avangardës moderne të kohës: Schostakovich, Prokofjev, Khachaturian, Kabalevsky. Dhe ja tani 8 gushti i 2016 filloi në ora 15 me kamerat e një filmi dokumentar që po xhirohet me rastin e 150 vjetorit të konservatorit Çajkovsky të cilat fokusohen nga portreti i Peçit për një intervistë e cila do të hyjë në këtë film.- U ndjeva i befasuar -tha Aleksandër Peçi – se çdua unë me këtë intervistë!!!.

Koncerti i cili zgjati nga minutazhi 3 orë pa çerek sa për dy koncerte në Shqiperi përmbante këtë program.

1.Sonata no 1 “ The Drama of birds” në 3 kohë ( premierë ruse ) autori ja ka dedikuar mikut të tij të ngushtë Xhevahir Spahiu. Një simbolikë e cila më shumë se Drama e zogjve është dramë njerëzore, dramë e njerëzve të lirë që me velat e Artit të tyre duan të zbulojnë si Kolombi hapësira të reja, ( “ Toka e Diellit” dhe e gjithë poezia e Xhevos )dhe regjimet u shkulin apo me saktë u presin krahët e fluturimit si poetëve ashtu dhe zogjve nga poezitë e tyre. “ The Drama of birds” vijon në kohën e dytë me “Kaba e Ferparajsës” ,një titull që Spahiu e ka hedhur i pari në mjedisin kulturor,dhe kohën e tretë “Skeletoidet fluturuese”: udhëtimi i njeriut prej humbëtirave të Botës mbi krahët e shqiponjës ku pas çdo krrau… krrau…boshohet torba me mish,dhe smjafton as mishi i prerë prej trupit të njeriut,për të kryer këtë udhëtim mitik. Kështu në botën e ëndëruar përfundojnë si dy skelete fluturuese.E jashtëzakonshme shumë më ngjethëse se miti i Sizifit. E zbërtheu me nje pianizëm pot drame Mikhail Doubov.

2.Sonata no 6 me 1 kohë “Chromaspectre and black hole” ( premierë botërore ).Nga njëra anë janë ngjyrat e ylberit që rëshqasin kromatikisht me një simbolikë jete, shprese, dashurie,dhe nga ana tjetër është blak hole e cila i gëlltit me koloristikën e saj të zezë. Sonata 6 ka nje gravitet “RE” “D”, që do të thotë “ Di”e cila vjen nga sanskrishtja dhe qëndron në themel të : Di, Dritë, e Diel, Dituri, Dashuri, Dije, Dijetar, Dio, Dieu. E Egzekutoi profesoresha e Konservatorit Tchaikovsky dhe Artiste e Merituar e Rusisë Nataliya Deeva.Premierë bullgare sonata 6 u luajt ne 15 gusht në një festival ndërkombëtar.

3.Sonata no 2 për violon e piano “ Mouvement contraire “ në 3 kohë (Premierë botërore ) shpreh një lëvizje të kundërt në kuptimin teknik, artistik, filozofik ndërmjet një lëvizjeje që shkon drejt progresit dhe një lëvizje që i bën frenazh dhe kërkon ta lërë në stanjacion.E Egzekutuan në violon Stanislav Malyshev solist në ansamblin e “New Music” në Tchaikovsky dhe Mikhail Doubov piano. Regjizori i njohur Juri Arabov i cili do të xhirojë një film ruso – shqiptar mbi motive te skenarit të Kadare e konsideroi “ Beautiful sonate” dhe nje muzikë plot dramë e thellësi kompozicionale.Mbas pushimit pjesa e dytë u hap me:

4.Sonata no7 “ Spectralia” (Premierë botërore ) sipas autorit ai trajton problematikën spectrale një nga rrymat më moderne në fund shek XX dhe fillim shek XXI, por spectralizmit Peçi i jep origjinalitetin e tij duke e orientuar drejt Spectro- Kabaizmit, duke i dhënë një cantus e sensibilitet karakteristik të Peçi dhe duke e inkuadruar brenda një forme origjinale të sonatës. E egzekutoi Michael Kovaleff i cili nën “ bravot elektrizuese në kor të publikut” shënoi një nga pikat më emocionale të koncertit.

5.Sonata 3 “ Skënderbeu” me 9 kohë (premierë ruse ). Kjo sonatë ka një formë kështjelle.Mbi të njëjtin gur motivik ngrihet e gjithë kështjella sonore me kohët:1. Prangatoria 2. Cavalcata 1, 3. Liriada, 4 Christiana, 5 Dasma,6. Cavalcata 2 e Besëlidhjes, 7. Beteja, 8. Adagio Mortore, 9. Monumentale. Danil Sevostianov pianist dhe kompozitor i është dashur ti largohet vapës së Moskës për 1 muaj e 2 javë (koha e nevojshme për të mbritur shkëlqyeshëm 40 minuta sa zgjat kjo sonatë ) dhe të punojë nën freskinë Siberiane.

Mbas koncertit Aleksandër Peçi-n e rethoi publiku për ti marë autografe e shprehur komplimenta.Do të mbeten të paharueshme vlerësimet e gruas se Victor Merzhanov ( 1919 – 2012 )pianisti i cili së bashku me Richter ne 46 morën te dy çmim të parë në një konkurs Ndërkombëtar dhe profesori legjendar i cili krijoi shkollën Merzhanov të pianos në konservatorin Tchaikovsky.Gruaja e Merzhanov vlerësoi kompozicionin modern tek sonatat e Peçi i cili transmetonte nje brendi e dramaturgji shumë të pasur emocionale,një gjuhë, formë e strukturë mjaft origjinale.Me një kënaqësi të veçantë miqtë interpretë të Peçi pritën dhurata botimet lluksoze e standart Europian të sonatave.Aleksandër Peçi ka në katalogun e tij 835 vepra të botuara. Era e Letërsise muzikore të botuar është kontribut i madh i tij në Kulturën Kombëtare.Eshtë kjo një arësye me shumë që botimet e tij katalogizohen në biblioteka Europiane dhe Amerikane, e veprat e tij luhen gjithandej duke i shtuar një lule më shumë peisazhit Ndëkombëtar të Muzikës.

Të shkosh në metropolin e Artit, Konservatorin Tchaikovsky pikërisht në vëndin e Sonatës, me 5 sonata premierë, kompozicione të 3 viteve të fundit dhe të çosh atje KABAIZMIN një drejtim të ri muzikor gatuar me rrënjët e KABASE dhe POLIFONISE, ishte një sprovë e fortë për Peçi, të cilën ai e kaloi me shumë sukses. Kjo është krenari për kulturën tonë, për orientimin modern e perëndimor të saj, për integrimin e origjinalitetit kulturor shqiptar në peisazhin botëror të muzikës. Të bën përshtypje sepse lexon buletinin e Ministrisë së Kulturës dhe sheh kryesisht aktivitete lokale, evente që ndodhin brënda nesh,dhe nuk gjen asnje rjesht të shkruar apo imazh te publikuar, asnje fond a faturë të harxhuar për potenciale të tilla kulturore, as për këtë event as për evente të tjera të Peçi e muzikës shqiptare në Paris, Miami, Naples, Pragë, Itali etc.. A thua të jetë një vizion integrimi dritë shkurtër i Ministrise së Kulturës për integrimin e kulturës dhe imazhin e Shqipërisë?!

Por panvarësisht nga këto qëndrime bllokuese e antivizionare që shprehin krizën e Ministrisë së Kultures e cila u reflektua dhe në TKOB,muzika shqiptare po zhvillohet, kompozicioni shqiptar po zhvillohet,po integrohet në botë fal talentit të kompozitorëve e interpretëve. Breza të rinj kompozitorësh të talentuar po dalin,dhe sot mbetemi shpresë plotë për këtë trashgimi të re e moderne që krijohet sot dhe do tu mbetet pa dyshim brezave që vijnë.

4 komente në “Konservatori i Madh Tchaikovsky pret me entuziasëm 5 sonata premierë botërore të Aleksandër Peçi”

  1. sulo Permeti says:

    Bravo per z.Aleksander! Eshte vertet per te ardhur keq,qe muzika tallava,kengetare qe kendojne me cica,reklamat te Tv.KLAN me tipin ordiner Cani,promovon prapanica,shalegjata,por jo muzike.Min.E kultures se bashku me TV,asnje fjale per sukseset madheshtore ,te Aleksander Pecit.TURP!!!

  2. Llazar says:

    Me keq nuk mund te shkruhej nje shkrim per kete sukses te madh te muzikes shqiptare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje