Ushtronte dhunë të përsëritur ndaj gruas në sy të fëmijëve, prangoset 28-vjeçari

17 Gusht 2016, 10:12Kronika TEMA

Policia  e Matit kanë bërë të mundur arrestimin e Valmir Barmetës, 28 vjeç banues në Burrel pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij A.B.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 28-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, në prezencë të dy fëmijëve të tyre.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje