"Nëse Rama reziston deri në tetor, fiton edhe në 2017-n. Në shtator do plasin tre 'bomba' për shqiptarët"

21 Gusht 2016, 11:25Politika TEMA

“Nëse kryeministri Rama, ja mbrrin të rezistojë si kryeministër deri në tetorin e këtij viti, do të thotë se shqiptarët do të hyjnë në zgjedhjet e vitit 2017, me qeverisjen e tij.

Rama do të mundet kësisoj të imponojë edhe Ligjin Zgjedhor, për të cilën do të shkëpusë nga PD e nervozuar me moslargimin e Ilir Metës, nene të favorshme për “partitë e mëdha”.

Nëse ndodh kjo, simbas logjikës shkak-pasojë, LSI do të ketë hapësira shumë të ngushta për të garuar e vetme elektoralisht në qershorin e vitit 2017.

Dhe për taktikë elektorale do të garojë në zgjedhje sëbashku me PS dhe Ramën si kryeministër të një mandati të dytë, duke i dhuruar “mikut-armik” një mandat të dytëdhe të gjithë hapësirën dhe kohën e nevojshme që Rama, të qërojë hesapet me kundërshtarët e tij në PS, duke mos i kandiduar ata për deputetë të ardhshëm.

Dhe padyshim, prishja PS-LSI do të vijë në mandatin e dytë, kur dhe sigurisht do të jetë shumë vonë, për ata që mendojnë se Rama, nuk është kryeministri i duhur i shqiptarëve”.

Kështu shkruan Artur Zheji në faqen e tij 360 gradë.

Më pas, paralajmëron se në shtator do të plasin tre bomba:

“Të gjithë janë dakort se këto ditë gushti janë të një qetësie të reme. Njerëzit janë të hutuar mbas detit, mbas udhëtimeve, mbas seksit dhe mbas ushqimit. Një kohë e përshtattshme për të përgatitur “bombat” që do të plasen në shtator.

Bomba e parë lidhet me Ligjin për mediat. Qeveria është gati për një përplasje të fuqishme me mediat, që nuk i nënshtrohen. Dhe nuk ka “faj”. Kryeministrat e Shqipërisë kanë shpenzuar në këto 25 vite qindra miliona dollarë për të nënshtruar, blerë apo joshur mediat kryesore në vend gjithë këto vite. Faktet tregojnë se pronarët e mediave në Shqipëri, janë bërë ndërtues të suksesshëm pallatesh, biznesmenë të të gjitha fushave, falë llokmave që kanë marrë ndër vite, për shërbimet e bëra.

Mirëpo interneti popullor,  kjo shpikje e 10 vjecarit të fundit, ka sjellë lulëzimin e Portaleve dhe fillimin e perëndimit të Televizioneve, funeralin e gazetave dhe kanë celur një Erë të re mediatike.

Pluraliste, shpesh të pasaktë dhe rrugace, por mbi të gjitha mjaft të Lirë dhe të Pakontrollueshme nga një pushtet i vetëm.

Kjo “anomali” e kësaj Ere të re, do të jetë edhe objekti i ri, i luftës ligjore dhe jo vetëm që kryemistri ka ndërmend të fillojë në shtator.

Me projektligjin e ri, kundër shpifjes, që në të vërtetë sjell një kufizim të guximit të mediave rrebele të portaleve.

Bomba e dytë, lidhet me situatën ekonomike, që shqiptarët do të gjejnë kur të kthehen xhepazbrazur nga pushimet. Një mungesë e theksuar e rritjes ekonomike, pakësim të parasë në qarkullim, taksa të reja si ajo e blerjeve on line, cmime të rritura dhe ulje të fuqisë blerëse të lekut.

Bomba e tretë, do të jetë fillimi i ashpër i Luftës Politike. Nga shtatori do të fillojë “beteja” e Vettingut, që do të thotë beteja për bërjen konkrete të Reformës në Drejtësi. Do te fillojë nga puna Byroja Kombëtare e hetimit dhe do të kemi shkarkimet e para në sistemin e Drejtësisë. Nëse ndërkohë Ligji për median kalon, ato cka do të thotë komisioni i Vettingut, të drejta apo të shtrembëra, do të jenë të pakontestueshme. Sepse gazetarët që do të shkruajnë për to, rrezikojnë 3 vite burg për shpifje. Dhe gjykimet do ti bëjnë gjygjtarët e rinj, që do të jenë të etur edhe ata, për të vendosur autoritetin e tyre publik, me dënime të bujshme, nga bota politike dhe nga ajo mediatike”.

36 komente në ““Nëse Rama reziston deri në tetor, fiton edhe në 2017-n. Në shtator do plasin tre ‘bomba’ për shqiptarët””

  1. Berlin says:

    Kujdes se mos plasin vetem 2 bomba dhe e treta na ngel per me vone …….pffffffffffff.

    1. Mbreti says:

      Votoheni atere prap te mirin e te mireve shpellarin Sali Serb Grek Berishen!!!

  2. agron says:

    Ngaqë po sforcohesh të shpikësh o Zheji po shkruan shumë dobët..! E ke humb fare a derëzi

    1. vlonjati says:

      zoti Zheji, ke te drejte, vertete do plasin ato bombat, por ne fakt jane kater dhe e katerta do te te plasi ty ne byth, do jete gallate e madhe, qe te te hapet vëra naaaaaa sa nje shpelle

    2. Spartaku says:

      Agron! Une mendoje se Zheji per kete rast e ka mire.Eshte e vetmja here qe ka folur mire dhe sakt pa anesi.Edi Rama do te qendroi kryeminister ne menyre te sigurt ne mandatin e adheshem.

  3. Pilo Vrapi says:

    Analize me lesh ne goje!

  4. orienti says:

    ..bomba e trete eshte e rrezikeshme ,se te tjerat edhe kane mbijetuar,por jo se nuk jane te rendesishme.

  5. astrit says:

    Shko pastro zhulin mulla Omar.

  6. Grigor says:

    Rama n’daç te iki n’daç te rrije kete e ka populli ne dore. Nje kryeminister I radhes eshte. Po te doje populli le te bjere Berishen prape po te doje. Vota eshte e lire. Me vote te lire ose Berisha ose Rama le te rrine edhe 30 vjet ne pushtet. Nuk mund te haet kush me voten e popullit.
    Por Artur Zheji? He mo se nje rronxho-bonxho eshte. Mos ja vini re.

  7. Fani says:

    Je thjesht nje trap i helmuar. Mire ben qe e nxjerr helmin qe te mos helmohesh me helmin tend. Njeri i poshter qe shkruani vetem qe te vini ne konflikt qeverine me gazetaret. Ndihmojeni Edi Ramin per reformen ne drejtesi se ne fund te fundit po ben ate qe se ben te dashurit tuaj per 25 vjet.

    1. Dani says:

      Eshte trap i helmuar dhe shume i deshperuar.
      Pandeh se te gjith shqiptaret mendojne me Koken e Zhejit.

  8. a says:

    Hajde ere kok lesh, hajde…analist pederast pompist…

  9. Eva says:

    Thjesht i neveritshem…Vetem mllef ke dhe si pseudogazetar dhe pseudoanalist ke shansin te te botohen mllefet qe ke. Shpresoj te bini ne fund te kazanit te kohes , te harroheni…

    1. shqip says:

      me nje fjale ata qe shkojne me pushime kthehen duar bosh. dhe kjo eshte bombe. ndersa luften politike ne nje sistem pluralist, ky e quan bombe, nga ato qe plas. sipas artikull shkruesit, ti vesh fre shpifjes e ta rregullosh ate me ligj, ne menyre qe puna e organit te drejtesise mos ngaterrohet me pazarin e rrogozhines, ky edhe kete e quan bombe. mire, zheji ka perceptimin e tij ne lidhje me bombat. sa te jemi ne qe lexojme te tilla banalitete, do kete edhe zhejer, edhe bushater. edhe shkullake , po edhe ballinj. bile do isha edhe dakort sikur ne te vertete ato bomba te plasnin. mjafton qe te plase edhe bomba e analisteve e gazetareve qe e kane gerryer menderisht kete popull. madje me shume se vete politika. kjo e zhejit dhe kompanise se frangajve eshte me keq se kanabisi. kjo eshte droge e vazhdueshme qe te shpelan trurin. po i ben tranazh koalicionit a thua se rama e meta e ftojne edhe zhejin per ngjala, dhe ky i merr vesh te gjitha. po çfare mund te di ky i mjere kur ata edhe sekretaret e tyre i mbajne distance kur behet fjale per marrdhenie bilaterale.

  10. timo says:

    Mezi po presim mor Artur që të zhduket një herë e mirë ky takëmi juaj i zagarëve.

  11. EDI EGZEMPLAR says:

    Rama eshte i vetmi egzemplar qe ka mundur te rezistoje sulmeve te Banditeve antishqiptare qe Kane Rjepur Shqipetaret katerciperisht Kryekrimineli enverist se bashku me familjen e tije serbe salihi UDB nuk ka me force , Ai ka shume kohe qe leh Si qen rrugash me qytetarin apo fshatarin e tij dixhital
    Ka Dhe Lulushen qe leh per te Por pa sukses deri tani
    Mund te dale ndonje Lulushe tjeter Por te njejtin fat do kete Muri Berlinit ka nisur te Shembet Dhe do ti ZEJ POSHTE Rrofte EDi RAMA per te gjithe Shqipetaret

  12. england says:

    Nuk i ka ngel asnje rubinet ku mund te rrjedhe ndonje lek,apo euro,dhe duke bere shkrime te sforcuara cdo dite larg realitetit ky Zhelja po i ben vetes reklamen me te keqe ne gjithe vitet e tij te kar-rieres si anal-ist!Qe shkruan mire ben Arturo por mundohu te ulesh me kembe ne toke se nga urrejtja qe ke per Ramen po ve te gjithe lexuesit kunder vetes,kane filluar komentuesit te urrejne ty,ilaci me i mire per ty eshte te besh dhe ti ca dite pushime sic thua dhe vete te hash,pish dhe pse jo dhe te qish nese dikush mund te afrohet me zhulin qe mbart me vete.

  13. Altin says:

    Mirdita,

    Nuk e di se perse i ofrojne hapesire te tille mediatike njerezve si Artur Zheji apo dikush tjeter?!
    Te treja “bombat” e deklaruara nga Zheji, ja nje shpikje pa asnje baze te faktuar!
    Sipas kendveshtrimit tim,
    – “bomba” e pare nuk ka mundesi te ndodhe… Kjo per arsye sepse ne shqiperi nuk ka aspak opozitarizem serioz. Partia Demokratike eshte kthyer ne nje Bande ka krye e cila nuk ka nje Alternative serioze per qeverisjen e vendin. Thjesht daljet publike te funksionareve te larte, lene jashte mase per te deshiruar!
    – ne lidhje me “bomben” e dyte: se cfare harxhojne shqiptaret dhe si i harxhojne keto leke, nuk mund te behet qeveria pergjegjese! Gjithkush duhet ti shtrije kembet sa e ka jorganin!!
    – sa per “bomben” e trete: Ligji per mediat (sic e kuptoj une), ka te beje thjesht me pengimin e punes se prokuroreve ne punen e tyre, dhe jo me mosshkrimin ndaj tyre! Ky nen ka te beje me desinformimin dhe shpifjen ndaj ketyre prokuroreve!!

    Ju pershendes!

  14. Nafija(lora) dybekut says:

    Ste kam shume qef, po kam frike se ke bere analize te mire. Pervec titullit. Rama nuk iken se ne shqiperi nuk ka kulture doreheqje.

  15. Sul Pumi says:

    Kur hipi per here te pare PD ne pushtet o Zhei i madherishem per zgjuarsi ,shoku i im i ngushte , u be drejtor spitali. Ridhte nga nje familje jo komuniste dhe jo spiunesh . Me thonte ,me vijne mjeket ne zyre dhe me thone hiqe kete edhe hiqe ate mjek nga puna , se ata jane komunistee antare te ppsh (pervec S Berishes qe u kthye per nje sekonde nga komunist ne demakrat).Hajde dhe vizitohu dhe te kesh besim ne shendetin tend tek keta mjeke medioker ,thonte drejtori .Kishte te drejte shoku i im . Ata ishin dhe jane akoma or pallosh zhei. Une dhe shoku i im e kishim kuptuar qe ne fillim te viteve 90 o Zhei , por nuk te ndihmoj dot o Zhei sot ne 2016 dot , mbas 25 viteve ..Nuk i hyn as edhe hasmit e dreqit ne pune ore Zhei , po te keshilloj lere zanatin se sje per kete pune , e me me dinjitet more djale.

  16. Heu bre says:

    Edhe ti o zheji pjese e mafies se mediave je,asgje nuk do ndryshoje ne ket vend,Turqi ka qene,turqi eshte,dhe turqi do ngeli

  17. labi 100% says:

    Shume rendesi u jep mediave “xha barka” gjoja sikur nuk dua te blihen mediat. .. u plaç mu ne bythe e ne turi plaç…

  18. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    TRE BOMBA. po: eshte e drejt.
    – 1 Berisha
    – 2 luli
    – 3 lili

    ka dhe te tjere:
    – fullani
    – kokdhima
    – dhe shum deputete…

  19. Ben Dibrani says:

    Bomba e vetme eshte ligji per gazetaret, ajo do jua mbylle halene ca tipa Zhelanesh qe jane shkaterruesit me te medhenj te nje vendi

  20. nina says:

    Ti Zheji nuk ke nete pushime???? Ke nevoje .. riftesko mendimet se mbete i njejte ter kohenn dhe shiko mos kesh ndonje Infrakt qe Kryeministri Rama do mbetet perseri ne krye te ketij vendi.. se eshte i vetmi qe po punon, me stafin e tij… te lutem ik se ke nevoj per lumin drin dhe jo detra…..nga DK.

  21. pjatalarsi says:

    I shkreti Arturo Zheji! Terheq nje petale, thote “me do”, terheq tjetren, thote “s’me do”, e keshtu deri ne fund, tek thote “s’me do”! Profecia deklarohet ne media, Rama do bjere nga froni. Pas ca ditesh, Arturoja nis serish lojen me petale, dhe arrin tek “me do”! Keshtu deklaron dhe profecine tjeter, Rama do rrije ne fron po qendroi deri ne tetor! Sido te ndodhe me Ramen, Arturoja na mbetet nje profet i madh! Hale-luja!

  22. tonia says:

    Ne gjuhen e kultivuar shqipe nuk shkruhet “dakort” e as “pershtattshme” si shkruan ti.Kur te mesosh mire shqipen mund te shkruash edhe artikuj ne gjuhen sanskrite,si eshte kjo e artikullit tend. Jeni rrace skizoidesh dhe ti e di mire kete.

  23. shqiptari says:

    Leket e popullit jane groposur nga politikanet dhe jane mbuluar nga gazetare te tipit Zhei ku dhe jane paguar si te punesuar ne pune te pista. Keta tipa gazetaresh punuan edhe me te rezikshem se ata qe kane vrare me plumb. eshe e habiteshme se s’mund te imagjinohet se si e argumentojne ne familje e sidomos para femijeve te tyre kete qendrim kaq te poshter.

  24. PO.PO says:

    Pse humbisni kohe dhe merreni me idjote,si puna e Zhejit ?! Vendi ka aq shume probleme, sa eshte vertet mekat,(ne mosme teper) , te humbet kohe , energji e vemendje me plackat e Gabit !

  25. Fredi says:

    Shqiperia dhe shqipetaret kane nevoje te transformohen sepse Saliu ua beri mendjen çorb. Sa me shpejt aq me mire eshte.

  26. vaso says:

    Sa qef keni te plasin bomba.Kujtoni se do dali pa lagur populli?Nga shtatori fillon mbledhja e lekeve per barren financiare te reformes.Te shohim sa do kenaqen epshet tuaja te frikshme.Me komentet tuaja vetem vellavrasje ka.Asgje progresive.Turp.

  27. PO.PO says:

    Z. Vaso , te vendoset shtet ligjor, te denohen kriminelet ,kushdo dofte , qe i kane shpetuar
    kesaj palo drejtesie, nuk duhet te konsiderohet vellavrasje . Ti flet keshtu,se je nje nga ato
    plehrat e zhytura ne kri8m, qepo te rreshqet toka nen kembe . Vetem shqiptar , apo dashamires i tyre
    nuk kund te jeshj .

  28. Tom says:

    Tre pordhet e Zhejit…se eshte ftohur keq…

  29. doktori says:

    Edi do qendroje…! Dhe a e dini pse??? Nuk ka as nje grimce ku mund ta kapish,ta akuzosh si anti kombetar,te pa afte apo te korruptuar…Ai eshte unik ne rrugen qe i eshte mbushur mendja te ece,nuk shperblen asnjeri,nuk ben kompromis me askend,nuk serviloset,nuk futet ne pislleqe ….! Ne se vendi eshte fukara ose me keq nga me pare nuk eshte faji i tij.Ne se nuk do ta kishte marre ky drejtimin e vendit dhe per nje ose dy vjet Shqiperia do kishte shkuar ne kolaps te pa ndreqshem!!!! Ishte zhytur ne borxhe komplet: me te huajt e me te vetet!….! Nuk do kishte leke te paguante buxhetoret,pensionistet,mesuset,policet,te varferit…..! Mund te kishte shkuar ne nje shperthim te nje lufte civile!

  30. analisti says:

    Problemi i pare i trajtuar nga zotrote,nuk eshte ndonje gje e re,po shyqyr qe ke shpetuar ti pa u blere se tani ste blen me njeri se kane rene shume cmimet, nuk ka fuqi blerese,si dhe eshte e lidhur me portalet qe thua zotrote,qe jane shume te pamvarura.Vetingu do te behet ,ligji do miratohet,per njerzit publik dhe pasurite do te verifikohen,se ti e di qe parate e pista kane bere pis shume gazetare,analiste,nacionaliste,atdhetare,publiciste e ku ta di une cfare.Meta dhe Rama,kam pershtypjen qe nuk merren me me ju,se i kane fiksuar detyrimet e tyre per kete mandat dhe tjetrin,prandaj mos u merzitni,se kjo qeverisje dhe ky koalicion do te shkoje gjate duke alternuar njeri tjetrin,se kane dhe fatin e mire qe nuk kane opozite dhe jane shume komod ne qeverisje,se nga eksperinca del qe dy mandate qeverisje jane normale tek ne,po me sa shihet keta pretendojne per tre dhe kater mandate.

  31. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Jane tre “shashka”,mos i ngateroni me bomba !
    Vetem nje gje eshte e besushme,Zhej ne shtator do behet kamikaz !
    Fatkeqsisht,”bombat” nuk do ti shperthejne !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje