Amfiteatrin Romak të Durrësit dhe Muzeun Arkeologjik e kanë vizituar 12,453 vizitorë.

22 Gusht 2016, 21:01Turizëm TEMA

Trashëgimia kulturore  e Durrësit, po zgjon interesim të madh tek vizitorët. Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë periudhës ,1 janar 31 korrik,  Amfiteatrin Romak të Durrësit, Muzeun Arkeologjik  e kanë vizituar 12,453 vizitorë.
Sipas kësaj ministrie ndër pikat tjera që shfaqin kërshërinë te vizitorët, është dhe banesa e ikonës së aktrimit shqiptar, Aleksandër Moisiut, e ndërtuar në shekullin XIX.

“Banesa e Aleksandër Moisiut në qytetin e Durrësit, ndërtuar në shekullin XIX, shfaq një interes të madh për vizitorët, pasi është banesa e vetme e tipit me çardak në qytet. Në këtë banesë ka kaluar një pjesë të jetës Aleksandër Mosiu, aktori i madh me famë ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

Ministria e Kulturës u rekomandon turistëve vendës dhe të huaj, që gjatë qëndrimit në Durrës, të mos e humbasin rastin për ta vizituar Muzeun Arkeologjik, që bashkon programin muzeal, me ate artistik dhe edukues.

Po ashtu, Termat Romake, të hapura pas 25 vjetësh, jane sot arena e artistëve ne koncerte e performanca.

1 komente në “Amfiteatrin Romak të Durrësit dhe Muzeun Arkeologjik e kanë vizituar 12,453 vizitorë.”

  1. TE BASHKUAR says:

    PERSE ROMAK DHE JO ILIR O VETVRASES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje