Jo vetëm turizëm “patriotik”, tani pushues dhe nga ish-vendet sovjetike dhe çekë, polakë, hungarezë

21 Gusht 2016, 21:26Turizëm TEMA

Tashmë në Shqipëri ka pushues nga vendet e ish-bashkimit Sovjetik, por dhe të vendeve të tjera lindore duke treguar qartë se turizmi veror në Shqipëri nuk varet më në masë të madhe nga ai që dikur quhej “patriotik”.

Ekspertë dhe drejtues të agjencive turistike në vend thonë se sezoni veror ka diversifikuar ofertën.

Kjo nënkupton se gjeografia e pushuesve që zgjedhin brigjet shqiptare gjatë sezonit të verës ka ndryshuar.

Në jug është rritur prezenca e pushuesve disaditorë nga vendet me origjinë sllave, kryesisht nga Polonia, Hungaria madje edhe Rusia.

Të dhënat e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Çekisë tregojnë se numri i turistëve ka arritur në 16,000 duke u dyfishuar në krahasim me tre vitet e mëparshme.

Maqedonasit, si dhe shqiptarët e Maqedonisë gjithashtu preferojnë destinacione si Saranda, Vlora apo Ksamili.

Shqiptarët e Kosovës të paktën në dy tre – tre vitet e fundit kanë braktisur disi Durrësin, destinacionin klasik dhe janë orientuar më shumë drejt plazheve të Lezhës apo edhe Shkodrës.

Kjo për shkak të afërsisë më të madhe gjeografike. Sipas të dhënave të policisë kufitare, deri tani kanë hyrë rreth një milion pushues nga pika kufitare e Morinës.

Megjithatë ekspertët e turizmit thonë se ka dy elementë që mund të ndikojnë te shifrat e prurjeve të turistëve nga Kosova deri në fund të gushtit, është muaji i Ramazanit, por edhe fillimi i vitit të ri shkollor.

Sipas tyre, familjarët do të nxitojnë që të mbyllin pushimet brenda gushtit, duke dhënë kështu më shumë një efekt ndaj kohëzgjatjes së sezonit turistik.

Ekspertët thonë se sfida e turizmit shqiptar nuk duhet të jenë shifrat, por zgjatja e sezonalitetit dhe shtimi i vlerës së shpenzuar, si dhe netqëndrimeve.

Sipas tyre, pushuesit nga vendet e Ish-Bashkimit Sovjetik janë shpenzues më të mëdhenj se bashkëkombësit shqiptarë dhe kjo është një plus për turizmin shqiptar i cili duhet të bëjë përpjekje për të ruajtur këtë kontingjent.

Të dhënat e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Çekisë tregojnë se numri i turistëve ka arritur në 16,000 duke u dyfishuar në krahasim me tre vitet e mëparshme.

2 komente në “Jo vetëm turizëm “patriotik”, tani pushues dhe nga ish-vendet sovjetike dhe çekë, polakë, hungarezë”

  1. Vurkari says:

    O gazetar i nderuar, Hungarezët nuk janë Sllavë.

  2. Mentari says:

    Na kan ardhur “vellezerit” e Leninit me buke me vehte dhe na kane shtuar Turizmin?ah bythlepires se qverise se deshtuar te Aleances se qelbesirave. Si nuk keni turp duke sevilosur cdo qverie?kur dihet se per 3 vjete e fundit ekponomia shqiptar po shkon ne gremine.Papunesia mbi 40% Rritja ekonomike -2% Boxhet per te paguar rrogat e Administrdes eshte rritur nga 61% ne 75%,dhe cdo muaj deficiti i Taksambledhesve eshte nga 60 deri me 80 milione dollar.Me mashtrimet e tuja qeverite shqiptare sundojne injorantet dhe shqiperia po behet mut per dit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje