Andis Harasani zbulon “Vrimën e Nuses”, ja çfarë thonë legjendat

16 Gusht 2016, 15:50Turizëm TEMA

Andis Harasani ka publikuar në rrjetet sociale mbi foto nga Skrapari dhe pikërisht një tabelë treguese mbi një vend të veçantë që quhet “Vrima e Nuses”.

“Vrima e nuses”,  ndodhet 800 m në afërsi të fshatit të Bigazit dhe që është një zgavër apo ndoshta një shpellë karstike në formën e një galerie me gjatësi 7 – 8 m dhe diametër rreth 2 m.

Me siguri në muret vertikale gëlqerore ka edhe shpella të tjera shumë më të mëdha, të cilat presin eksploratorët për t’i zbuluar dhe evidentuar vlerat e tyre të shumta.

Ka qenë pikërisht bukuria e veçantë dhe forma interesante e këtij kanioni që rreth tij të dilnin edhe legjenda, të cilat kanë udhëtuar gojë më gojë deri në ditën e sotme.

Midis tyre tregohet legjenda e nuses dhe ajo e gjurmës të shenjtit Abaz Aliu.

Legjenda e lidh shpellën e “Vrimës së Nuses”, të përmëndur më lart, me fatin e një nuseje që po martohej pa dëshirën e saj, por që ishte e detyruar të zbatonte zakonin e vjetër.

Krushqit po ktheheshin me nusen që kishin marrë në një fshat tjetër, kur arritën këtu nusja u thotë atyre se “po e çonin tek burri pa dëshirën e saj”, por krushqit nuk i dhanë përgjigje. Ndaj ajo e mendoi vet planin e ikjes.

Duke iu lutur zotit, i drejtohet shkëmbit të kanionit: “Hapu, o shkëmb që të shpëtoj nga sikleti që më ka zënë”.

Dhe shkëmbi e dëgjoi, menjëherë hapi një zgavër. Nusja u hodh nga kali dhe u fsheh në këtë vrimë.

Krushqit u kthyen në fshat pa të.

Më vonë kjo e çarë shkëmbore nisi të vizitohej nga nuse të reja që kërkonin të bëheshin me fëmijë.

Legjenda e dytë lidhet me format e çuditshme të krijuara nga grryerjet shkëmbore të ujit. Këto forma janë të ngjashme me gjurmën e një kali dhe të një shkopi.

Ato gjenden pranë fshatit Dhores, rreth 5 km larg qytetit të Çorovodës. Legjenda i cilëson ato si gjurmët e shenjtit Abaz Aliu, i cili erdhi në Tomor nga Qerbelaja, hipur mbi kalin e tij të bardhë.

Ai fluturoi dhe e la gjurmën e tij në dërrasën e Kajcës, nga ku përsëri fluturoi në malin e Tomorit. Besimtarët bektashianë për të qetësuar shpirtin, kërkojnë ndihmën e gjurmës së shenjtit”, shkruan ai.

3 komente në “Andis Harasani zbulon “Vrimën e Nuses”, ja çfarë thonë legjendat”

  1. Mos eshte vrima ku ka fshehur Andisi milionat qe i vodhi shtetit te budallenjve

  2. yp Xhixhi says:

    Ky Harasan katunari Tirones eshte nje turkoshak muti,i shpifur dhe i neveritshem!

  3. Vlonjati says:

    Po cmut do aliu arab ne tomor apo pallonte nuset e reja me injorante i coni sot nuset ne tomor tek dervishi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje