A do të bëhet Shqipëria, një Spanjë e ardhshme?

8 Gusht 2016, 08:57Turizëm TEMA
A do të bëhet Shqipëria, një Spanjë e ardhshme?

Përgjatë dekadave të mëhershme, turistët e shmangnin Shqipërinë. Sot, ky vend konsiderohet si një destionacin turistik që duhet marrë në konsideratë.

Kështu shkruan rravelnews.ch, e cila i kushton zhvillimit të turizmit në Shqipëri një artikull të gjatë.

Me titullin sugjestionues në trajtë pyetjeje: A do të bëhet Shqipëria një Spanjë e ardhshme?, portali bën paralelizime në mes të Spanjës, të njohur si destinacion i madh i turizmit detar dhe Shqipërisë, e cila është nisur për t`u bërë e tillë, transmeton albinfo.ch.

Por, ndryshe nga Spanja dhe Greqia, të cilat janë fokusuar në turizmin masiv, Shqipëria synon një turizëm elitar, të përqendruar në mbrojtjen e ambientit, shkruan portali.

Që në fillim artikulli evidenton se Shqipëria ka një bregdet të gjatë 362 kilometra dhe ofron shumë për turistët.

“E shtrirë në mes të Kosvës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë, Shqipëria ka shumë çfarë të ofrojë nga ana turistike. Ajo ka një natyrë të paprishur, 362 kilometra bregdet mahnitës e të virgjër në detin Adriatik dhe në atë Jon si dhe vise të mrekullueshme malore në brendinë e vendit, që janë të përsosura për ecje ose për sportin aventuror. Ka mbi 190 ditë me diell dhe mbretëron një temperaturë si në Saint Tropez.

Atje do të gjesh pjesë të tëra pëplot me rrënoja greke, romake ose bizantine, në mesin e të cilave edhe hapësira të mbrojtura nga Unesco-ja. Këtu hyjnë rrënojat e Butrintit dhe qytetet osmane Gjirokstra dhe Brati.

Ajo që mund të konstatohehet është se viteve të fundit ka një rritje të madhe të vizitave turistike të vendit. Në fakt, numri i turistëve brenda vetëm 7 viteve ka përjetuar një rritje prej më shumë se tre fish! Kështu, nëse në vitin 2007 sipas Bankës Botërore, Shqipërinë e kishin vizituar 1.062.000 turistë, në vitin 2014 tashmë ishin 3.341.000 tyrusite“!

Proporcionalisht edhe më e madhe është rritja e numrit të turistëve zviceranë që kanë vizituar Shqipërinë, transmetonalbinfo.ch. Në vitin 2005 numëroheshin vetëm 6150 turistë nga Zvicra që kishin vizituar Shqipërinë ndërsa në vitin 2012 ky numër qe ngritur tashmë në 42.546 veta.

Çmimet e artikujve jetësorë janë të ulëta. «Për një Chateaubriand në një restorant të Tiranës kam paguar 6 franga. Një picë Margerita ose një pjatë pasta mund ta marrësh me vetëm 2.50 franga dhe një birrë për 1.50 franga. Biletat për operë kushtojnë 3 franga e më tepër”. Ndërsa qytetin e Tiranës, autori e përshkruan si një kqyqëzim ekzotik në mes të Evropër Perëndimore dhe Rusisë së vjetër, e kripur me një fije lindje të afërme.

13 komente në “A do të bëhet Shqipëria, një Spanjë e ardhshme?”

  1. Aferdita says:

    Shqiperine e ka bekuar zoti per nga natura por njerzit po shkatrrojne

    1. loli says:

      shqiperia synon turizem elitar, hahahahahaha
      me kamarieret e vlores qe bejne pronarin, me pronaret pleq te hoteleve te dhermiut e himares, qe te futen ne dhome e te fikin dritat apo te heqin ujin e nxehte sepse i harxhon shume, apo me katunet e kosoves qe frkuentojne durresin me muzike tallava

  2. ILIR says:

    po do behet kur ti bien bolet dashit

  3. Nikiu says:

    Nuk e di kush ka qene palla ne kete mes, gazetari qe ka shkruajtur artikullin apo gazetari qe ka kopjuar artikullin… Foto e pare nuk eshte fare nga Shqiperia por ndodhet ne Ölüdeniz ne Turqi. Sa per fotot e tjera, joshini sa te doni turistet me ngjyra te saturuara deri ne kulm. Gjasat jane qe pritshmerite e tyre te jene me te larta nga cfare ofrojme ne te vertet. Sic ndodhi me Ksamilin qe kur e sheh ne foto te duket si Karraibe. Kur shkon atje te duket si Karrarumpalle.

    1. elona says:

      Fiks, Oludeniz Fethiye, po mos ua vi re, aq dine aq bejne.Me keto lloj kafshesh te pandergjegjshem e te papergjegjshem qe ka albanistani, kurre nuk e besoj qe do behet ky vend.Barcelona gjithe ajo vije bregdetare s’pashe nje plehre ne toke as ne rere, Bodrumin e kam bere zbathur nga Halikarnass Club deri te st.autobuzave rreth 2 km, s’mu nxi kemba.Gjithe qente e vaksinuar, pastrimi non-stop ne detyre, s’po permend fare Antibes-Nice-Cannes etj…Une kam 7 vjet qe asnje kokerr leku s’e harxhoj te keto mostra te pangopur, qe pasi me iken 3000 euro kot pa u knaq dhe vetem duke u acaruar e stresuar te ato MoFo e Himarejale-Dhermi e perqark, per ca?Me pa surratet e ketyre baxhellave me barkderrat qe na shesin pordhe me paret e tjereve, asnje kokerr leku nga une, ever!
      Nqs ka ndonje patriot skedinash qe do t’me caje menderen ne vazhdim : dilni nga guaska e shpenzoni mire parate (nqs jane tuat , nqs s’jane jepini QR, kaqola!

  4. dialog nordik says:

    mos shkoni n shqipni se ju ha … shqiptari!
    kjo ishte nje parrull e shkrujtme ne nje agjenci turistike ne suedi.
    ca esht shqiptari? e pyeti fmija baben e saj.
    esht nje perbindesh me dy koka,i tha baba.
    po pse me dy?
    sepse ka neps ,don te haj me shum se te tjeret.

  5. bobi says:

    Ca turizem elitare thoni o gazetare, nuk behemi dote si spanja as per 100 vjete, ne spanje mbase deti vjen pak ere po ne plazhet spanjolle ka pasterti te pa diskutushme, ne oren 7 e gjysem te mengjesit plazhet spanjolle kan mbaruare pastrimin dhe pastrusit me uniforma pelumbaresh pastrojne dhe vijen bregdetare brenda ne uje. Kryetaret e bashkive duhet te heqin militantet na puna dhe te punesojne punetore pastrimi se ne spanje me dy traktora dhmmme 10 punetore mbajne te paster nje vije bregdetare 10 km qe ka pushuese me mira shume fishe nga plazhet shqiptare. U thoni faleminderit kosovareve qe po ju vijne cdo vite dhe i mbani mire se po nuk erdhe dhe kosovaret pastaj do ta shohin turizmin elitare shqiperia.

  6. Ledio says:

    Sala na tha qe do ta bejme Shqiperine si Zvicren ne 1991, ne 2016 na thoni si Spanja, po me vone..? ?

  7. frank says:

    Shteti turk haleja e ballkanit,qe akoma nuk ka adresa shtepish,do dhe turizem Elitar,Shteti bastardh mund te sjelle vetem Eliten e muxhahedineve se eshte haleja e evropes dhe amerikes.Do paguaj turisti mijera euro qe te degjoje 5 here ne dite arabet.PIka juve dhe gazetave qe tallin loqen me ju.Elita juaj shkon deri tek speci me gjize dhe fekalet ne det.Juve vrisni turistet cdo vit doni dhe elite.

  8. K says:

    Shqipëria është atdheu i vjedhjes,i kurvave dhe i degjenerimit total. Dhe e tillë do të mbetet në përjetësi. Shyqyr që Spanjollet nuk e dinë që bëni krahasime të tilla se do të protestonin në OKB.

  9. katarakti says:

    Ndofta pas 150 vjetesh. Kur te kene vdekur keta qe jetojne sot, dhe femijet dhe niperit e tyre. Deri atehere ka mundesi qe raca jone te jete civilizuar, dhe shteti te jete bere.

  10. emigranti says:

    Asnjeher nuk do te behet si Spanjia, madje as si Maqedonia, as si Mali i zi, leje si Kroacia qe jo e jo …. kam kaluar shpesh pushimet ne Spanje dhe shume vende te tjera, brenda e jasht kontinetit, miresjellja e njerezve ndaj turisteve fillon qe ne momentin qe pritesh ne aeroport, pa u ndalur tek infrastruktura, çmimet teper te aresyeshme, sherbimi ne hotele, restorante etj. Programet e pasura per turistet, por mbi te gjitha miresjellja ndaj turistit. Ndryshe nga Shqiptaret qe mendojne se turistet kane shume para,jane te pasur (ata jane njerez me nje jete normale ne vendet e tyre shumica qytetare te thjeshte) ndaj dhe mund ti japn te drejten vetes ti vjedhin ne forma nga me te ndryshmet, apo te sillen me ta me arroganc dhe cinizem katunari (kamarjeri, hotelieri, shitesja etj) ne Spanje e vende te ngjashme, ku turizmi funksjonon si industri, turisti konsiderohet “mbret”. Kur te jet futur ky mentalitet ne Shqiperi, mantaliteti i te qenit i “perulur” ndaj atij qe vendos te shpenzoje para ne qytetin, dyqnin, restorantin, hotelin, autobuzin, taksine tende, etj etj, pra, i “perulur” ndaj “makinerise” qe prodhon para per vendin tend dhe ty, atehere ndoshta …

  11. xhino says:

    Si i tho asaj fjales : si mbas eres ,,, m..t do bjer . S’behet ky vend ore jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje