Nga Luljeta Progni
Në vargun e fshatrave përgjatë rivierës shqiptare, mes Borshit dhe Lukovës ndodhet Piqerasi, një fshat i vogël, mbi kodrat me ullinj që zbresin deri në brigjet e Jonit, nën pllajat e zhveshura të maleve. Është një vend ku pushimet kalohen shumë bukur. Piqerasi, gjendet pothuajse në qendër të vijës bregdetare joniane, me një pozicion që të lejon të vizitosh plazhet dhe qendrat historike të Jugut vetëm për pak minuta.
Është një fshat i paqtë, me gjelbërim e ajër të pastër dhe duke qenë se ngrihet disa qindra metra mbi nivelin e detit është më i freskët. Në fshat ku nuk gjen as edhe një mbeturinë të hedhur nëpër rrugë. Mbi të gjitha është një fshat ku banorët të presin me shumë mirësi. Kishte shumë të huaj që e kishin zgjedhur për të pushuar dhe pak nga kryeqyteti. Pranë qendrës, buzë rrugës kryesore, ndodhet një tavernë. Është një biznes familjarësh të përkushtuar për të plotësuar çdo nevojë të klientëve, me shërbim fantastik, gatime tradicionale shqiptare mjaft të mira dhe çmime shumë të favorshme. Shpesh aty sheh edhe turistë të huaj. Shend e verë ata komunikonin me stafin e tavernës dhe kërkonin të provonin çdo lloj gatimi që ata kishin atë ditë në menu. Përbri tyre ishin edhe një grup turistësh shqiptarë. Nga dialekti dukeshin se vinin nga kryeqyteti. Ndryshe nga të huajt, shqiptarët dukeshin shumë mosbesues dhe gjithë sy e veshë për të kapur ndonjë detaj që nuk shkonte në tavolinë, apo rreth saj.
I zoti i tavernës, shfaqej shpesh në çdo tavolinë për të parë nëse klientëve iu nevojitej diçka. Kur u afrua te tavolina e turistëve shqiptarë u përball me një arrogancë të çuditshme. Nëse kishte diçka që dukej në çdo detaj të tavernës ishte pastërtia. Pikërisht aty nisi g’rricja e turistit kryeqytetas, kur i tha të zotit të tavernës: “ma pastro pak këtë…” pa asnjë lloj mirësjellje. Në fakt, nuk dukej se kishte ndonjë gjë për të pastruar. Nejse, e kundërta ndodhi me turistët e huaj. Sa herë shfaqej pranë tyre i zoti i tavernës, merrte me vete falenderimet e përzemërta për gatimet e shkëlqyera dhe për mikpritjen. Erdhi fund i drekës. Klienti që “urdhëroi” pastrimin e tavolinës mbante në dorë një kanaçe, e sa doli jashtë e ktheu me eks dhe e plasi kanaçen në rrugë. Fare pak metra më larg ishte një kosh plehrash. Dikush prej stafit të lokalit doli pas pak minutash, e mori kanaçen dhe e hodhi në kosh. Me siguri që këta “turistë“ mbushin me plehra edhe plazhet, pasi nuk pamë asnjëherë, që kur mbyllnin çadrat të merrnin me vete ndonjë qese me plehra. S’mund t’i akuzojmë banorët e jugut, pasi ata janë të gjithë ditën të zënë me punë dhe as që kanë mundësi të bëjnë ndonjë orë plazh.
Ata kanë ndërtuar disa lokale druri portative të mbuluara me kashtë dhe rrallë mund të gjesh ndonjë që ka derdhur beton pranë plazhit. Edhe betonizimin e kanë bërë “turistët kryeqytetas”. Sepse, “turisti kryeqytetas” nuk interesohet shumë për natyrën, detin, kodrat, ullinjtë, kalatë apo muzetë arkeologjikë.
“Turisti kryeqytetas” kërkon shërbime luksi, pishina, karkaleca,shkuma party etj. Banorët e jugut që punojnë gjatë verës: kamarierë, kuzhinierë e kushdo tjetër që është pjesë e stafeve të hoteleve e restoranteve, nuk kanë asnjë garanci për të siguruar të ardhura nëntë muajt e tjerë të vitit, pasi largohet “turisti kryeqytetas”. Gjatë 9 muajve, kur Jugu boshatiset nuk ka asnjë aktivitet, asnjë punë, madje as shkolla, ku fëmijët të mësojnë të shkruajnë e të lexojnë.
Pse gjithë ajo arrogancë, e në fund të fundit pse shprehet gjithë ai mllef kudo në rrjete sociale, madje edhe media, ndaj kësaj zone të Shqipërisë? Nëse hedhim vështrimin përtej rivierës shqiptare, në Greqi, shoqëria, shteti dhe mediat, janë në bashkëpunim të vazhdueshëm për të përcjellë një imazh sa më pozitiv, me qëllim që të thithin sa më shumë pushues në mënyrë që të ardhurat të kthehen në investime të mëtejshme. E kundërta ndodh në Shqipëri. Çdo fillim sezoni, nis historia e sharjeve, e fyrjeve për jugorët që nuk munden të ofrojnë atë çfarë kërkojnë “tiranasit” për pushime. Është e vërtetë se disa kushte minimale janë të panegociueshme, por për ato nuk e kanë fajin aspak banorët e zonave ku ne shkojmë e pushojmë. Nuk është aspak faji i tyre, pse nuk ka ujë, pse mungon energjia elektrike e pse mungon infrastruktura rrugore. Është faji i qeverisë. Asnjë politikë për zhvillimin e turizmit në Jug apo në pjesë të tjera të Shqipërisë nuk është zbatuar në këto 25 vjet. Asnjë projekt trajnimi për stafet që ofrojnë shërbime në këtë perlë të Shqipërisë, me përjashtim të një faze të re betonizimi ose ribetonizimi, siç kemi dëshirë t’i vendosim nga një “ri” përpara çdo fjale për ta shitur si “trendy”.
Nëse nuk keni mundësi të ofroni asgjë në ndihmë të zhvillimit të turizmit në Jug, nëse nuk ke edukatën për t’i marrë me vete mbetjet nga plazhi, t’i hedhësh në kosh, të paktën hesht e mos vill vrer çdo vit, sa herë kthehesh nga pushimet në bregdetin e jugut.
Në jug bëhen pushime shumë të mira. Mjafton ta lësh arrogancën në kryeqytet, kur shkon me pushime.
Shume e sakte , nuk i heq asnje presje shkrimit .
Ti mir e ke mi zoje por e mendo tine se Tirona osht si dikur qi mblidhte eliten e tan Shqipnis,…JO JO e ke GABIM …se tash ne Tiron kan ardhun lloj lloj soji e sorollopi e Tironsit e vertet, e kom fjalen per eliten qe dikur jetonte ne Kryeqytet ka marre arratine neper bote.
Tash katunaret prej Skrapari e Dibre,prej Tropoje e Kuksi jon bo tironsa se kan 5 pare ne xhep ene ecin me makina.
Jo nuk bohesh tirons aq kollaj.
Emrin tiron nuk e meriton pse ke ardh dhe banon ne Tiron,veç kultura te ben Kryeqytetas,dhe te till jon me pakic.
Tipik “qironc” ti shoku barkder i zi ne ngjyre me pordhet qe te bejne rikoshet ne paturet qe si heq kurre.Per cilen kulture flet ti shoku katundar ate te turkut qe ju themeloi si qytet apo te monizmit ku ishit shqiptaret me te neveritshem te asaj epoke?Nuk ke faj qe ske informacion per kulturen shqiptare qironco sjeni shquar per inteligjenta kurre.Sdo beje keq te dilje nje xhiro ne berat,shkoder,durres,korçe, e spo i shkruaj te tera se mbase kupton dicka per kulturen.
rrapo respekte per kulturen e qyteteve qe permende, por nese eshte keshtu, rrini ne qytetet tuaja dhe mos hajdeni ne Tira(o)ne…. keshtu qe shkrimi here tjeter te mos i drejtohet kryeqytetasve, por qytetareve te qyteteve me kulture
po zonja e kishte me “Tiranasit” jo me “tironcit” se juve ju kemi me kimet,….
INJORANTE… nuk e kishte njeri me Tiransit, durrsaket, fieraket apo dibranet, duket se nga leximi ti ditke vetem germat #ozotnashpeto
po pse me kete gjuhe more zoteri….katunaret e trashe banojne ne Tirane dhe rrethina.
Zonja progni, nqs keni ndonjë problem me kryeqytetasit ju lutem mos e bëni personale në shkrimin tuaj. Kryeqytetasit janë njerëzit me te kulturuar në Shqipëri. E kam fjalën për ato qe ishin para viteve 90′. Dukeni që jeni provinciale injorante. Gazetare qe vjell, jo shkruan!
Vendin ne Durres e keni e mos ikni nga Vlora e poshte se po na bezdisni ca si shume.
U a bente mire Enveri, u vinte nje tren e ne mes te kallemave te Durresit jua bente plazhin ?
Eshte skandaloze te blesh ne Himare nje shishe birre 7 mije leke te vjetra.
Ja ke fut kot mateo,ne Himare çmimet ishin fantastike dhe birra 33 cl kushtonte 1500 leke te vjetra ndersa 50 cl 2500 leke,flas per ne lokalet buze detit .Ushqimi ishte fantastik biles kete vit edhe çmimi peshkut qe shisnin tek porti ishin ulur.Shetitorja ishte gjithmone e paster ,njerezit me te dashur se vitet e tjera.Une kalova 10 dite ne korrik dhe u kenaqa.Shkrimi eshte i sakte por duke perfshire te gjithe shqiptaret se ne pergjithesi keshtu sillemi te gjithe.Tirana eshte pothuajse 1 / 3 e Shqiperise dhe kur flitet per “tiransit”perfshihet pothuajse e gjithe Shqiperia. Ndryshimin duhet ta kerkojme ne radhe tek vetja pastaj tek te tjeret.Eshte kollaj te shash e te ofendosh per gjera qe i ben vet per dite.
Ore me gjithe mend mburrni ata te Para 90. Që per nje pashaportizim ne tirane nuk linin byth pa lepir, serviloseshin, spiunllëqe e karllëqe. Nuk e ben vendi njeriun, krijon njeriu vende. Ne Shqiperi kujtojn se po linde ne fshate, katund, mal apo fush nuk je i barabart me tiranen. Mentalitet shqiptare, debil-llëk funksional. Hajt te fala dhe falenderoj zotin që me largoi që andej.
Ore me gjithe mend mburrni ata te Para 90. Që per nje pashaportizim ne tirane nuk linin byth pa lepir, serviloseshin, spiunllëqe e karllëqe. Nuk e ben vendi njeriun, krijon njeriu vende. Ne Shqiperi kujtojn se po linde ne fshate, katund, mal apo fush nuk je i barabart me tiranen. Mentalitet shqiptare, debil-llëk funksional. Hajt te fala dhe falenderoj zotin që me largoi që andej. .
e morrem vesh …………. e mire bere qe ke ikur
Turistet e huj e dine cfare presin, se e dine cfare jemi.
Turistet vendas qe s’dine cfare jemi, s’dine as cfare kerkojne. Gazetarja qe se di pse shkruan, se dii as cfare shkruan.
I them tironcit: I pari rektor i universitetit te tiranes UT , ka qene nga Skrapari.
Doemos, sepse ishte i lidhur me luften. Te shkolluarit ne perendim nuk mund te ishin rektore sepse nuk kishin luftuar.
E sigurte qe nga bregu qe e njoh mire,nuk Jane te gjithe si banoret e mrekullueshem te Piqerasit, Por pa i pergjithesuar ne Tirane si ne te gjithe Shqiperine, ka “zengjine te rinj” ka gjithashtu dhe njeres te sakte.Ruhu nga zengjini i ri thoshte gjyshja ime…
ore ju tironcit qenkeni vertet injorant….pse duhet te hidheni… jua ka mesuar zusha se per cfare eshte kjo shenja ” ” ?????
ZKy lloj bastardii vetem kryeqytetas nuk esht ! Ky hibrid qe e quan veten Tiranas e sillet si kafsh nuk ka asgje te perbashket me Tiranen qe lam kur morem rruget e mergimit ! Nuk i njifke tironsit or gazetar cfar njerez te mrekullushem jan ! Nuk ka tiranas ma, por ka lloj lloj bastardesh,arogant,pa pik mirsjellje,qe te ngulin thiken po tu besh verejtje ne autobuz per fjalorin qe perdorine qe as shqipen nuk ju kupton qe zbriten nga tjeter “Planet”dhe i thon vetes TIRANAS ! Me qelloi dikur ne nje taksi te udhetoja me dy “tiranas” (keshtu mu prezantuan) e passi i pyeta ku banonin fillova ti pyes per persona te njohur te asaj lagje e kur pash se nuk kishin iden e te kaluares se saj (si dyqane,furra buke, ushqimore , fabrika, uzina etj) i pyeta nga keni dhe kur keni ardhur ne Tiran ,e mora vesh qe kan ardhur 10- 20 vjcarin e fundit por ska ven tju them se nga cfar vendi ! E pra kta e quajn veten Tiranas e nuk di si ta quajm ne veten qe ne ate Tiran lindem ,u ritem e sot jemi gati 70 vjecar!! Sot kta tiranas shum pak kan mbetur dhe jan brezi i art e i rall e do koh shum koh i dashur gazetar, te ken nderin te quhen kryeqytetas kta lloj kafshes si ky qe pershkrove me lart !
Kush thote TIRONSIT,TIRANASIT,apo TIRONCIT,jane me KULTURE,duket qe eshte nje BALLKANAS KATUNDAR!!!
Tirana eshte nje KRYEQYTET I FORMUAR,ne 50-70 vjet nga AJKA e qyteteve te SHQIPERISE.
Te ishte per Tiransit me brekushe e Ijes,sot do ishin duke ngrene GJIZE,SPECA me gisht dhe ndonje gote Raki,ose e then ndryshe KUPLARA.
Tironsit….te falenderojne LUSHNJEN 24/24 Ne dite qe i ktheu nga KRYEKATNARE,ne Qytet.
Dhe pse ne 2016 Injoranca ne mes te shumices Tiranasve Autoktone,injoranca,fodulleku,pabesia,eshte me se i dukshem,kjo eshte E VERTETA!!!
Tani le te dale ndonje TIRAN-AS,e te na kundershtoje qe breket e Ijes nuk ishin si ne Turqi me 10 mt2 lecke,po me 6mt2 lecke
ngaqe ishin me te perparume,e kishin zgjidh teknollogjine e brekusheve kohe me pare se Turqit .
Eshte e vertete qe 5-6 dekadat e fundit banoret e Tiranes kane nivel kulturore qe nuk krahasohet me shqiptaret e tjere per shkaqe te ndryshme dhe per shkakun kryesor se ishte kryeqyteti, me gjithe pasojat qe ka kjo ne lidhje me elitat drejtuese,universitetet,shkollat,ministrite,artet,sportet etj.
Por tironsat e vjeter duhet te dine se andej qe po vijne tiranasit e rinj,po andej kane ardhur dhe tironsit e vjeter,ka mundesi te kene te njejtin stergjysh dhe qe gjyshi i tiranasit i beri pleqerine ne fshat kur vllai i tij iku per tu bere tirons!
Gjithashtu duhet te dine se po te mos vinin gjithe keta emigrantet e brendshem nuk do perfitonin kaq shume para tironsit e vjeter,se shtepite dhe tokat e tyre duke mos patur kerkese nuk do kishin vlerat marramendese qe kane sot.
Tema,komentin ju lutem!
Po zonje ju keni te drejte per sjelljen e pahijshme te disa personave se akoma se kane kuptuar pronen private ose kultura apo nga zhgenjimi Po kjo seshte asgje Po te krahasosh cmimet kripura ta shet sapunin per djadhe dhe me kryesorja nuk japim kupon tatimi duke bere miliona vetem me shezllonet .