Jo vetëm turizëm “patriotik” , Shqipëria dyfishon turistët e huaj

20 Gusht 2016, 11:10Turizëm TEMA

Turizmi veror në Shqipëri nuk varet më në masë të madhe nga ai që dikur quhej “patriotik”.

Ekspertë dhe drejtues të agjencive turistike në vend thonë se sezoni veror ka diversifikuar ofertën.

Kjo nënkupton se gjeografia e pushuesve që zgjedhin brigjet shqiptare gjatë sezonit të verës ka ndryshuar.

Në jug është rritur prezenca e pushuesve disaditorë nga vendet me origjinë sllave, kryesisht nga Polonia, Hungaria madje edhe Rusia.

Të dhënat e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Çekisë tregojnë se numri i turistëve ka arritur në 16,000 duke u dyfishuar në krahasim me tre vitet e mëparshme, raporton Monitor.

Maqedonasit, si dhe shqiptarët e Maqedonisë gjithashtu preferojnë destinacione si Saranda, Vlora apo Ksamili. Shqiptarët e Kosovës të paktën në dy tre – tre vitet e fundit kanë braktisur disi Durrësin, destinacionin klasik dhe janë orientuar më shumë drejt plazheve të Lezhës apo edhe Shkodrës. Kjo për shkak të afërsisë më të madhe gjeografike.

Sipas të dhënave të policisë kufitare, deri tani kanë hyrë rreth një milion pushues nga pika kufitare e Morinës.

Megjithatë ekspertët e turizmit thonë se ka dy elementë që mund të ndikojnë te shifrat e prurjeve të turistëve nga Kosova deri në fund të gushtit, është muaji i Ramazanit, por edhe fillimi i vitit të ri shkollor 2016-2017 në datë 1 shtator.

Sipas tyre, familjarët do të nxitojnë që të mbyllin pushimet brenda gushtit, duke dhënë kështu më shumë një efekt ndaj kohëzgjatjes së sezonit turistik.

Ekspertët thonë se sfida e turizmit shqiptar nuk duhet të jenë shifrat, por zgjatja e sezonalitetit dhe shtimi i vlerës së shpenzuar, si dhe netqëndrimeve.

Sipas tyre, pushuesit nga vendet e Ish-bashkimit Sovjetik janë shpenzues më të mëdhenj se bashkëkombësit shqiptarë dhe kjo është një plus për turizmin shqiptar i cili duhet të bëjë përpjekje për të ruajtur këtë kontingjent.

3 komente në “Jo vetëm turizëm “patriotik” , Shqipëria dyfishon turistët e huaj”

  1. Albogentivlora says:

    Eshte per tu pergezuar fakti qe ne Shqiperi po rritet vit pas viti numri i vizitoreve, por ne te njejten kohe eshte per te ardhur keq kur shikon se si abuzohet me cmimet dhe sidomos kur klienti eshte i huaj. Restorantet akoma sherbejne me fatura te shkruara me laps dhe cmimet i vejne si pas klienteles. Ne nje restarant ne Vlore ne menu ishte 1kg aragoste 120 mij leke. As ketu ne Britani nuk e paguan ate cmim sikur ta hash edhe ne restorantin me te shtrenjte ne Londer. As ne Florida te Amerikes. Cmimet jane shume absurde. Nese duam qe te na vijne turista dhe qe numri te vazhdoj te shtohet dhe njekohesisht te zgjatet edhe sezoni veror, atehere qeveria duhet te marri masa duke ndaluar njehere e mire keto abuzime me cmimet. Kush abuzon duhet te ndeshkohet rende. Cmimet duhet te kene nje lloj tavani dhe jo te vendoset sipas qejfit.

  2. Gimi says:

    Duhet te thithim sa me shum turist te huaj kosovaret skan qa na duhen sepse ne vend te birres pijn qaj ne 35 grad temperatur kurse per peshkun ose fruta deti nuk ja u dijn as emrin.

    1. I.Hoti says:

      Shko mor gomargrek! Turizmi nuk eshte vetem birre! a ……… Turp per ju; Behet fjale per 2-3 milion shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje