“Nuk është as Hong Kongu e as Monte Carlo, por është Orikumi”

21 Gusht 2016, 23:48Turizëm TEMA
“Nuk është as Hong Kongu e as Monte Carlo, por është

Milioneri dhe politikani Pacolli ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.

Ai ka shkruar në Facebook se ndodhet me jahtin e tij në Orikum. Kreu i AKR-së ka lavdëruar madje autoritetet shqiptare për “perfeksion”.

“Nuk është as Hong Kongu e as Monte Carlo, por është Orikumi në Shqipëri. Të dashur miq. Këtë verë jam duke i kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.

Çdo gjë është perfekt nga autoritetet portuale si në Shëngjin, Durrës, Vlorë, Sarandë e Orikum. Është kënaqësi të lëvizësh lirshëm kudo.

Ambienti i mahnitshëm në ishullin e Sazanit. Shpresoj që autoritetet shqiptare kësaj radhe do ta ruajnë këtë ishull që padyshim është edhe margaritari i Adriatikut dhe Jonit.

Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur që kësaj radhe po kalojmë pushimet në Shqipëri”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

8 komente në ““Nuk është as Hong Kongu e as Monte Carlo, por është Orikumi””

  1. Trex says:

    Montekarlo shquhet per kazinote dhe jeten e luksit, ca lidhje ka me orikumin?! Vetem nje Loqe mund te krahasoje dy vende qe skane asnje pike takimi mes tyre! Flet per perfeksion te autoriteteve portuale? Po per rusin e shkrete qe iu hap kafka me helike skafi a ke degjuar o palle! Shkon ne orikum dhe flet per perfeksion ne shengjin!!! Jo po shko ne velipoje e flit per butrintin? Te rrofshin leket rrot K…. kur ben dhe ti sikur po thuj nej gjo te squt!

  2. alphade says:

    Zoti Pacolli, Kam nje propozim per Ju si biznesmen i sukseshem :
    Ndertoni nje KAZINO nga me modernet ne Europe ne Ishullin e
    Sazanit dhe jam i bindur se do t’ja shihni hajrin ! Klientele do te
    keni gjithe Mesdheun dhe me gjere ! Mbushnja mendjen qeverise
    shqiptare per kete ! Sazani vetem me Jahte ,,pa perdorur asnje
    mjet tjeter .. . ,!!
    A merrni persiper kete propozim. .??? FLM ..!!

  3. David says:

    Qenke grek dhe ste pelqeka komenti i Pacollit. Rusin mund ta kene vrare edhe agjentet speciale ruse dhe duan tja hedhin Shqiperise. Monte Karlon e kam vizituar dhe Pacolli po perpiqet te thote qe bregdeti i Shqiperise eshte fantastk, po aq i bukur sa edhe ai i Monte Karlos. Ketu nuk hyjne kazinote. Po eshte e vertete qe Monte Karlo ka luks te gjthckaje. Shqiperia ka luks ne detin e saj te bukur. Sherbimet portuale eshte e qarte qe per Pacollin jane perfekte. Lerini komentet degraduese dhe pranoni qe Shqiperia eshte e bukur. Njerezit do te duhet kohe te behen te bukur si ne Monte Karlo.

    1. Trex says:

      ja dallkauku, me beri direkt grek pse permenda rusin! A ke degjuar per laberine or trap, andej jam, shife njehere ne harte, greqi te duket??? Te ishin te gjithe shqiptar sa une, ky vend do ishte me kohe parajse, e jo te prisnim sic thua ti! 25 vjet kemi qe presim, ca te presim? Kur te vdesim? ti cfare je? Alien qe jeton 200 vjet qe paske kohe me prit? Emos ngaterro bregdetin me detin! Deti i bukur eshte se te tille e ka bere natyra, aq me teper i bukur eshte po ta shohesh 200m larg nga jahti! Zbrit ne breg thuaj pacollit e shife sa i bukur eshte! Eja ne golem ti bashke me pacollin e shife sa i bukur eshte, eja se ti tregoj une me gisht plehrat qe pasi bejne plazh, i groposin plehrat nen rere! Ne infrastrukturen e bregut shihet luksi e jo ne det sic thua ti! Ku e pa perfeksionin portual pacolli? Pse i dhane leje me ankoru jahtin? Ketu shihet perfeksioni? Po sherret bashki-polici qe ia hedhin fajin njera tjetres se kush duhet ta kontrolloje detin qe mos vdesin njerez prej skafeve, per perfeksion flasin! E leri idiotesite me konspiracione kgbsh e udbsh e cia-ish se sben gje tjeter vec tregon injorance!

  4. jani says:

    E sa lek te familjes Jelcin ke pasttruar ti mor mik. Vk kjo bote keshtu eshte.

  5. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    e kujt i plasi.

    SHQIPRIA KA NEVOJ PER INVESTIME E JO PER PASANIKE.
    HUDHNI NAJ LEK E HAPNI VENE PUNE OR FAQEZI. “PO DESHET ME U QUAJT SHQIPTAR TE VERTETE”.

  6. anti coprapekuqi says:

    Rilindja corapekuqe promovon nje pasanik fytyrvrare ,Ja ky eshte socialisti bashke me socialistet e rilindjes .populli vuan ky promovon nje ORK .

  7. cine says:

    po flamurin grek qe shihet ne bord mos valle pacolli do e ngjiste ne sazan,as fotot sdini ti kamofloni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje