Nga Teuta Shamku
Zbritja e nivelit të pataksueshëm për blerjet on line, nuk ka frenuar qytetarët të marrin mallra nga jashtë nëpërmjet porosisë në internet. Tema Tv, ka ndjekur nga afër procesin e tërheqjes së një objekti postar, në degën e Postës Shqiptare, 5.1. Qytetarët shprehen se do të vazhdojnë të kryejnë blerje, pavarësisht ndryshimit të kufirit të pataksueshëm nga 150 euro në 22 euro për porositë që bëhen online dhe 45 euro objekte të dërguara nga jashtë. Por ka dhe prej tyre që do të minimizojnë blerjet pasi taksimi i penalizon.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në koordinim me Postën Shqiptare kanë nisur thjeshtimin e procedurave të zhdoganimit. Kryetarja e degës së Postës 5.1 Romalda Vaka, tregon për Tema Tv, se si do të jetë ky proces i thjeshtuar, si do të bëhet zhdoganimi dhe më pas tërheqja objektit postar.
Ndërkohë që deri më tash zhdoganimi i këtyre mallrave të blera nëpërmjet internetit bëhet vetëm pranë një degëe të postës, nga një agjent doganor, por kjo procedurë ka krijuar vonesa tek qytetarët. Me thjeshtimin e procedurave, Posta Shqiptare do t’u mundësojë qytetarëve plotësimin e deklaratës doganore elektronikisht dhe arkëtimin e detyrimit doganor. Qytetarët mund ta kryejnë procedurën e zhdoganimit, pagesën dhe tërheqjen e objekteve postare pranë zyrave postare në qytetet ku ata banojnë.
Ndiqni kronikën video për më shumë.
TemA TV
undefined
undefined
undefined