De Biasi grumbullon të vetmin lojtar të përjashtuar nga “Euro 2016” që nuk u largua nga Kombëtarja

23 Gusht 2016, 00:25Sport TEMA

De Biazi ka grumbulluar në kombëtare për miqësoren kundër Marokut dhe ndeshjen kundër Maqedonisë Berat Gjimshitin.

Burime për newsport.al bëjnë me dije që qendërmbrojtësi shtatlartë është ftuar nga tekniku italian për sfidat e radhës.

Gjimshiti ishte përjashtuar nga lista e 23 futbollistëve që morën pjesë në Europianin “Francë 2016”.

Por cilësitë e tij janë të dukshme, ndaj dhe trajneri italian ka vendosur që ta ketë në dispozicion për ndeshjet e radhës.

Megjithatë duhet thënë që Gjimshiti nuk ka lidhje me Kosovën dhe një largim i tij nuk pritej, pasi është me origjinë nga Lugina e Preshevës.

Por grumbullimi i tij në kombëtare përsëri është një lajm i mirë, pasi specialistët e konsiderojnë Gjimshitin si shtyllën e mbrojtjes kuqezi në të ardhmen.

 

6 komente në “De Biasi grumbullon të vetmin lojtar të përjashtuar nga “Euro 2016” që nuk u largua nga Kombëtarja”

  1. Thanasi qe ta plasi says:

    O trapa po Gjimshiti nuk eshte i Kosoves. Eshte nga Presheva

  2. GR says:

    Konstatim aspak me vend ky i juaji….Cdo me thene Eshte nga presheva dhe ska asnje lidhje me Kosoven.
    Po Presheva e kujt eshte mo, apo do thoni qe eshte e Serbise….
    Gjithe ky debati i ketyre diteve mbi ikjen e lojtareve drejt kombetares se Shtetit te Kosoves duket si i sponsorizuar dhe i pompuar nga qarqet pro serbe ne Tiran dhe individe te tille nuk jane pak por i ke ne pika kyce te medias dhe politikes….
    Ore, eshte me mire per ne te gjithe si shqiptare qe Kosova te perfaesohet sa me mire ne evenimente boterore, pasi eshte nje nga elementet e promovimit me efikas. Eshte nje reklame qe i ben shume mire Kosoves dhe rrjedhimisht gjithe shqiptarise.
    Boll i beme qejfin qarqeve nacionaliste ne ballkan qe e shohin Shqiptarine si hale ne sy….

  3. Klimax says:

    Kur “nuk ka lidhje me Kosoven” se Gjimshiti eshte me origjine nga Lugina e Presheves, atehere me ke ka lidhje, me Shqiperine??!! Nuk e di se cfare veshtiresi mund te kete ky “zviceran” qe, ashtu sic mori pashaporten shqiptare, ne qoftese deshiron, te perfitoi edhe ate te Kosoves??!!

    1. FAKT says:

      Ti vazhdo merru me punet e Qipros ,se kur i di gjerat dhe perpiqesh ti shtremberosh vetem e vetem se keshtu ta do interesi duket sikur flet nje kinez per ceshtje shqiptare por sidoqofte ti je grek te lejohet.Cfare lidhje ka Lugina e Presheves me Shqiperine????Sigurisht qe ska ,ka lidhje me Japonine!!!!! GREK MU*I!

  4. nji kafe me pak te lutem says:

    PRESHEVA figuron nen serbi, per momentin dhe xhimshiti mund te zgjedhi vetem komtaren SHQIPTARE si vendi am.

  5. KORCARI says:

    Mjaf ja futet pordhes kot, ska Kosove por vetem DARDANI DHE AJO ESHTE SHQIPTARE, PRA TE GJITHE ATA LOJTARE QE U LARGUAN NGA KOMBETARJA SHQIPTARE BENE GABIM TE MADH, SEPSE SHPUNE UJE NE MULLIRIN E SERBISE , E CILA PROMOVON NJE KOMB TE RI ATE KOSOVAR, PRA KOMBI SHQIPTAR CUNGOHET ME SHUME ME PERFUNDIM ZHDUKJEN E TIJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje