Doganat nxjerrin blof Berishën: Automjeti i pretenduar se është parë në Dibër, që më 2014 s’është më i yni

25 Gusht 2016, 19:00Politika TEMA

Ish-kryeministri Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka dhënë urdhër për kalimin e te gjitha makinave ‘Land Rover Defender’ të sistemit doganor, për fushatën elektorale të kandidatit të PS në Dibër.

Pas akuzave të ish-kryeministri Berisha dhe fotografive të shpërndara në disa media, ku pretendohet se makina të sistemit doganor po përdoren për fushatën në Dibër, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave siguron se asnjë nga strukturat dhe mjetet e saj nuk janë përfshirë në fushatën elektorale.

“Në vijim të reagimit të mëparshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ripërsërit edhe siguron se asnjë nga strukturat dhe mjetet e saj nuk janë përfshirë në fushatën elektorale në Dibër.

Informacionet dhe fotografitë e publikuara në disa media, me pretendimin se automjetet i përkasin strukturave të doganës janë krejtësisht të pavërteta.

Kjo është lehtësisht e verifikueshme nga kushdo që ka vullnet për të thënë të vërtetën.

Automjeti i evidentuar me targë AA 398 IZ që nga qershori 2014 nuk ka qenë në pronësi të Croën Agents (i është kthyer shitësit) dhe për pasojë nuk është në pronësi as të DPD-së.

Edhe një herë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet e angazhuar për të trajtuar çdo informacion apo denoncim që vjen nga qytetarë apo media, por kurrsesi nuk mund pranojë sajesa të tilla, që kanë për qëllim të përbaltin punën e strukturave të saj”, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje