Berisha “heq” dorë dhe nga politika, i pëlqen më shumë gazetaria. Basha fillon të “marrë” frymë…

26 Gusht 2016, 23:06Politika TEMA

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha teksa njihet për afrimitetin që ka me rrjetet sociale, nga sot ka filluar të merret dhe me gazetari, teksa nuk poston denoncim ndaj qeverisë, por një lajm kronike.

Profili i tij i Facebook-ut me rreth 1 milion e 30 mijë ndjekës, çka e bën politikanin më të ndjekur shqiptar, është I mbushur me pastime nga më të ndryshme dhe sektorë të ndryshëm.

Berisha, nën moton ‘Qytetari dixhital denoncon’ njihet për publikimin e mesazheve që i shkojnë në adresë të tij, ku denoncohen raste abuzimi me pushtetin apo edhe padrejtësi që kanë të bëjnë me qytetarë të thjeshtë.

Por, ndërkohë që kur ishte kryeministër merrej me ish-kreun e opozitën Edi Rama aktualisht kreu i qeverisë se po bën “ciu ciu ciu” në rrjetet sociale dhe nuk bën opozitë,  duket se bota virtuale tashmë që është në opozitë i ka pëlqyer aq shumë sa që po përfshihet gjithnjë e më shumë në postime dhe informacion që nuk kanë të bëjnë ngushtësisht me politikën apo dhe raste abuzimi.

Një rast i tillë ndodhi mbrëmjen e sotme, ku një makinë e marrë me qira nga dy shtetas italianë mori flakë në Vlorë.

Berisha nuk ngurroi të publikonte foton e makinës dhe të informonte hollësisht për rastin, megjithëse policia sqaroi se ky rast kishte ndodhur në mënyrë aksidentale.

Megjithëse ish-kryeministri Berisha kishte dhënë thjeshtë një lajm kronike të thatë dhe të papolitizuar këtë herë.

Duket se Berisha, teksa harroi zanatin e tij të vjetër si mjek tashmë po harron dhe zanatin si politikan dhe po anon më shumë nga gazetaria.

I vetmi që përfiton në këtë rast dhe merr frymë lirisht nëse Berisha kalon drejt gazetarisë dhe lë politikën, është kreu aktual Lulzim Basha, i cili deri më tani ka qënë i detyruar të ndajë drejtimin e PD me Sali Berishën, mentorin e tij politik.

3 komente në “Berisha “heq” dorë dhe nga politika, i pëlqen më shumë gazetaria. Basha fillon të “marrë” frymë…”

  1. analisti says:

    Po,po.Ri dot qeni pa ngrene mut.

  2. Arber Iliri says:

    Po pse na provokon mor mik, a e din ate fjalen e urte se Vesi iken bashke me shpirtin.Salihu sa te kete shpirt aty e keni ne politike.

  3. Ai lene te….? Thatin dhe ka filluar te njomin……..,?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje