Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Milva Ekonomi sëbashku me kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës Z.Beqir Nuredi, pa nga afër transformimin e plazhin e Spillesë.
Nga një plazh i lënë tërësisht në mëshirë të fatit, tashmë në Spille falë investimeve të Bashkisë së Rrogozhinës, panorama që të ofrohet është krejt ndryshe. Janë zbatuar të gjithë parametrat e kërkuar nga Vendimi Këshillit të Ministrave Nr 369 për Stacionet e Plazhit, të cilat në kuadër të Reformës Administrative Territoriale i kaluan për menaxhim pushtetit vendor.
Policia Bashkiake e Rrogozhinës nëpërmjet djemve dhe vajzave të reja, efektivë të saj, më biçikleta patrullon të gjithë shëtitoren e ndërtuar rishtazi nga e para në një kohë rekord . Detyra e tyre, është siguria e pushuesve, si dhe mbledhja e informacionit për çdo shqetësim apo sugjerim që ata kanë .
Gjatë një bashkëbisedimi me Ministren Ekonomi ata thanë se që nga nisja e sezonit e deri më sot, në vijën bregdetare të Spillesë prej 4 km, nuk është shënuar asnjë incident.
Ndërkohë në të gjithë vijën bregdetare të këtij plazhi janë vendosur 8 kulla vrojtimi ku me dy turne janë punësuar 16 roje plazhi (Baywatch).
Sot tha Ministrja Ekonomi, kemi ardhur të bëjmë një vizitë në plazhin e Spillesë, për të parë angazhimin që ka ndërmarrë bashkia e Rrogozhinës për ta përmirësuar shumë situatën e pushuesve.
“Pse sot? Për të treguar se kur investimi është i rëndësishëm, kur është i qëndrueshëm, jo vetëm që i bën ballë të gjithë sezonit të plazhit, por mendon edhe për ta përmirësuar atë më tej se sa ky sezon, që po i afrohet fundit. Arsyeja tjetër se pse kemi ardhur këtu, është për të treguar se kur modelet edhe menaxhohen, edhe mbikëqyren me shumë kujdes, ato vazhdojnë te kenë të njëjtën cilësi për gjithë sezonin turistik të vendit” u shpreh Ekonomi.
Ky ishte një investim i rëndësishëm theksoi Ministrja Ekonomi për vijën bregdetare të detit Adriatik, por falë këmbënguljes së kryetarit të bashkisë, u arrit të bëhej në një kohë rekord dhe këtu të kishin mundësinë për tu punësuar njerëz nga zona. Një punësim sezonal por shumë i rëndësishëm për bizneset që ofrojnë shërbim këtu gjatë sezonit veror.
Ministrja Ekonomi theksoi se ky plazh, kjo punë e bërë duhet të shërbejë si model suksesi që duhet ndjekur nga të gjitha bashkitë.
“Unë besoj se modele të tilla do të vazhdojnë të zhvillohen në gjithë bregun e Adriatikut, por jo vetëm, dhe ne do të kemi mundësi që këtë model zhvilloi kryetari i bashkisë, z. Nuredini, ta marrim dhe ta multiplikojmë dhe për plazhe të tjera të vendit, për stacionet e tjera të plazhit, për tu bërë gati për sezonin e ardhshëm” u shpreh Ekonomi.
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës Z. Beqir Nuredi, thotë se “ky është produkti final i një bashkëpunimi të jashtëzakonshëm mes bashkisë së Rrogozhinës dhe ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Dua të falënderoj Znj. Ministre për vullnetin e plotë që ka shfaqur gjatë gjithë kësaj kohe për të realizuar këtë lloj projekti”.
Zoti Nuredi shpjegoi se “bëhet fjalë për një vijë bregdetare të menaxhuar në 4 km, ku bashkia e Rrogozhinës, në bashkëpunim me ministrinë e Ekonomisë, ka projektuar të gjithë projektin të detajuar, pra duke filluar nga roja bregdetare, palma, modeli i çadrës, modeli i shezllonit, shëtitorja, ndriçimi, te modelet se si duhet të ishin pikat e shërbimit si bare, restorante, etj”.
Me detaje Z. Nuredi i shpjegoi Ministres Ekonomi punën e bërë në kohë rekord në mënyrë që ky plazh të merrte pamjen që ka sot.
“Është investuar një vlerë mbi 2 milionë euro dhe në një periudhë shumë të shkurtër, pra në 40 ditë kohë, ne kemi filluar dhe kemi përfunduar këtë projekt. Ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm sa i takon turizmit. Janë trefishuar pushuesit në Spille, dhe bëhet fjalë për 20 mijë pushues në ditë dhe besoj se kjo është një arritje. Sigurisht që ne do të vazhdojmë punën dhe për vitin tjetër, duke përmirësuar të gjitha strukturat.” tha ai.
Për kryebashkiakun e Rrogozhinës puna në këtë vijë bregdetare nuk ndalet këtu. Kemi disa projekte interesante thotë ai, që janë ndërtimi i disa moleve në forma kanalesh ku mund të ankorohen varkat dhe skafet.
Përveç idesë së ndërtimit të moleve Z. Nuredi thotë bashkia që ai drejton është duke punuar në projektimin e një sipërfaqe të caktuar përsa i përket kampeve të rulotëve. Kjo shprehet ai, në funksion të ofrimit të mundësisë që pushuesve që tu ofrohen edhe shërbimet mbështetëse që janë depozitimi i ujërave të bardha-të zeza, i ujit të pijshëm si dhe mundësia e marrjes së energjisë.
“Pra, të keni një stacion të caktuar ku mund të vendosen dhe të marrin shërbim si kudo. Një sipërfaqe tjetër do ti dedikohet parkingjeve. Po zhvillohet dhe masterplani në të gjithë zonën dhe do të kemi mundësi që të jetë shumë herë më interesante. Unë besoj që është një produkt shumë i mirë, jo vetëm për bashkinë e Rrogozhinës, por besoj se kemi dhënë një mesazh për një model shumë interesant edhe për pjesën tjetër të vijës bregdetare” deklaroi Nuredini.
Me behet qejfi por Ministria por mbi te gjitha kryeministri duhet te kuptojne se Shqiperia duhet te jetoje me turizem dhe del si detyre rregullimi i plazhit te madh te Golemit nje hapesire 18 km.Plazhet e tjera quhen relativisht te vogla.
C’ne SPILEA… emertim Grek ne qender te Shqiperise !!!! Janullatosi e ka fajin.
Natyra esht e bukur ne Spille, porse i vje era hale edhe qenef ati vendi, kshuqe rregulloni se pari ato kanalizime se po qelbet bregdeti nga velipoja deri ne Vlore, fal patriotizmit ju vijn ato 3 Mimion Kosovar me ato tr Fyromit!!
Bravo!
Po golemi deri ne kavaje mor plehra, a mos eshte valle ne shtet tjeter qe nuk kujdeseni te vini dore??? E keni lene plazhin me te madh ne meshire te bastardeve qe e kane shnderruar ne nje hale gjigande qe prodhon vetem semundje!!
Plazhi i Spilles eshte nje nga perlat e Shqiperis . E pershendes Kryetarin e Bashkis dhe i kerkoj me shume te bej per Spillen . Kurse per Kryeministrin dua te bej nje koment ; eshte Njeri me kultur perndimore , prandaj ta mbeshtesim te na bej si Perendimi.
cjane kto trotuare ne rer,mor dalkauk otoman me qylaf me majuck ne kok akoma, dhe na i servirni si zhvillim. E keni shkatru ne menyr te pa krigjushme vendin nga ana midisore dhe urbane.
Mero ke fillu me i filtru komentet
I lumte Bushit,ja doli ne krie te punes,djale i zoti dhe me vizion,na behet qejfi per Spillene qe ka qene si nevojtore.
A e keni pare para se te futesh tek reth rotullimi i ishshkolles se avjacioni ne VLORE banoret duhet te ngrene bicikleten ne krahe dy metro qe te ecin ne trotuare, ku eshte rruga dytesore,pse ne SHQIPERI mbajne nocjonin e autostrades dhe brenda ne qytet,pse jeni kethyer te gjithe ne koktope.
p0 komentim pse e keni fshi.
pershendetje
ne plagjin e golemit (shkembi kavajes) a do te behet shetitore? si ajo qe ka fillu prel te dolce vita