4 arsye përse duhet vizituar Shqipëria

26 Gusht 2016, 09:15Turizëm TEMA
4 arsye përse duhet vizituar Shqipëria

Këtë herë, janë australianët që kanë diçka për të thënë e për të sugjeruar për Shqipërinë. “Findinglala” është një blog interesant, i një vajze australiane, e cila është në kërkim të aventurave turistike.

Në një nga udhëtimet e saj në Europë, ajo ka gjetur Shqipërinë, një vend të vogël të Ballkanit me bregdet e male, raporton Monitor.

“Ky vend ka një histori të lashtë dhe vija bregdetare është ende e paeksploruar në tërësinë e saj dhe nuk është e ndikuar nga masat turistike, sikundër ndodh me Greqinë apo Kroacinë. Një nga pyetjet që më bëhej rëndom kur thoja se dëshiroja të vizitoja Shqipërinë ishte; Përse duhet të shkosh atje? A është vend i sigurt? Por, ja përse duhet ta vizitoni tani Shqipërinë”.

Mungojnë turmat e turistëve

Nëse doni që të vizitoni një vend europian, të mbushur me histori dhe pa u ndjekur nga turma turistësh, mund të vizitoni Shqipërinë. Është një ndjesi e veçantë që të vizitosh një pasuri botërore pa u ndjekur nga shumë njerëz.

Histori interesante

Shqipëria është një nga vendet europiane që ofron shumëllojshmëri në historinë e saj, nga lashtësia te komunizmi te ditët moderne.

Është shumë e lirë

Shqipëria është ndër vendet më të lira për t’u vizituar në Europë. Ende nuk është një vend i BE-së, ndaj dhe monedha është leku. Hotelet cilësore në afërsi të qendrës së kryeqytetit llogarisin akomodim në jo më shumë se 80 euro nata, por mund të gjeni edhe më lirë. Një vakt i mirë në një restorant të këndshëm mund të konsumohet edhe për 6 dollarë.

Është i bukur

Shqipëria ka pak nga të gjitha. Plazhe me rërë e diell, male të bukura dhe çdo gjë mes tyre. Nuk ka sesi mos ta duash në çdo aspekt. Ka kështjella, kisha, ndërtesa historike, lumenj e shumë gjëra të tjera.
E në fakt blogerja australiane rendit 10 arsye se përse duhet vizituar vendi i vogël i Ballkanit.

3 komente në “4 arsye përse duhet vizituar Shqipëria”

  1. Mostrat Bandite PS+LSI+PD says:

    1. Ende nje shtet diktatorial dhe mendesi komuniste
    2. Pyje dhe plantacione frutore nuk egzistojne se jane betonuar si nga Saliu ashtu dhe EDSCOBAR rAMA
    3. Kanveri LSI ESHTE NJE VARIANT TIPIK sHQIPTAR
    4. Akoma sjane vene ne perdorim aparati pergjues per makinat sepse pritet qe Muli ta kuptoje si punon njehere.
    5. Popull me mendesi Turke edhe pse Turqia na la 500 vjet me pare
    6. Gjakmarrja nje virtyt i papare ne Evropen e sotme
    7. Deti eshte prone private dhe e ke te garantuar Cadren dhe vendin.
    8. Shqiptari shitet per nje thes grure apo 50.00 leke te vjetra.
    9.Ne parlamentin shqiptar ka me shume gangstere dhe kriminele se sa banore ka Permeti.
    10. Cmimi i biletes per fluturim ne Shqiperi me i shtrenjte se ai per ne Afganistan.
    11.Sa here qe vdes ne menyre te dhunshme nje Shqiptar ne duart e policise Greke, ai ka rene ose nga kati i dyte ose e ka fajin Janullatus
    12.Diplomacia shqiptare sponzorizohet nga Gylen i Turqise, si edhe ajo Partia e Shqiponjes se Kreshnikut.
    13. Shqiperia eshte vendi me i varfer ne Evrope dhe nuk ka nje kombetare futbolli.

  2. Fotaqi says:

    Shqipria ka dhe xhamia.Pa xhamia s’ka kuptim Shqipria

  3. Beni says:

    Keto dite po vizitoj Shqiperine me gruan dhe dy femije,jam me origjine nga jugu i Kosovs ,sot ishim ne Parkun Arkeologjik Apoloni me heret kemi vizituar Shkodren,Krujen,Valbonen Malin e Dajtiti Vloren Butrintin dhe Saranden me ka mbetur nga axhenda vetem edhe Berati ,edhe pse ka mjaft ndryshime pozitive mendoj se Shqiperia akoma eshte shume larg krijimit te nje mendesie turistike te perafert me vendet e tjera une e dua Shqiperine dhe cdohere do vij ketu por ky eshte realiteti,nje park arkeologjik kaq i bukur sic ishte ai i Apolonit por nje infrastrukture rrugore tmerresisht te veshtire per ta kaluar,pa sinjalistike rruga e paasfaltuar dhe shume e ngushte , mendoj se qeveria shqipetare duhet te bej shume me shume ne kete drejtim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje