FOTOT/ Kini mëshirë, shpëtojeni Ksamilin!

28 Gusht 2016, 14:02Sociale TEMA
FOTOT/ Kini mëshirë, shpëtojeni Ksamilin!

Nga Afrim Krasniqi

 

Prej vitesh qyteza e vogel e Ksamilit në skajin juglindor të Sarandës është berë pikë referimi për turizmin familjar. Në klasifikimin e plazheve më të mira shqiptare zona e Ksamilit renditet diku në krye për shkak të specifikave që ofron: det i pastër, plazhe të sistemuara dhe cilësore, peisazh natyror i jashtëzakonshëm, lidhje midis turizmit veror dhe atij historik, ku vend referimi mbetet Butrinti, si dhe një zonë e qetë, larg zhurmave, ende në zhvillim dhe me cmime konkurruese për pjesën e madhe të qytetarëve me të ardhura mesatare.

Njësitë private te shërbimit dallojnë shumë nga arroganca e zonave të tjera bregdetare. Ato dinë të mirëpresin turistët, sillen me respekt e kujdes për klientët, krijojnë komoditet pushimi dhe oferta të shumta ushqimi traditicional, investojnë cdo vit në rritjen e standardit dhe nuk bëjnë kritika ndaj rivalëve të tyre ngjitur. Shumica e tyre janë banorë të përhershëm aty dhe kanë arritur gjithcka pa ndihmë shtetërore, kryesisht përmes biznesit familjar në vite ose kredive nga bankat.

I ndërtuar me tiparet e tranzicionit, – midis nismave private dhe përpjekjeve për privatizim të publikes, aty bashkëjetojnë legaliteti dhe informaliteti, sidomos kur bëhet fjalë për “të fortët e Tiranës”, dhe te qyteteve të tjera, të cilët falë aksesit në pushtete e qeveri të ndryshme kanë arritur të përfitojnë nga oazi turistik i Ksamilit duke sjellë bashkë me investimet edhe modelin e arrogancës ndaj gjithckaje pozitive që Zoti e banorët kanë krijuar për vite e vite në Ksamil. Tipike e kësaj sjellje arrogante është abuzimi me kompleksin e pesë ishujve të Ksamilit, të cilët bashkë me Sazanin e braktisur, mbeten ishujt e vetëm në hartën e Shqipërisë. Ishujt e Ksamilit janë sinonim i mrekullisë natyrore, plot gjelbrim dhe bimësi, të vendosur në sinkron plotësues për ofertat turistike, një kartolinë e jashtëzakonshme për Shqipërinë që ka zënë vend sa e sa herë në gazetat e revistat më prestigjioze ndërkombëtare.

Por ndërsa oazi turistik dhe ishujt ndodhen aty, pak metra larg ujrave ndërkombëtare dhe në vitrinën e plazheve të Ksamilit, etja për fitim e biznes tranzicioni jashtë standardeve minimale ligjore e turistike coi në një fenomen gati kriminal: gërryerjen e ishujve për të krijuar zona plazhi e restorantesh. Pamja që vjen nga dy ishujt kryesor të Ksamilit flet vetë. Dëmtimi është kolosal, i ngjashëm me dëmtimin që i është bërë pjesës hyrëse të qytetit historik të Krujës, me dallimin se në Ksamil dëmtimi është me pasoja më të mëdha. Konkretisht, pjesa e dëmtuar e ishullit cdo vit vijon të pësojë gërryerje dhe për rrjedhojë, cdo vit sipërfaqja e ishullit zvoglohet, duke i humbur territor shtetit shqiptar dhe duke dëmtuar ndjeshëm edhe potencialin më të rëndësishëm turistik në jugun e Shqipërisë.

Në aksionet – shoë në emër të luftës kundër informalitetit, por pa standarde pune cilësore ishujt morën goditje tjetër: një pjesë e dy ishujve është djegur tërësisht nga zjarri i shkaktuar nga shpërthimi i lëndëve plasëse duke dëmtuar bimësinë dhe eko-sistemin e zonës. Megjithëse natyra po bën shumë më tepër sesa vetë shteti për ri-bimësimin e zonës së djegur, ishujt mbeten ende nën mëshirën e fatit. Askush nuk mbajti përgjegjësi ligjore për prerjen e shkurtimin e ishullit, ndërkohë që premtimet për ri-pyllësim dhe marrje nën administrim të vecantë nga shteti kanë rezultuar pa sukses.

Zgjidhja është një dhe e thjeshtë: Shqipëria ka detyrim kushtetues mbrojtjen e territorit dhe ishujt janë pjesë e tërritorit. Shqipëria ka ministri mjedisi dhe nëse ka detyrë prioritare për këtë ministri është pikërisht ndërhyrja emergjente për shpëtimin e ishujve të Ksamilit. Ndalimi i gërryerjes së mëtejshme të ishujve dhe përdorimi i mjeteve e praktikave efektive për ri-pyllëzimin e tyre, përbën emergjencë dhe një prej arsyeve përse duhet ende të paguajmë taksa për burokratët e kësaj ministrie. Shqipëria ka ministri turizmi dhe asnjë investim tjetër më serioz dhe emergjent nuk është sesa ai për ta konservuar potencialin turistik të Ksamilit, për të nxitur potencialet dhe infrastrukturën turistike në harmoni me natyrën, me detin, me mjedisin, me bimësinë dhe me qëndrën turistike të Butrintit. Saranda ka një bashki të re, e cila në pamundësi praktikë të shpëtojë qytetin e betonizuar bregdetar duhet të ketë prioritet thelbësor shpëtimin e potencialeve të tjera turistike, ku Ksamili mbetet pika kryesore e referimit.

Së fundi, por simbolike, – është interesant fakti se politikanët vendimmarrës në sektorët e mësipërm zakonisht i gjen në pushime në resorte turistike jashtë vendit ose në resortet e klientelës së tyre personale në bregdet, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk e gjen të kalojë ditët e pushimeve me qytetarët e thjeshtë, në zonat turistike të rrezikuara nga denigrimi klientelist politik. Mesazhi i tyre është i qartë: reklamë për klientelën dhe financuesit e oligarkisë politike. Gjurmët e këtij mentaliteti i gjen edhe në vijën bregdetare Sarandë – Ksamil. 2-3 prej furnitorëve informalë të politikës kanë ndërtuar resorte të mëdha turistike, në toka e bregdet të marrë gati falas nga shteti falë shërbimeve elektorale dhe ku klientelë e rregullt janë familjet me pushtet, shefat e shtetit dhe vendimmarrësit qëndrorë e lokalë në gjykata, prokurori, polici, bashki, tatime, e sektorë të tjerë me potencial korruptiv.

Në një vend normal vëzhgimi i fundit dhe hetimi i dosjeve korruptive do të ishte zgjidhja e këshilla më e mirë, por në Shqipëri ku piramida e korrupsionit njësohet me piramidën politike e administrative të vendimmarrjes, shpresat janë minimale, ndaj duhet operuar me pritshmëri realiste minimale. E tillë mbetet pritshmëria për ndërhyrje emergjente, të paktën për të shpëtuar ishujt e Ksamilit, për ti kthyer ato në burime referimi turistike dhe imazhi, pra, për të shpëtuar minimalishg atë që Zoti i ka dhuruar këtij vendi, natyrën, bregdetin dhe nevojat e njeriut për pushim e qetësi.

15 komente në “FOTOT/ Kini mëshirë, shpëtojeni Ksamilin!”

  1. TRAPI says:

    O ZOT I MADH NA SHPETO SALIUN PO MOS PJERDH PER KSAMILIN,,,,,KY ESHTE HALL SE E BRON EDI RAMA….SALIU KA BERE SYNET DACIN PER TE PARE AI DHEMB APO JO..PASTAJ JA PREU FARE,,,SE NUK IDHIMBTE FARE O ZOT SHPETO SALI E LIRIJE ,,

  2. Sul Pumi says:

    I ndreuar z A Krasniqi , faleminderit qe shkruan dhe jep alarme ,por ne menyren me brutale shkojne ne vesh te shurdhe ,.Ku banditet e ketyre 25 viteve jane budallenj dhe nuk mendojne qe do pergjigjen nje dite, bile nje me nje ,. para ligjit. Eshte bere deti kos nga babezia..Dua te shtoj vetem nje gje , ndoshta nga eksperienca e ligjeve perendimore . Shume ishuj ka bota , ku pjesa dermuese jane te virgjer,. E arsyeja eshte qe ta besh te banueshem nje ishull , qofte edhe per disa ore plazh ose kafene , duhet perpara investimi , Kanalizimet e ujrave te zeza per ti derdhur jo ne det , pot ti bashkohen kanalizimeve qendrore ku jane qytetet. Marja dhe lidhja e korentit nga rrjeti kryesor dhe cuarja e ujit te pishem nga rezervuaret e shtetit. Jemi dhe e kemi afer Kroacine, qe ka ne mos gaboj mbi 2600 ishuj , ku ne mos gaboj jane 3 a 4 ishuj te banushem per turizem . Ky eshte niveli i politikaneve tane te pa pergjegjeshem , me keqeardhje. Me kujtohet kur MIN e MBR zonja KODHELi, ,para ca muajve hodhi idene per te bere kazino e investime ne ishullin e zazanit. Shih cfare niveli . Keta injorante, ne qofte se nuk dine te pakten te pyesin . . Ti shpelaje mortja arkitektet shqiptare, qe kane keto dy e gjysem dekata, dhe nuk e ka ngritur nje here zerin . TURP: Tani i dashur Z Krasniqi perqindja me e madhe e rivjeres shqiptare ka marre fund. Jemi si popull dele shume te vonuar e kjo prishje e natyres me djeg ,me dhemb . Kete ka bere politika anti shqiptare, e ketyre 25 viteve , gjene me te peshtire (me fal se zgjej fjale tjeter ) Une personalisht do ja falja te gjitha cfare kane bere ,por shkaterrimin e natyres, qe zoti na i ka dhuruar ,kurre nuk do ja fal.Mos kujtojne se do drejtojne, si keta dhe pasardhesit e tyre ne shekuj. NUk eshte prona e disa rrugaceve , qe perdhunojne pronat e gjithe popullit , me leke te pista e me emra te tjere. JO ME TE MADHE : , e kane gabim driteshkurterit. Faleminderit dhe rrespekt per sensibilizimin ne popull Z KRASNIQI:

  3. Qazim Mulleti says:

    O zot cfare kerkoni , ata kane blere detin, sic e shikoni nga fotografija , e kane rrethuar, eshte privat…i takon kokelopave dhe bandave shullaze-hajdare.

  4. Nexhi nga Aurora, Ontario, Kanada says:

    Kur isha vjet ne Meksike per pushime vizitova ca pishina te mrekullueshme qe ishin per zonja te moshes time. Ma sponsorizoi nje shoku im i vjeter vajtjen atje qe me ka ndihmuar per karrieren e djalit ne Bashkine e Kanadase.
    Kujdesi i meksikaneve ishte i mbrekullueshem, jo si i Rames me keta ishujt e Ksamilit qe i ka lene ne meshire te fatit.
    Kjo tregon se Rama e ka mendjen per te vjedhur, ndaj duhet ta largojme me force nga qeverisja.

  5. €piriiiiiii says:

    Thone se do te kemi Sistem te Ri te Drejtesise, menjeher sapo te formohet, beni DENANCIMIN perkates ëer keta Abuzus te resorteve nacionale, ku hyjne, Pyjet, Vija Bregdetare, Shtratet e Lumenjve, etjetj. Keshtu marim vesh se Çlloj Sistemi Drejtesie do te Implementohet ne Shqiperi.

  6. TOSI says:

    ORE PO KU JETONI JUVE.KUSH DO TE MBROJE KE.

    KY PROJEKT KAQ I BUKUR PER KSAMILIN AQ TE BUKUR QE KUSH GJEN NJE DORE RER SIKUR KA GJETUR THESAR ESHTE PJESE E RILINDJES.

  7. Iliri says:

    This is a miracle of freedom ?

  8. Thanasi qe ta plasi says:

    Po mire kafshet qe po shkaterrojne Ksamilin po organet perkatese cfare bejne? Mjafton te rregullosh catine e shtepise tende pa leje dhe te fusin ne burg ndersa ketu qejf o qejf. O Rama o qelbesire edhe kete po e lejon. Zorr i madh ta gjesh se kush i ka bere? Ata qe po e shfrytezojne sikur ta kishin prone te tyre.

    1. Arjan Cani says:

      Habitem qe ne albanistan cdo meter toke dhe uje paskan qene prone e dikujt. Mos u habisni qe ndonje dite do dali dhe ndonje pronar te na kerkoje leke se konsumojme oksigjenin qe ndodhet ne atmosfere dikujt do tja kete lene baba dhe ate. Ptyyy flliqesira.

  9. Aso says:

    O Nexhi nga aurora! Mos na trego historina, po kthehu or burre e bejne edhe kete vend si Kanadan.

  10. Pellazgos says:

    Agios Saranda, qyteti Greke Buthrotos, qe po te shkosh atje gjen Theatro kurse per Pellumb Xhufin “Ilyret”ishin barbare d.m.th Theatrot nuk jane krijim I dores tone.
    Gure dhe buste shkruar ne gjuhen e mrekullueshme Greke, gjuhen e Perendive te Olimpit.
    E po ju ju ka denuar Zoti se nuk kini te njejten nostalgji, respekt, identitet me Ilyret, ju jini nje shprehje gjeografike,kini pushtuar nje vend me histori, kulture Helene bukuri te Zotit.

  11. Perikli Qiriazi says:

    Kini shumë të drejtë Z. Krasniqi. Jeni ndër të paktit gazetarë seriozë dhe me aftësi të veçanta profesionale, që u dhibset mjedisi dhe natyra e jonë, mbi vlerat dhe pasuritë e së cilës duhet të mbështet zhvillimi i qendrueshëm, e ardhmja e jonë.
    E theksoj këtë sepse shpesh media, por edhe politikanët i paraqisin si fitore dhe arritje të mëdha të zhvillimit të turizmit në vendin tonë shkatërrimin barbar të vlerave të jashtëzakonshme natyrore të monumenteve tanë të natyrës. Rasti më i freskët lidhet me plazhin e Gjenaralit, për të cilin zonja gazetare Bardha Nergjoni, në gazetën Tema të datës 25 gusht 2016, i thur lavde “zhvillimit” të turizmit në këtë plazh. Si edhe shumë të tjerë, edhe autoria në fjalë nuk ka as informacionin më të vogël për vlerat e këtij monumenti natyre dhe as për bazën ligjore të mbrotjes dhe menaxhimit të kategorisë së monumenteve të natyrës së zonave tona të mbrojtura. Më shumë se një reportazh, artikulli i saj është një reklamë për bizneset e turizmit në këtë plazh, duke treguar qartë se media jonë, në jo pak raste, është kthyer në promovuese dhe mbështetëse të makutërisë së bisnesit; të paaftësisë, injorancës apo korrupsionit të pushtetit vendor dhe qendror, përgjegjës kryesorë të mbrojtjes së natyrës sonë.
    E kam ngritur disa herë problemin e plazhit të Gjeneralit dhe të shumë rasteve të tjera të shkatërrimit të monumente të natyrës dhe kategorive të tjera të zonave tona të mbrojtura, por kurkush nuk ka reaguar, heshtje mbytëse nga të gjithë autorët e kësaj masakre të madhe mjedisore. Dhe masakra vazhdon të rrëmbejë vlera natyrore të pakthyeshme. Për këtë mjafton të theksoj se nga inventarizimi ynë i vitit 2006 rezultoi se ishin vetëm 597 monumente natyre, ndërsa VKM Nr. 676, datë 20.12.2002 “Për shpalljen zonë e mbrojtur të monumenteve të natyrës shqiptare” iu dha statusin e monumentit të natyrës 766 objekteve natyrore. Për katër vjet, ishin zhdukur 69 monumente natyre. Jam më se i bindur, se tani, pas dhjetë vjetëve, lista e tyre numuron shumë më pak, sepse shumë prej tyre kanë pësuar fatin e plazhit të Gjeneralit. Ç’bëhet kështu, ku po shkojmë?.
    Për gazetarët në rradhë të parë, për pushtetarët vendorë e qendrorë, por edhe për gjithë të interesuarit për këto vlera, do të desha të sqaroj se ç’përfaqësojnë monumentet e natyrës si plazhi i Gjeneralit dhe ishujt e Ksamilit dhe ku qendron masakra mjedisore ndaj tyre.
    Plazhi i Gjeneralit është, më saktë, ishte vlerë, perlë e rrallë natyrore, për të cilën iu dha edhe statusi i monumentit të natyrës. Ai ishte ekosistem i virgjër, me biodoversitet të pasur të cekinës detare, por edhe të territorit përreth; mbi të gjitha ai, me të drejtë, është quajtur “maternitet i breshkave të detit” të llojit Careta careta, të cilat, këtu hapnin në rërë gropa, ku depozitonin vezët e tyre. Kjo gjallesë detare është tepër e rrallë dhe për më tepër e rrezikuar nga zhdukja në shkallë globale. Ndaj, ajo mbrohet nga konventa botërore të firmosura edhe nga vendi ynë. Vendet që kanë plazhe të tilla e quajnë veten me fat dhe i mbrojnë me fanatizmë dhe rregulla të rrepta. Dhe këtë e bëjnë, jo vetëm se u jepet mundësia të ndihmojnë në mbrojtjen e kësaj specie të rrallë dhe të rrezikuar, por edhe sepse i kanë kthyer ata në gjeneratorë të zhvillimit të qendrueshëm të turizmit, por jo si ne, që mburemi me ndërtimet dhe numurin e pushuesve. Përkundrazi ato janë shpallur rreptësisht të mbrojtura, duke mos lejuar turizmin e banjove të diellit dhe të ujit, por duke aplikuar me shumë sukses turizmin e spektakleve biologjike, të dhuruar nga breshka e detit, kur ajo depoziton vezët e saj dhe kur breshkat e vogla, që dalin nga vezët e saj vrapojnë në drejtim të detit.
    Në botë njihen dy modelet të menaxhimit shkencor turistik të këtyre plazheve, modeli i Zakinthos në Greqi dhe i Lapeduzës në Itali. Këto modele kanë përcaktuar metodologji shkencore të menaxhimit ekologjik dhe turistik të këtyre plazheve rreptësisht të mbrojtur, në një distancë të mjaftueshme për të mos i shqetësuar breshkat janë vendosur pajisje optike të vëzhgimit të dy spektakleve biologjike të dhuruar nga breshka e detit. Prej kohësh, vrojtimi i jetës së gjallesave të rralla është bërë një ndër motivet kryesore të lëvizjes turistike botërore, aq sa tashmë flitet për turizmë të spektakleve biologjike. Kjo formë e menaxhimit të këtyre plazheve, plotësisht ligjore dhe ekologjike, ka krijuar mundësi që të ruajë vlerat natyrore dhe njëherazi të sigurojë të ardhura nga këto vlera, duke aplikuar forma të reja dhe tepër të kërkuara nga lëvizja turistike.
    Bëni krahasimin midis këtyre modeleve dhe modelit tonë të menaxhimit të plazhit të Gjeneralit, me të cilin ne duhet të skuqemi nga turpi dhe kursesi të mburemi. Sepse pasojat e këtij shfrytëzimi barbar janë të mëdha dhe të pakthyeshme: u zhdukën vlerat natyrore të perlës monument natyre Plazhi i Gjeneralit; u zhduk mundësia e aplikimit në këtë plazh të turizmit të spektakleve biologjike; u shkel konventa ndërkombëtare e biodiversitetit dhe e mbrojtjes së breshkës së detit në të cilën aderon edhe vendi ynë; u shkel ligji ynë i zonave të mbrojtura nr.8906 datë 06.06.2002 , i cili në pikën 2 të nenit 7 saktëson qartë dhe prerë se në një “monument natyror zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes”, ndërsa në pikën 5 të nenit 18, të këtij ligji thuhet se “monumentet natyrore, pronë publike, janë të patjetërsueshme”.
    Ishujt e Ksamilit, me statusin e monumentit të natyrës, por edhe plot të tjerë, deri në vitet ’90 të shekullit të kaluar, ishin “tulla të gjelbëra”, të cilat janë tërrësisht peizazhe dhe ekosisteme të virgjëra, krejtësisht të paprekura nga dora e njeriut. Këto objekte shumë të rralla në Mesdhe, Evropë, madje edhe në Botë, për vlerat e mëdha shkencore, ekologjike, por edhe turistike, çmohen dhe mbrohen me fanatizmë. Ato ne i trashëguam nga sistemi i kaluar, i cili i mbrojti, i nisur vetëm nga qëllime politike, si zona kufitare, dhe as pak për qëllime ekologjike. Më kujtohet se sa e vështirë ishte të merrnje lejë për të kaluar në qytezën e Ksamilit dhe për të vizituar Butrintin, ndërsa për të vajtur tek ishujt ishte e pamundur as për ne studiuesit dhe për praktikat mësimore me studentët.
    Tashmë në këta ishuj, siç thekson me të drejtë Z. Krasniqi, është kryer një masakër e vërtetë mjedisore, nga e cila kanë humbur të gjitha vlerat natyrore shkencore dhe ekologjike. Ndaj, dalin me të drejtë shumë pyetje: kush përgjigjet për këto masakra mjedisore në këto monumente natyre, të cilët tashmë i humbën të gjitha vlerat, për të cilat iu dha ky status?; kush mban përgjegjësi për këtë zhvillim spontan e kaotik të turizmit tonë, i cili, duke shkatërruar vlerat natyrore, veç të tjerave, do të bjerë viktimë e “suksesit” të vetë? Pse media, me mision fisnik të pamohueshëm në zhvillimin e demokracisë së vërtetë dhe të progresit të qendrueshëm ekonomik të vendit, bie pre presionit dhe barbarisë së biznesit dhe korupsionit të pushtetarëve që liçenson bisnese të tilla?
    Pamvarësisht nga qëllimet krejt të mbrapshta të sistemit të kaluar, këto “tulla të gjebëra” duheshin mbrojtur pas vitit 1990, për vlerat e mëdha shkencore dhe ekologjike, duke i kthyer ato edhe në gjeneratorë të fuqishëm të zhvillimit të qendrueshëm të turizmit. Natyrisht për këtë duhen përdorur forma, që tashmë bota e qytetëruar i njeh dhe i aplikon, si: turizmë ekologjik, vizita të kontrolluara të turistëve, ngarkesa turistike në përputhje me kapacitetet mbajtëse të ekosistemeve, aplikimi i formave të turizmit në përputhje me natyrën e “tullës së gjelbër” (shih rastin e plazhit të Gjeneralit) dhe kapacitetet mbajtëse të ekositemeve të tyre. Kjo mund të arrihet, duke e paraprirë investimin turistik me studime të thelluara pluridisiplinare, mbi bazën e të cilave të ndërtohen strategji dhe plane të zhvillimit të studiuar të turizmit.
    Nisur vetëm nga dhimbja që duhet të ndjejë çdo qytetar i vendit nga dëmtimi i vlerave natyrore dhe nga mbyllja e perspektivës së zhvillimit të qendrueshëm të turizmit tonë, do të theksonja se monumentet e natyrës dhe kategoritë e tjera të zonave tona të mbrojtura janë në pritje të mbrojtjes, ruajtjes, menaxhimit shkencor dhe shfrytëzimit të vlerave të tyre për zhvillimin e qendrueshëm të turizmit, për edukimin atdhetar e ekologjik dhe studime shkencore. Ndaj, ta përdorim me kujdes këtë dhuratë të natyrës. Nesër do të jetë tepër von.

  12. Perikli Qiriazi says:

    Kini shumë të drejtë Z. Krasniqi. Jeni ndër të paktit gazetarë seriozë dhe me aftësi të veçanta profesionale, që u dhibset mjedisi dhe natyra e jonë, mbi vlerat dhe pasuritë e së cilës duhet të mbështet zhvillimi i qendrueshëm, e ardhmja e jonë.
    E theksoj këtë sepse vazhdimisht media, por edhe politikanët i paraqisin si fitore dhe arritje të mëdha të zhvillimit të turizmit në vendin tonë shkatërrimin barbar të vlerave të jashtëzakonshme natyrore të monumenteve tanë të natyrës. Rasti më i freskët lidhet me plazhin e Gjenaralit, për të cilin zonja gazetare Bardha Nergjoni, në gazetën Tema të datës 25 gusht 2016, i thur lavde “zhvillimit” të turizmit në këtë plazh. Si edhe shumë të tjerë, edhe autoria në fjalë nuk ka as informacionin më të vogël për vlerat e këtij monumenti natyre dhe as për bazën ligjore të mbrotjes dhe menaxhimit të kategorisë së monumenteve të natyrës së zonave tona të mbrojtura. Më shumë se një reportazh, artikulli i saj është një reklamë për bizneset e turizmit në këtë plazh, duke treguar qartë se media jonë, në jo pak raste, është kthyer në promovuese dhe mbështetëse të makutërisë së bisnesit; të paaftësisë, injorancës apo korrupsionit të pushtetit vendor dhe qendror, përgjegjës kryesorë të mbrojtjes së natyrës sonë.
    E kam ngritur disa herë problemin e plazhit të Gjeneralit dhe të shumë rasteve të tjera të shkatërrimit të monumente të natyrës dhe kategorive të tjera të zonave tona të mbrojtura, por kurkush nuk ka reaguar, heshtje mbytëse nga të gjithë autorët e kësaj masakre të madhe mjedisore. Dhe masakra vazhdon të rrëmbejë vlera natyrore të pakthyeshme. Për këtë mjafton të theksoj se nga inventarizimi ynë i vitit 2006 rezultoi se ishin vetëm 597 monumente natyre, ndërsa VKM Nr. 676, datë 20.12.2002 “Për shpalljen zonë e mbrojtur të monumenteve të natyrës shqiptare” iu dha statusin e monumentit të natyrës 766 objekteve natyrore. Për katër vjet, ishin zhdukur 69 monumente natyre. Jam më se i bindur, se tani, pas dhjetë vjetëve, lista e tyre numuron shumë më pak, sepse shumë prej tyre kanë pësuar fatin e plazhit të Gjeneralit. Ç’bëhet kështu, ku po shkojmë?.
    Për gazetarët në rradhë të parë, për pushtetarët vendorë e qendrorë, por edhe për gjithë të interesuarit për këto vlera, do të desha të sqaroj se ç’përfaqësojnë monumentet e natyrës si plazhi i Gjeneralit dhe ishujt e Ksamilit dhe ku qendron masakra mjedisore ndaj tyre.
    Plazhi i Gjeneralit është, më saktë, ishte vlerë, perlë e rrallë natyrore, për të cilën iu dha edhe statusi i monumentit të natyrës. Ai ishte ekosistem i virgjër, me biodoversitet të pasur të cekinës detare, por edhe të territorit përreth; mbi të gjitha ai, me të drejtë, është quajtur “maternitet i breshkave të detit” të llojit Careta careta, të cilat, këtu hapnin në rërë gropa, ku depozitonin vezët e tyre. Kjo gjallesë detare është tepër e rrallë dhe për më tepër e rrezikuar nga zhdukja në shkallë globale. Ndaj, ajo mbrohet nga konventa botërore të firmosura edhe nga vendi ynë. Vendet që kanë plazhe të tilla e quajnë veten me fat dhe i mbrojnë me fanatizmë dhe rregulla të rrepta. Dhe këtë e bëjnë, jo vetëm se u jepet mundësia të ndihmojnë në mbrojtjen e kësaj specie të rrallë dhe të rrezikuar, por edhe sepse i kanë kthyer ata në gjeneratorë të zhvillimit të qendrueshëm të turizmit, por jo si ne, që mburemi me ndërtimet dhe numurin e pushuesve. Përkundrazi ato janë shpallur rreptësisht të mbrojtura, duke mos lejuar turizmin e banjove të diellit dhe të ujit, por duke aplikuar me shumë sukses turizmin e spektakleve biologjike, të dhuruar nga breshka e detit, kur ajo depoziton vezët e saj dhe kur breshkat e vogla, që dalin nga vezët e saj vrapojnë në drejtim të detit.
    Në botë njihen dy modelet të menaxhimit shkencor turistik të këtyre plazheve, modeli i Zakinthos në Greqi dhe i Lapeduzës në Itali. Këto modele kanë përcaktuar metodologji shkencore të menaxhimit ekologjik dhe turistik të këtyre plazheve rreptësisht të mbrojtur, në një distancë të mjaftueshme për të mos i shqetësuar breshkat janë vendosur pajisje optike të vëzhgimit të dy spektakleve biologjike të dhuruar nga breshka e detit. Prej kohësh, vrojtimi i jetës së gjallesave të rralla është bërë një ndër motivet kryesore të lëvizjes turistike botërore, aq sa tashmë flitet për turizmë të spektakleve biologjike. Kjo formë e menaxhimit të këtyre plazheve, plotësisht ligjore dhe ekologjike, ka krijuar mundësi që të ruajë vlerat natyrore dhe njëherazi të sigurojë të ardhura nga këto vlera, duke aplikuar forma të reja dhe tepër të kërkuara nga lëvizja turistike.
    Bëni krahasimin midis këtyre modeleve dhe modelit tonë të menaxhimit të plazhit të Gjeneralit, me të cilin ne duhet të skuqemi nga turpi dhe kursesi të mburemi. Sepse pasojat e këtij shfrytëzimi barbar janë të mëdha dhe të pakthyeshme: u zhdukën vlerat natyrore të perlës monument natyre Plazhi i Gjeneralit; u zhduk mundësia e aplikimit në këtë plazh të turizmit të spektakleve biologjike; u shkel konventa ndërkombëtare e biodiversitetit dhe e mbrojtjes së breshkës së detit në të cilën aderon edhe vendi ynë; u shkel ligji ynë i zonave të mbrojtura nr.8906 datë 06.06.2002 , i cili në pikën 2 të nenit 7 saktëson qartë dhe prerë se në një “monument natyror zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes”, ndërsa në pikën 5 të nenit 18, të këtij ligji thuhet se “monumentet natyrore, pronë publike, janë të patjetërsueshme”.
    Ishujt e Ksamilit, me statusin e monumentit të natyrës, por edhe plot të tjerë, deri në vitet ’90 të shekullit të kaluar, ishin “tulla të gjelbëra”, të cilat janë tërrësisht peizazhe dhe ekosisteme të virgjëra, krejtësisht të paprekura nga dora e njeriut. Këto objekte shumë të rralla në Mesdhe, Evropë, madje edhe në Botë, për vlerat e mëdha shkencore, ekologjike, por edhe turistike, çmohen dhe mbrohen me fanatizmë. Ato ne i trashëguam nga sistemi i kaluar, i cili i mbrojti, i nisur vetëm nga qëllime politike, si zona kufitare, dhe as pak për qëllime ekologjike. Më kujtohet se sa e vështirë ishte të merrnje lejë për të kaluar në qytezën e Ksamilit dhe për të vizituar Butrintin, ndërsa për të vajtur tek ishujt ishte e pamundur as për ne studiuesit dhe për praktikat mësimore me studentët.
    Tashmë në këta ishuj, siç thekson me të drejtë Z. Krasniqi, është kryer një masakër e vërtetë mjedisore, nga e cila kanë humbur të gjitha vlerat natyrore shkencore dhe ekologjike. Ndaj, dalin me të drejtë shumë pyetje: kush përgjigjet për këto masakra mjedisore në këto monumente natyre, të cilët tashmë i humbën të gjitha vlerat, për të cilat iu dha ky status?; kush mban përgjegjësi për këtë zhvillim spontan e kaotik të turizmit tonë, i cili, duke shkatërruar vlerat natyrore, veç të tjerave, do të bjerë viktimë e “suksesit” të vetë? Pse media, me mision fisnik të pamohueshëm në zhvillimin e demokracisë së vërtetë dhe të progresit të qendrueshëm ekonomik të vendit, bie pre presionit dhe barbarisë së biznesit dhe korupsionit të pushtetarëve që liçenson bisnese të tilla?

    Pamvarësisht nga qëllimet krejt të mbrapshta të sistemit të kaluar, këto “tulla të gjebëra” duheshin mbrojtur pas vitit 1990, për vlerat e mëdha shkencore dhe ekologjike, duke i kthyer ato edhe në gjeneratorë të fuqishëm të zhvillimit të qendrueshëm të turizmit. Natyrisht për këtë duhen përdorur forma, që tashmë bota e qytetëruar i njeh dhe i aplikon, si: turizmë ekologjik, vizita të kontrolluara të turistëve, ngarkesa turistike në përputhje me kapacitetet mbajtëse të ekosistemeve, aplikimi i formave të turizmit në përputhje me natyrën e “tullës së gjelbër” (shih rastin e plazhit të Gjeneralit) dhe kapacitetet mbajtëse të ekositemeve të tyre. Kjo mund të arrihet, duke e paraprirë investimin turistik me studime të thelluara pluridisiplinare, mbi bazën e të cilave të ndërtohen strategji dhe plane të zhvillimit të kontrolluar të turizmit.
    Nisur vetëm nga dhimbja që duhet të ndjejë çdo qytetar i vendit nga dëmtimi i vlerave natyrore dhe nga mbyllja e perspektivës së zhvillimit të qendrueshëm të turizmit tonë, do të theksonja se monumentet e natyrës dhe kategoritë e tjera të zonave tona të mbrojtura janë në pritje të mbrojtjes, ruajtjes, menaxhimit shkencor dhe shfrytëzimit të vlerave të tyre për zhvillimin e qendrueshëm të turizmit, për edukimin atdhetar e ekologjik dhe studime shkencore. Ndaj, ta përdorim me kujdes këtë dhuratë të natyrës. Nesër do të jetë tepër von.

  13. astriti says:

    Por…., nje shoku im qe kishte pushuar ne Ksamil, me tregoi se disa dhjetra turiste suedeze pasi ankoruan blene thase plastic, pastruan plehrat dhe u larguan! ?
    Pra, “kur te jeni te paster, kthehemI Tek ju”!?

  14. sapa says:

    Shikoni qytetin e Lezhes sa del nga ura e qytetit si e kane gerryer shkembin kriminelet per te ndertuar!Ku eshte shteti qe donte te bente rilindja qe vetem hajdutet e energjise ka nen kontroll ama jo te tjeret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje