Inspektori i policisë së Kolonjës, Edvin Meko, ishte vetë kultivues i kanabisit në zonën Qinam – Radovickë.
Përveç kësaj, sipas hetimit tremujor të prokurorisë dhe SHÇBA, ai bashkëpunonte me disa kultivues të tjerë.
Pakti ishte që t’i njoftonte sa herë policia kryente operacione antikanabis, në mënyrë që të mos kapeshin.
I njoftonte me SMS.
Një prej mesazheve është nisur ditën kur FNSH nga Tirana shkuan në parcelat me kanabis të Mariglen Nuredinit.
“Largohu menjëherë së bashku me ‘dhitë’ nga parcelat. Hidhi të gjitha çfarë ke aty. Mos lër asgjë të dyshimtë”, shkruan ai.
Ky lajm ishte edhe nje dite me pare kur Policia qellimisht per ti paralajmeruar fshataret shkrepi armet.Aty u duk qarte qe Policia dhe Kultivimi i droges ne Shqiperi-Albanistan eshte nje.
–
Nuk ka nevoje per keto zbulime apo lajme .Ajo dihet qe Shqiperia eshte Republike Banane dhe shteti nuk behet me njerez qe respektojne fisin, krahinen dhe miqte dhe jo ligjin qe per Shqiptarin eshte nje koncept e nocion qe humbi kur shkeli Turku qe i la njerezit ne injorance dhe i mesoi vetem dhunen si menyre jetese.