Ilir Meta “tradhton” Bashën: Nuk më duket bindës

30 Gusht 2016, 19:07Politika TEMA

Kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi se ligji i vettingut duhet të votohet patjetër sot, pasi Kuvendi është i vonuar në këtë proçes.

Lidhur me kundërshtitë e opozitës, Meta tha se nuk i duket bindës qëndrimi i saj dhe se nuk sheh asnjë arsye se pse ajo nuk mund ta votojë.

Jo vetëm Vettingu, por edhe dy ligje të tjera normalisht duhet të raportoheshin më datë 1 shtator si të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Prandaj, më vjen keq që gjithë kjo kohë që u dha në maksimum disa javë, nuk u shfrytëzua me efektivitetin e duhur. Askush nuk na siguron që kur nuk arritëm konsensus për këtë ligj për disa javë, të mund ta arrinim për disa orë. Do të ishte mrekulli ta miratonim mesnatën e 30 dhe 31 gushtit.

Për të gjithë ata të cilët përmendin konsensusin e 21 korrikut dhe apelojnë në vazhdimësi për konsensus, dua ta bëj të qartë se ka një dallim themelor midis konsensusit për Kushtetutën dhe konsensusit për ligjet dhe zbatimin e kushtetutës. Ky konsensus ka të bëjë me legjitimitetin e reformës, ka të bëjë me stabilitetin e vendit”, tha Meta.

Nuk më duket shumë bindës qëndrimi i opozitës… ka shprehur shumë pretendime për shumë riformulime, por nuk shoh asgjë esenciale dhe themelore që opozita të votojë në parim dhe pse jo dhe në parim ligjet nen për nen”, vijoi Meta.

Meta tha se ka një diferencë mes miratimin të ndryshimeve kushtetuese më 21 korrik dhe miratimit të ligjeve që pasojnë reformën në drejtësi.

Ai theksoi se mazhoranca nuk i kishte votat e nevojshme për miratimin e ndryshimeve pasi nga 94 vota të nevojshme bashkë me votat e PDIU-së arrinte në 88 vota.

Trafikimi i votave nga opozita do të shkaktonte mjaft problem” tha Meta.

9 komente në “Ilir Meta “tradhton” Bashën: Nuk më duket bindës”

  1. logjika says:

    Shprehja “trafikim i votave nga opozita do te shkaktonte mjafte probleme” , une e shikoj si uluritese per lirine dhe demokracine. Pse deputeti nuk ka te drejte te votoje si e mendon ose si e arsyeton?! Kjo menyre te shprehuri ne demokraci eshte njesoj si ajo qe ben Sali Berisha per ndarjen veri-jug, eshte meshirim i se keqes me te madhe per demokracine, eshte skllaverim i deputeteve per te mos kontribuar as ne çeshtje kaq te medha per vendin si reforma ne drejtesi. Une do te isha dakort qe kur e do interesi vendit, nuk duhet pyetur partia, por shqiptaria, qofte nga mazhoranca e qofte nga opozita. Ky veprim eshte antidemokratik, kur flasim per parlament demokratik. Dy gjera shkojne krejte kunder me demokracine qe pretendohet: papergjegjesia e deputetit kur flet ne parlament ( si mund te thuhet i papergjegjshem deputeti per ato qe thote, se po aq i papergjegjshem eshte dhe per ato qe ben, apo ishte deklarate politike, pse politika eshte nje gje e keqe (!?) po dhe droga e keqe eshte edhe krimi i keq eshte edhe hajduteria e ke eshte…) dhe votimin kunder ne grupin parlamentar e quajne trafikim! Atehere ku eshte aresyeja dhe pergjegjshmeria personale e deputetit, ku eshte liria? Gjithmone keto kur nuk leviz paraja e vertetuar e jo thashethemexheshe qe duhet denuar si krim.

  2. Bushi says:

    Tani pd-ke e mori vesh se eshte nje parti koti.Po keshtu e mori vesh edhe populli qe pd-ke eshte nje parti pa vlera dhe kundra populit.Vete populli shqipetare,eshte i interesuar qe reforma(vetingu) te miratohej dhe u miratua ashtu siç duhej.Sote e morem vesh,dhe e pam qarte se pd-ke,me grupin e mafias ne krye,eshte nje parti qe nuk do reformen ne drejtesi.Arsyet dihen nga te gjithe,se udheheqja e saj eshte e inkriminuar,dhe e kane frike.Poshte pd-ke.

  3. Qazim Mulleti says:

    Gjarperi pickon me qetesi dhe dashuri.Jo vetem kancer por gjarper tani…Me dore ne zemer se e ndjen sinqerisht ate qe thote. e besojme ne apo jo.Po bllokun se kishte me vete?

  4. Sami says:

    bravo Meta ! Ketu more pike te forta.

    1. e verteta says:

      mjeran …do kete shume si puna jote qe perkrahin hajdutin me bllok dhe lapes 700.000…te ka zene edhe ty virusi LSI apo sot u zgjove me endrra per like floririn

  5. Aureli says:

    Dridhe baba Like se u fike.

  6. Arjan says:

    Nuk eshte aq budall likja e ndjen se duhej te ishte ne anen e te forteve kurse Sala tregoj edhe njehere se eshte per “demokraci”.Me kete opozite Rama del ne pension “kryeminister”Tung.

  7. Na bashkoj kenga popullore says:

    Ilir Meta hallall qe shkatrrove PD,dhe po arrite ti rrasesh brenda ne burg si derrat edhe pse je vet derr si ata populli do ta bej hallall dhe do te bej hero

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    @ sami
    Po ti dy muaj me pare thoshe koklopa ne burg
    Bashke me meron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje