Izet Haxhia: Thirrja e Berishës për hetimin e krimeve serbe, hipokrizi. Ndihmoi Karaxhiçin dhe Milosheviçin me armë

30 Gusht 2016, 17:03Politika TEMA

Ka reaguar Izet Haxhia pas kërkesës së Berishës për hetimin e krimeve serbe në Kosovë.

Haxhia e quan hipokrit Berishën dhe i kujton kohën kur trafikonte armë.

Ja çfarë shkruan Haxhia në FB:

Na paska kerkuar ”patrioti ”i madh, dhandrri i Serbise e i biri biologjik i partizanit serb që u strehua në kullen e tij në Viçidol në vjeshten e vitit 1943 ,të denohen krimet serbe në kosove e të krijohet nje komision i posaçem në OKB per hetimin e tyre. A ka hipokrizi më te madhe se të degjosh nje deklarate të tille nga ai që ndoqi e persekutoi ,burgosi e zhduku me shikun e tij famekeq ,luftetare e patriote, pjesetare të berthamave të para të rezistences kunder pushtuesit serb të strehuar në atdheun meme, që u futi arme me ane të SHIK-ut në shtepite ku banonin, ku i spiunoi po me ane te SHIK-ut e bashkepuntoreve shqiptare në Kosove tek patronet e tij serbe. Flet per krime e genocid ndaj shqiptarve ai që u be arteria kryesore e makines vrasese të Miloshevicit, duke e furnizuar me nafte e arme. Harroi ky i pafytyre se nen petkun e trafikimit të armeve relike në Norvegji, dergoi tonelata armatim per paramilitaret e vellait të tij biologjik Radovan Karaxhiç per të vrare civilet në Bosnje. Harroi që me ane të firmes se partise se tij ”Shqiponja ”ndertoi në cdo km në veri nga nje karburant që dergonte nafte pa nderprerje per vellain e tij, vrasesin e shqiptarve Miloshevicin. Harroi kur takohej fshehurazi në Krans Montana me ministrin e jashtem serb dhe nga ana tjeter per tu dukur si ”patriot ”i madh dilte e deklaronte se duhej bombarduar Beogradi. O Tempora o Mores. Çfare hipokrizie që na degjojne veshet keto 26 vjet nga ky njeri. Dhe duke menduar se ka akoma patriote budallenj që i besojne ”patriotizmit ”të ketij bastardi, në Kosove e Shqiperi ,kur flamurin e nacionalizmit e marrin sharlatane të tipit Kreshnik Spahiu që ushqehet me parate e nje terroristi si Gülen, mendoj se dita e arritjes se aspirates tone per bashkim kombetare eshte akoma e larget.

2 komente në “Izet Haxhia: Thirrja e Berishës për hetimin e krimeve serbe, hipokrizi. Ndihmoi Karaxhiçin dhe Milosheviçin me armë”

  1. Kola says:

    Mire e ke ti o Izet, pasi keto jane fakte te denoncuara e vertetuara prej kohesh, por si i behet qe nje takem kosovaresh ve koken ne trung per kete palaco?

  2. Daku says:

    E mer Sale pinoku ku je katandis,me te degjeneru dhe Izeti.Te gjitha ça thote jon te verteta.Hallall Izet,po Erdoganin e ke me diktator dhe hipokrit se Sala,dhe boll me perrallat me Gulen se lat nom.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje